Home / Tag Archives: facebook (page 2)

Tag Archives: facebook

Pasagjerët ia bëjnë “ferr” Salvinit në Brindsi, e presin me “Bella ciao” (VIDEO)

Një pritje e papritur i është rezervuar ministrit të ri të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, në Puglia ku ai u ndal për fushatën zgjedhore për administratorët.Pasi mbërriti në Brindisi, në minibusin që të shoqëron nga avioni për te terminali i aeroportit, udhëheqësi i “Lega Nord”-it është “përshëndetur” nga disa pasagjerë që kënduan këngën “Bella ciao”.Videoja me këngën ironike në drejtim të liderit të populistëve të lega Nord u postua në Facebook nga Giuseppe Gelo.“Ne ishim në bord me disa nga miqtë e sindikatës CGIL – thotë autori – dhe të pranishmit e tjerë na u bashkuar. Sigurisht që nuk i pëlqeu. Dikush u përpoq të përgjigjet me ‘La canzone del Piave’, por heshti menjëherë”, thotë sindikalisti i tregtisë nga Brindisi.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kryemadhi: Rama me kopjativ, kostumi si bluza e Olsit te makina e Gent Xhixhës

Me Lulzim Bashën që e mbajti foltoren e Parlamentit të bllokuar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zgjodhi të fliste jashtë sallës dhe në një video live në Facebook, për të treguar se Edi Rama edhe në veshjen e tij kopjon kapot e krimit të organizuar.Ngjyra e kostumit që kishte veshur sot, fiks si bluza e vëllait të vetë në makinën e Gent Xhixhës. Reflektonte në ballë të parlamentit”, tha Kryemadhi jashtë sallës.Ajo gjithashtu theksoi se salla e kuvendit është bërë shumë qesharake, pasi ka ngelur në dorë të një batakçiu si Edi Rama.“Sot është veshur me kopjativ, sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të bëhet një kopje e shëmtuar e krimit të organizuar. Ky njeri është i paaftë për të drejtuar Shqipërinë dhe i ka drejtuar drejt rrugës së varfërisë, drejt rrugës së krimit dhe drejt rrugës së mungesës së identitetit kombëtar. Megjithatë ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishme, është që nuk duhet të ndalemi asnjë minutë”, tha Kryemadhi në Facebook.7 qershor 2018 (ga..

Lexone

Monika Kryemadhi flet me video-selfie nga Parlamenti: Batakçiu Edi Rama kopje e shëmtuar e krimit të organizuar

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur me video-selfie në Facebook nga salla e parlamentit duke hedhur akuza ndaj Ramës.“Jam live nga Parlamenti, shprehet ajo, në fakt kjo sallë është bërë shumë qesharake, ka ngelur në dorë të një batakçiu si Edi Rama i cili sot është veshur me kopjativ sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të bëhet një kopje e shëmtuar e krimit të organizuar”.“Ky njeri është i paaftë për të drejtuar Shqipërinë dhe i ka drejtuar drejt rrugës së varfërisë, drejt rrugës së krimit dhe drejt rrugës së mungesës së identitetit kombëtar”.“Megjithatë ajo çka dua të them vijoj Kryemadhi, dhe që është shumë e rëndësishme, është që nuk duhet të ndalemi asnjë minutë. Jo vetëm për ta denoncuar dhe ta demaskojmë këtë fytyrë monstruoze të krimit të organizuar, i cili ka uzurpuar jo vetëm qeverisjen por edhe parlamentin Shqiptar”.“Prandaj e bëj këtë thirrje nga kjo sallë, me qetësi por me vendosmëri për tu bindur dhe për tu ngritur kundër këtij sistemi kriminal dhe kundër ..

Lexone

Sherri në Kuvend, Rama reagon në Facebook: Shih e shkruaj, thotë populli

Teksa opozita e vendit ka bllokuar foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social Facebook.Shefi i qeverisë ka zgjedhur të shpërndajë disa statistika lidhur me sigurinë në vend ku referuar kësaj grafike nga viti në vit janë shënuar rënie.Siguria në vend?“Shih e shkruaj”, thotë Populli” shkruan Rama në Facebook. (TemA)

Lexone

Ndërpritet sërish seanca, Basha “ngujohet” në foltore: Dua të përballem me Ramën, hyni në Facebook

Kryedemokrati Lulzim Basha ka penguar sërish punimet e seancës parlamentare.Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka bërë thirrje disa herë për t’u ulur, por lideri i opozitës ka kërkuar që të vijojë fjalën përtej kohës së përcaktuar nga rregullorja.Basha insiston që të ketë një përballje me kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit.Kryeparlamentari i ka bërë me dije se përballja duhet bërë me djalog dhe jo me monolog duke ironizuar tentativën e Bashës për të folur.Qëndrimi pa lëvizur përpara foltores, ka sjellë ndërprerjen e përkohshme ku sakaq opozita ka filluar transmetimin përmes rrjetit social Facebook. (TemA)

Lexone

VIDEO/ Sërish sherr në Kuvend, Ruçi përplaset me Bashën: Keni 25 orë kohë për të folur, lereni këtë skenar

Opozita e vendit ka bllokuar sërish seancën parlamentare të zhvilluar gjatë ditës së sotme.Teksa kryedemokrati Lulzim Basha ka përdorur të gjithë kohën e përcaktuar nga rregullorja, atij i është ndërprerë mikrofoni në foltore.Kjo ka sjellë për të katërtën herë radhazi përsëritjen e “skenarit” ku deputetët demokratë dhe ata të LSI-së janë grumbulluar përpara foltores për të mos lejuar zhvillimin e punimeve.Basha ka njoftuar se diskutimi ashtu si herët e tjera do vijojë në Facebook. (TemA)

Lexone

Berisha publikon një fotomontazh të Edi Ramës, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafës: Detyra ime është …

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një foto me të cilën ironizon keq Ramën, Tahirin dhe Xhafën.“Detyra ime është t’i pajtoj dy vëllezërit droga”. Me këtë foto ironizuese, ish kryeministri Sali Berisha ka shkaktuar shumë komente dhe të qeshura te ndjekësit e tij, teksa e shoqeron edhe me kete mbishkrim: T’ju kem mirë ju se Europa nuk më duhet gjë! sb.Në foto montazhin e Berishës, shihet kryeministri Rama pas ministrit Xhafaj i cili duket përqafuar me ish ministrin Tahiri./zoneelire.alThe post Berisha publikon një fotomontazh të Edi Ramës, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafës: Detyra ime është … appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

VIDEO: Pas “Babales”, TV Klan nxjerr ‘video-përgjimin’ e Ramës që zihet me një gazetar (opozita hesht)

Emisioni “Stop ne Tv Klan” ka publikuar ne profilin ne Facebook, nje video ku pretendohet se degjohet zeri i kryeministrit Edi Rama qe flet me nje gazetar qe quhet Renald.Duket qartë që kjo, ashtu si në rastin e “Babales”, është një video e montuar.Qëllimi se pse është bërë, nuk dihet.Ajo që habit, është si nuk ka reaguar opozita!(TemA)

Lexone

Prezantohet Arlind Kalaja, Kukësi bën goditjen e dytë zyrtare në merkaton e verës

Arlind Kalaja është zyrtarisht një lojtar i Kukësit. Futbollisti shkodran është prezantuar pak momente më parë me skuadrën e tij të re, pasi ka firmosur edhe kontratën përkatëse me kohëzgjatje dyvjeçare.Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e Kukësit në facebook, që ka postuar edhe fotot e prezantimit të shkodranit, duke shkruar këto fjalë:“Pas bisedimeve dhe arritjes së marrëveshjes, FK Kukësi ka nënshkruar me futbollistin Arlind Kalaja. Sulmuesi shkodran, që bën edhe rolin e mesfushorit, i bashkohet skuadres për ndeshjet në kupat e Europës.Kalaja, që më parë ka luajtur me Vllazninë, ka firmosur një kontratë dyvjeçare me FK Kukësi. I urojmë 22-vjeçarit mirëseardhjen tek ekipi ynë dhe suksese! FK Kukësi do të njoftojë ditë pas dite përforcimet e tjera. FORCA KUKËSI!”Kjo është lëvija e parë që Kalaja bën nga skuadra e tij mëmë, Vllaznia. Ai luan në pozicionin e mesfushorit të majtë.

Lexone

Risia e Facebook, tashmë opsion për të kënduar në “play-black”

Përdoruesit e “Facebook” tashmë mund të ndajnë videot e tyre duke interpretuar këngët e preferuara në “play-black”, njoftoi rrjeti social duke publikuar dje shumë opsione muzikore dhe duke premtuar se do të krijonte mënyra të reja për njerëzit që të ndërvepronin dhe që të shpreheshin nëpërmjet muzikës.Opsioni i ri i quajtur “Lip Sync Live”, mundëson që të zgjedhësh një këngë dhe të publikosh një video, raporton ata.Në këtë mënyrë miqtë tuaj mund t’ju shohin duke kënduar dhe kërcyer me këngën në sfond.Me “Lip Sync Live”, që kërkon të konkurrojë rrjetin social kinez të ngjashëm “Musical.ly”, emri i artistit dhe këngës shfaqen dukshëm dhe një lidhje që të dërgon menjëherë tek faqja “Facebook” e artistit.Një tjetër opsion i publikuar dje të jep mundësinë që të bashkosh një këngë me një video apo foto të publikuara në “Facebook”.Këto opsione do të jenë të mundshme fillimisht në disa zona gjeografike dhe më pas në të gjithë botën. (TemA)

Lexone