Home / Tag Archives: facebook

Tag Archives: facebook

Facebook gabon sërish, publikon postimet e 14 milionë përdoruesve

Facebook theksoi se kishte publikuar gabimisht mesazhet e postuara nga 14 milionë përdorues gjatë katër ditëve në muajin maj, gabimi i fundit për rrjetin social që shton polemikat për përdorimin e të dhënave të anëtarëve të saj. “Së fundi ne kemi vënë re një gabim informatik që sugjeron automatikisht publikimin e mesazheve të krijuar nga disa persona”, theksoi Erin Egan, e ngarkuar me çështjen e privatësisë tek Facebook. Ky gabim ndodhi ndërkohë që grupi po punonte për një mënyrë të re për shpërndarjen e disa elementëve të profilit të përdoruesve, si fotot, raporton ata. Ky gabim ka prekur rrjetin nga 18 maji deri më 27 maj dhe Facebook ka arritur të korrigjojë gabimin që prej 22 majit, por i janë dashur pesë ditë shtesë për t’i bërë të gjitha mesazhet private, domethënë të aksesueshme vetëm për miqtë. “Ne e kemi zgjidhur këtë problem dhe kemi filluar të paralajmërojmë të gjithë personat e prekur dhe t’u kërkojmë të verifikojnë të gjitha mesazhet që kanë postuar gjatë kësaj periudh..

Lexone

Xhuljeta e denoncoi katër herë në Polici Xhaferr Matën, ishte i divorcuar me 1 fëmijë të vogël

Të tjera detaje janë mësuar rreth ngjarjes së rëndë që tronditi sot Tiranën. Xhafer Mata, 31 vjeç nga Kukësi por me banim në lagjen e “Don Boskos” në Tiranë qëlloi për vdekje një vajzë të re, 19 vjeçe me të cilën thuhet se kishte lidhje intime, dhe më pas vrau veten. Ai jetonte në një shtëpi private, dy katëshe, bashkë me prindëerit dhe djalin e tij të mitur. “Xhafer Mata ishte divorcuar nga bashkëshortja pasi kishte njohur 19 vjeçaren Xhuljeta Cuni”, rrëfyen fqinjët e tij. Xhuljeta gjithashtu banonte në “Don Bosko” dhe punonte si shitëse në supermarket. Ndërsa 31 vjecari edhe pse në facebook kishte publikuar një diplomë për inxhinieri mekanike, në të vertete punonte mekanik në një autoservis jo larg banesës së tij. Sipas dëshmisë së fqinjëve, mëngjesin e sotëm Xhafer Mata e kishte lënë fëmijën e vogël vetëm 1 vjeç tek familja që jetonte me qira në vilën e tij dhe kishte dalë nga shtëpia pak para orës 08:00. Disa minuta më pas ai i preu rrugën Xhuljeta Cunit, duke e lënë të vrarë në..

Lexone

Udhëtoni të premten drejt Italisë? AAC: Tregohuni të vëmendshëm

Disa sindikata dhe ekuipazhe të kompanive ajrore italiane kanë planifikuar të bëjnë grevë ditë e premte. Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar nëpërmjet një statusi në facebook i bën thirrje të gjithë pasagjerëve që do udhëtojnë më datën 8 qershor drejt Italisë të kontrollojnë biletat dhe kompanitë ajrore më të cilat do të fluturojnë. “Autoriteti i Aviacionit Civil, i bën thirrje gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e nesërme dt 8 Qershor nga, dhe drejt Italisë, që të tregojnë vëmendje dhe të kontrollojnë njoftimet e kompanive ajrore në të cilat kanë prenotuar biletën, pasi është parashikuar një grevë e disa sindikatave të kontrollorëve të trafikut ajror në Itali, dhe ekuipazhet e disa kompanive italiane. Greva është parashikuar nga ora 13.00 deri në 17.00 dhe si pasojë shumë kompani do të kenë vonesa dhe anulime të disa fluturimeve, që prekin edhe vendin tonë. Për më shumë informacion, ju ftojmë të kontaktoni sa më parë me kompanitë ajrore ose agjencinë ku keni rezervuar bi..

Lexone

Dedikimi prekës i Adrola Dushit për familjen e saj/ Foto

Modelja e famshme shqiptare, Adrola Dushi, është duke ndjekur momentalisht karrierën e saj të modelingut në SHBA. Ajo shpeshherë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ka treguar se një pjesë mjaft e rëndësishme e jetës së saj është edhe familja që ka. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Adrola ka bërë një dedikim prekës për familjen e saj, duke theksuar se ajo është gjëja më e shtrenjtë në botë. “Në ditët më të errëta, kur ndjehem e papërshtatshme, e pavlerë dhe jo e dashur. E kujtoj e bija e kujt jam dhe drejtoj kurorën”, ka shkruar Adrola. Ne ditet me te erreta, kur ndjehem e papershtatshme, e pavlere dhe jo e dashur. E kujtoj e bija e kujt jam dhe e drejtoj kuroren time. Gepostet von Adrola Dushi am Donnerstag, 7. Juni 2018 The post Dedikimi prekës i Adrola Dushit për familjen e saj/ Foto appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Ylli Manjani: Letrën që do shkruhet përgjigja e audio-përgjimit të Babales merreni dhe fshini b….

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Majani thotë me ironi se cilado qoftë përgjigja e ekspertimit të audio-përgjimit të Babales, ligjerisht duhet ta ziejnë dhe ti pijnë lëngun. Në një postin në facebook Majani shkon edhe më tej ku thotë se në bazë të ligjit, letrën që do shkruhet ajo përgjigje e audio-përgjimit, me nder jush, mund ta përdorin kur të mbarojnë punë në hale. Sipas Majnait Prokuroria për këtë çështje nuk kreu asnjë veprim hetimor verifikues, si thirrja verifikimi i telefonatave apo balladaqimi i personave, përkundrazi sipas tij lejoi largimin mga territori edhe të Agronit (Gerondit) edhe të Albertit (Babales). Postimi i plotë i Manjanit Cilado qoftë përgjigja e ekspertimit të audio-përgjimit, ligjerisht duhet ta ziejnë dhe ti pijnë lëngun! Po në bazë të ligjit, letrën që do shkruhet ajo përgjigje, me nder Jush, mund ta përdorin kur të mbarojnë punë në hale. Uroj të jetë letër e butë… Këtë akt nuk e përsor dot para asnjë gjykate! Sepse ky është akti i degjenerimit hetimor ..

Lexone

Pasagjerët ia bëjnë “ferr” Salvinit në Brindisi, e presin me “Bella ciao” (VIDEO)

Një pritje e papritur i është rezervuar ministrit të ri të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, në Puglia ku ai u ndal për fushatën zgjedhore për administratorët. Pasi mbërriti në Brindisi, në minibusin që të shoqëron nga avioni për te terminali i aeroportit, udhëheqësi i “Lega Nord”-it është “përshëndetur” nga disa pasagjerë që kënduan këngën “Bella ciao”. Videoja me këngën ironike në drejtim të liderit të populistëve të lega Nord u postua në Facebook nga Giuseppe Gelo. “Ne ishim në bord me disa nga miqtë e sindikatës CGIL – thotë autori – dhe të pranishmit e tjerë na u bashkuar. Sigurisht që nuk i pëlqeu. Dikush u përpoq të përgjigjet me ‘La canzone del Piave’, por heshti menjëherë”, thotë sindikalisti i tregtisë nga Brindisi. 7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Balla tallet me Bashën: Avokati dhe varrmihësi i Babales, Lulëzimi do bie në gropën që hapi vetë

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas dekalratave të kreut të PD Lulzim Basha i cili foli për një skenar për mbrojtjen e Agron Xhafës vëllai të ministrit të Brendshëm. Përmes një statusi ironizuar në facebook Taulant Balla shkruan se avokati dhe varrmihësi i Babales Lulëzim Basha, ka mbajtur sot 5 fjalime e gjysëm duke përsëritur të njëtat gjëra, fundin e paralajmëruar të babaleskandalit. Më tej Balla thotë se tanimë edhe Lulëzimi qe e futi Babalen në gropën ku tani po bie vetë, e ka marrë vesh që të gjithe e kanë marre vesh se e gjithë historia është një sajesë e Saliut dhe e atij vetë. Postimi i plotë i Ballës “Avokati dhe varrmihesi i Babales Lulezim Basha, ka mbajtur sot 5 fjalime e gjysem! 4 ne parlament, gjysem ne internet dhe 1 ne kuzhinen e baltes se Shqupit. Ne fakt ka qene i njejti fjalim, i perseritur 5 here e gjysem dhe pa e zene me goje emrin e Babales, ai ka folur vetem per fundin e paralajmeruar te babaleskandalit. Sepse tanime edhe Lulezimi ..

Lexone

Pasagjerët ia bëjnë “ferr” Salvinit në Brindsi, e presin me “Bella ciao” (VIDEO)

Një pritje e papritur i është rezervuar ministrit të ri të Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini, në Puglia ku ai u ndal për fushatën zgjedhore për administratorët. Pasi mbërriti në Brindisi, në minibusin që të shoqëron nga avioni për te terminali i aeroportit, udhëheqësi i “Lega Nord”-it është “përshëndetur” nga disa pasagjerë që kënduan këngën “Bella ciao”. Videoja me këngën ironike në drejtim të liderit të populistëve të lega Nord u postua në Facebook nga Giuseppe Gelo. “Ne ishim në bord me disa nga miqtë e sindikatës CGIL – thotë autori – dhe të pranishmit e tjerë na u bashkuar. Sigurisht që nuk i pëlqeu. Dikush u përpoq të përgjigjet me ‘La canzone del Piave’, por heshti menjëherë”, thotë sindikalisti i tregtisë nga Brindisi. 7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kryemadhi: Rama me kopjativ, kostumi si bluza e Olsit te makina e Gent Xhixhës

Me Lulzim Bashën që e mbajti foltoren e Parlamentit të bllokuar, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zgjodhi të fliste jashtë sallës dhe në një video live në Facebook, për të treguar se Edi Rama edhe në veshjen e tij kopjon kapot e krimit të organizuar. Ngjyra e kostumit që kishte veshur sot, fiks si bluza e vëllait të vetë në makinën e Gent Xhixhës. Reflektonte në ballë të parlamentit”, tha Kryemadhi jashtë sallës. Ajo gjithashtu theksoi se salla e kuvendit është bërë shumë qesharake, pasi ka ngelur në dorë të një batakçiu si Edi Rama. “Sot është veshur me kopjativ, sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të bëhet një kopje e shëmtuar e krimit të organizuar. Ky njeri është i paaftë për të drejtuar Shqipërinë dhe i ka drejtuar drejt rrugës së varfërisë, drejt rrugës së krimit dhe drejt rrugës së mungesës së identitetit kombëtar. Megjithatë ajo çka dua të them dhe që është shumë e rëndësishme, është që nuk duhet të ndalemi asnjë minutë”, tha Kryemadhi në Facebook. 7 qershor 2018 (ga..

Lexone

Monika Kryemadhi flet me video-selfie nga Parlamenti: Batakçiu Edi Rama kopje e shëmtuar e krimit të organizuar

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur me video-selfie në Facebook nga salla e parlamentit duke hedhur akuza ndaj Ramës. “Jam live nga Parlamenti, shprehet ajo, në fakt kjo sallë është bërë shumë qesharake, ka ngelur në dorë të një batakçiu si Edi Rama i cili sot është veshur me kopjativ sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të bëhet një kopje e shëmtuar e krimit të organizuar”. “Ky njeri është i paaftë për të drejtuar Shqipërinë dhe i ka drejtuar drejt rrugës së varfërisë, drejt rrugës së krimit dhe drejt rrugës së mungesës së identitetit kombëtar”. “Megjithatë ajo çka dua të them vijoj Kryemadhi, dhe që është shumë e rëndësishme, është që nuk duhet të ndalemi asnjë minutë. Jo vetëm për ta denoncuar dhe ta demaskojmë këtë fytyrë monstruoze të krimit të organizuar, i cili ka uzurpuar jo vetëm qeverisjen por edhe parlamentin Shqiptar”. “Prandaj e bëj këtë thirrje nga kjo sallë, me qetësi por me vendosmëri për tu bindur dhe për tu ngritur kundër këtij sistemi kriminal dhe kundër ..

Lexone