Home / Tag Archives: elektrike

Tag Archives: elektrike

Punimet në kabina, disa zona në Tiranë sot pa energji

OSHEE njofton se gjatë ditës së sotme do të mungojë energjia elektrike në disa zona në kryeqytet për shkak të punimeve në kabina. Sipas OSHEE do të stakohet energjia në këto zona:Kabinat “Zef Jubani 2” dhe “Tirana e Re 2” Ora 10:00-12:00Zona: pjeserisht rrugët “Zef Jubani”, “Margarita Tutulani”, “Gjin Kuqali” dhe “Sulejman Delvina”, pranë Stadiumit “Selman Stermasi”Kabina “Hoxholli” Ora 10:00-12:00 Zona: pjesërisht rrugët “Dalip Zavalani” dhe “Petro Nini Luarasi”Kabina “Veri” Ora 11:00-13:00 Zona Shëngjergj pjesërishtKabinat K1 dhe K2 Ora 09:00-14:00 Zona pa energji: Kamzë pjeserisht14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO/ Momenti shokues: Tre vjeçarit i ngec këmba tek shkallët elektrike

Ky është momenti shokues kur një dali të vogël i ngec këmba në shkallën lëvizëse.Trevjeçari po zbriste shkallëve elektrike kur shputa e këmbës së majtë i ngeci në një hapësirë të saj, dhe e gjithë ngjarja e tmerrshme ka ndodhur para syve të nënës së tij.Mjekët në spital kanë thënë se gjendja e shëndetësore e vogëlushit nuk është e mirë, pasi shputa e këmbës i është dëmtuar shumë nga shtypja në shkallët elektrike.Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një qendër tregtare në qytetin kinez Tianjin. (TemA)

Lexone

Dhuroi gjithë pasurinë pasi zbuloi se vuante nga kanceri, vdes 32-vjeçari milioner

rita ora

Ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare i riu milioner, i cili dhuroi të gjithë pasurinë e tij për bamirësi pasi u diagnostikua me kancer. Biznesmeni australian Ali Banat njihej për jetën e tij luksoze, megjithatë vendosi t’i përdorë lekët për bamirësi pasi u diagnostikua me kancer 3 vite më parë.Fillimisht mjekët i dhanë vetëm 7 muaj jetë, megjithatë ai arriti të jetojë 2 vite më shumë seç pritej.Aliu, një i ri mysliman nga Sidnei, vendosi të shesë kompaninë dhe shkoi në Afrikë, ku ndërtoi një Teqe, vend i shenjtë për myslimanët, si dhe një shkollë për fëmijët.Ai e kishte vënë pasurinë nëpërmjet një kompanie sigurie dhe elektrike. Në një video të bërë virale në internet, e titulluar “Gifted With Cancer”, Aliu e përshkruante diagnozën e tij si një “dhuratë”, pasi i dha mundësi që të ndryshonte.“Kur zbulon se je i sëmurë dhe nuk je shumë kohë për të jetuar, kjo është gjëja e fundit që do të lësh. Kështu duhet ta jetojmë jetën tonë çdo ditë”.Burimi: Mirror / Shendeti.com.al

Lexone

Po shpërndante bukë, merr flakë fugoni i mallrave

Një fugon ka marrë flakë në lëvizje në aksin rrugor Lushnjë-Kashtëbardhë, ku për pasojë mjeti është djegur tërësisht.Andrea Pepa, pronar i një furre buke, ishte duke shpërndarë bukë në këtë fshat, kur makina e tij ka marrë flakë në ecje. Dyshimet e para flasin se shkak ka qenë një shkëndije elektrike në baterinë e mjetit.Pepa ishte me bashkëshorten në makinë në momentin që ka ndodhur ngjarja, por fatmirësisht nuk ka pasur lëndime. Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Temperaturat e larta “vrasin” 65 pakistanezë, banorët braktisin qytetin

Të paktën 65 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të nxehtë që ka përfshirë qytetin jugor të Karachit në Pakistan gjatë tri ditëve të fundit.Vala e të nxehtit ka përkuar me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe muajin e shenjtë të Ramazanit, kur shumica e myslimanëve nuk hanë ose pinë gjatë orëve të ditës.Temperaturat shkuan 44 gradë të hënën, njoftoi media lokale, cituar nga Reuters.Faisal Edhi, i cili drejton Fondacionin “Edhi” që operon me morgun dhe shërbim e ambulancës në qytetin më të madh të Pakistanit, tha se vdekjet ndodhën kryesisht në zonat e varfra të Karachit.“Gjashtëdhjetë e pesë vetë kanë vdekur gjatë tre ditëve të fundit.“Ne kemi trupat në ambientet tona të magazinimit të ftohtë dhe mjekët e thonë se kanë vdekur nga goditja e të nxehtit”- tha Edhi për Reuters. (TemA)

Lexone

FOTOT: Temperaturat e larta vrasin 65 pakistanezë, banorët braktisin qytetin

Të paktën 65 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të nxehtë që ka përfshirë qytetin jugor të Karachit në Pakistan gjatë tri ditëve të fundit.Vala e të nxehtit ka përkuar me ndërprerjen e energjisë elektrike dhe muajin e shenjtë të Ramazanit, kur shumica e myslimanëve nuk hanë ose pinë gjatë orëve të ditës.Temperaturat shkuan 44 gradë të hënën, njoftoi media lokale, cituar nga Reuters.Faisal Edhi, i cili drejton Fondacionin “Edhi” që operon me morgun dhe shërbim e ambulancës në qytetin më të madh të Pakistanit, tha se vdekjet ndodhën kryesisht në zonat e varfra të Karachit.“Gjashtëdhjetë e pesë vetë kanë vdekur gjatë tre ditëve të fundit.“Ne kemi trupat në ambientet tona të magazinimit të ftohtë dhe mjekët e thonë se kanë vdekur nga goditja e të nxehtit”- tha Edhi për Reuters. (TemA)

Lexone

E rëndë në Peqin, 35-vjeçari vdes duke korrur barin

Një burrë 35 vjeç është gjetur i vdekur në Peqin. Ilir Sharka ishte duke punuar me korrëse bari në kopshtin e I.M. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 në lagjen Teqe. Dyshohet se Sharkën e ka zënë korenti.Informacion paraprak nga Policia:Më datë 22.05.2018 rreth orës 11:30, në lagjen “Teqe” Peqin, është gjetur i pa jetë shtetasi, Ilir Sharka , 35 vjeç i cili ishte duke punuar me nje korre bari që punon me tension elektrik, tek kopshti i shtetasit I.M.Nga kqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër por paraprakisht dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike që furnizonte makinën korrëse të barit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.The post E rëndë në Peqin, 35-vjeçari vdes duke korrur barin appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

E zë korenti teksa korrte bar, vdes 35-vjeçari në Peqin (EMRI)

Kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën një 35-vjeçari në Peqin. Mësohet se i riu ishte duke korrur barin me makinë, që punon me tension elektrik dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen “Teqe”.Viktima quhet Ilir Sharka, ndërsa ai është gjetur i pajetë në kopshtin e banesës së shtetasit me iniciale I.M.“Nga kqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër por paraprakisht dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike që furnizonte makinën korrëse të barit dhe si pasojë ka gjetur vdekjen”, bën me dije policia.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.22 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: Makina elektrike Tesla tërheq një… avion

Kompania amerikane Tesla ka kryer një demostrim në aeroportin e Melburnit në Australi.Makina në fjalë ka qenë Tesla Model X P100D, që shfaqet duke tërhequr një avion për 300 metra.Tesla ka marrë dhe një rekord Gines për këtë, pasi automjeti e saj bëhet makina elektrike e parë që prodhohet për konsumatorët që arrin të tërheqë një avion kaq të madh.

Lexone