Home / Tag Archives: ekonomike

Tag Archives: ekonomike

Itali, Conte votëbesohet edhe në Dhomën e Ulët: Ulim borxhin ekonomik

Giuseppe Conte ka mbajtur fjalimin edhe në Dhomën e ulët të deputetëve, në Itali, ku u votëbesua për herë të dytë si kryeministër i vendit.Edhe këtë herë lideri i ri i italianëve nuk i kurseu kritikat ndaj Bashkimit Europian, ndërsa theksoi se objektivi kryesor i qeverisë së tij do të jetë nxitja e rritjes ekonomike dhe reduktimi i borxhit.“Ne do të negociojmë në nivel europian dhe shpresojmë të kemi vendosmërinë e duhur për t’u dëgjuar nga partnerët tanë”, ka thënë Conte.Nga 621 parlamentarë, 350 kanë votuar pro, 236 kundër, ndërsa 35 kanë abstenuar. Juristi i bërë kryeministër është zotuar se do të ndjekë linjat e Bashkimit Europian sa i takon politikave financiare, por ka kritikuar rregullat fiskale aktuale duke i cilësuar shumë të serta dhe të fokusuara më tepër tek reduktimi i deficitit sesa tek rritja ekonomike.Më herët Conte mori votëbesimin edhe në Senat, ku ndër të tjera deklaroi se Italia do të heqë sanksionet ndaj Rusisë, për të synuar një qasje të re në marrëdhëniet..

Lexone

SHBA: Europa të mos presë të kujdesemi ne më shumë për të

SHBA-të presin që aleatët europianë të plotësojnë detyrimet sa i takon NATO-s. Zv.sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Wes Mitchell, ripërsëriti thirrjen e presidentit Trump ndaj vendeve europiane duhet të japin kontributin e tyre të plotë në organizatë.“Një Amerikë e fortë është dicka e mirë edhe për aleatët tanë. Amerika dhe Europa bashkë janë Perëndimi dhe zemra e një bote të lirë. Europa është aleati më i madh dhe bashkëpunëtore ekonomike me 5.5 trilionë dollarëSot Europa është skenë e një gare gjeopolitike. Ne duhet ta marrim seriozisht këtë realitet: Amerika dhe Europa. Ne duhet të nxisim aleancat perëndimore në mënyrë materiale.Kjo nis me mbrojtjen fizike, kosto efektive për mbrojtjen. Sa më të fortë të jemi sot, aq më e vogël do të jetë nesër mundësi që rivalët tanë të zgjedhin rrugën e luftës. Amerika ka dhënë shembullin e saj për këtë, duke qenë e qartë në përkushtimin ndaj NATO-s.Që prej janarit 2017, ne kemi kërkuar më shumë se 11 milia..

Lexone

Çudit ministri grek Kammenos: Do zgjerojmë ujërat tona territoriale, do marrim zonat e pasurisë nën det

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka bere një deklaratë të fortë ku thotë se Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale.Kjo deklaratë ka ngjallur shume reagime ku ai thekson se zgjerimi do të kryhet në kuadër të njohjes se zonave ekskluzive ekonomike (ZEE).Sipas mediave greke, Kammenos ka thënë se Greqia me njohjen se shpejti te zonave ekonomike ekskluzive (EEZ) do të fillojë të punojë për shfrytezimin e pasurisë nën det, per prodhimin e gazit natyror dhe ndoshta naftës më vonë.“Ne jemi në një moment te rendesishem në historinë e kombit, shumë shpejt do të “zgjerojmë” ujërat tona territoriale, njohjen e ZEE, shfrytëzimin e pasurisë nënujore dhe vendi ynë do të hyjë në një epokë të re”, tha ministri grek. (TemA)

Lexone

Merkel: Duhet më shumë konvergjencë ekonomiko-sociale në Eurozonë

Angela Merkel kërkoi rritjen e konvergjencës ekonomike midis shteteve të eurozonës, si një parakusht i domosdoshëm për funksionimin e qetë të monedhës së përbashkët të vendeve anëtare.“Një monedhë e përbashkët me realitete të ndryshme shoqërore dhe situata të ndryshme të mirëqenies në vendet individuale nuk është një gjë e mirë”, tha ajo.“Kështu, unë propozoj një buxhet investimi me të cilin mund t’i forcojmë ata që duan të jenë të shkëlqyeshëm dhe që sot janë ende të dobët”, shtoi më tej kancelaria gjermane.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shumë marramendëse që u fitua nga dasma Harryt me Meghan

Më shumë se një javë më parë Princ Harry dhe Meghan Markle kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni madhështore, në të cilën ishin sytë e gjithë botës. Revista ekonomike ‘Brand Finance’ ka publikuar vlerën monetare që mendohet se do të fitojë Britania këtë vit.Revista ka arritur në këtë përfundim, pasi analizoi çdo element të dasmës dhe fitimi mendohet të shkojë 1.2 miliardë stërlina. Kjo vlerë është më e madhe se fitimi që pati Britania nga dasma e Kate dhe William në viti n 2011, dhe sipas ekspertëve arsyeja është që Harry dhe Meghan janë martuar në ditë pushimi dhe nuk ndikoi në ekonomi.The post Shumë marramendëse që u fitua nga dasma Harryt me Meghan appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Erdogan do të shkrijë Ministrinë e Punëve Europiane

Nëse do të rikonfirmohet president i Turqisë në zgjedhjet e 24 qershorit, Recep Tayyip Erdogan, do të shkrijë Ministrinë e Punëve Europiane me atë të Jashtme.Lajmin e bën të ditur “Hurriyet”, e cila saktëson se kjo lëvizje ka të bëjë me premtimin e presidentit për të reduktuar nga 25 në 15 numrin e ministrive të Turqisë.Kjo bëhet e mundur falë ndryshimeve kushtetuese që bëjnë të ligjshëm sistemin presidencial, duke i dhënë më shumë pushtet kreut të shtetit.Marrëdhëniet me Brukselin me shumë gjasa do t’i besohen njërit prej 4 zv.presidentëve që Erdogan do të ketë në administratën e re.Në manifestin elektoral të AKP-së, partia e Erdoganit, premtohet forcimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike me disa rajone, në mënyrë të veçantë me BE-në. (TemA TV)

Lexone

Meta takon homologen në Maltë, do drejtojë Forumin e Biznesit

Presidentit i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nisi sot një vizitë pune në Maltë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Maltë-Shqipëri.Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta u prit në një takim nga Presidentja e Maltës, Znj. Marie-Louise Coleiro Preca.Në takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe veçanërisht ato të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare. Meta dhe Marie-Louise Coleiro Preca do të drejtojnë Forumin e Biznesit.22 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Mandzukic i larguari i radhës nga Juventusi?

Festa e madhe në rrugët e Torinos do të jetë e fundit për Mario Mandzukiç si lojtar i Juventusit.Sulmuesi kroat do të jetë një nga të sakrifikuarit te kampionët e Italisë që pritet të bëjnë ndryshime në sulm ndërsa 31-vjeçari duhet të zgjedhë mes ofertave që kanë ardhur në drejtim të tij.Besiktas që nuk arriti të fitonte titullin në Turqi e shikon si përforcimin ideal për sulmin dhe shumë shpejt do të nisë bisedimet me Juven ndërsa duhet kuptuar edhe dëshira e Mandzukiç. Për të ka edhe oferta më të mira ekonomike nga Kina dhe SHBA.20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Video e PD, reagon deputeti i PS: Estradë, padashur opozita bëri autogol, drejtësia të veprojë

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka reaguar pas publikimit të PD të një video me dëshminë e personit që në audiopërgjimin u tha se ishte bashkëpunëtori X.Me anë të një statusi në rrjetet sociale, shkruan se “ky tipi qe u dekonspirua dhe u keqperdor ne menyre vulgare nuk tha asgje te re nga ata qe opozita ka thene e sterthene gjithe keto dite”.Më tej ai ka ërë thirrje Prokurorisë që të vendosë gjërat në vendin e vet dhe të zbardhë situatën.Postimi i plotë i NdreutKy tipi qe u dekonspirua dhe u keqperdor ne menyre vulgare nuk tha asgje te re nga ata qe opozita ka thene e sterthene gjithe keto dite !Por ajo qe me ben pershtypje eshte qe si mundet te jete kaq qesharak profili i viagruar i Lul Bashes me nje njeri me personalitet te dyshimte, i denuar per droge dhe mashtrim, me gjendje te mjeruar ekonomike, dhe qe na paska provoku se nuk kishte qellim te conte hashash !Drejtesia duhet te veje gjerat ne vendin e vet dhe te zbardhe situaten qe me vidion e sotme me ngjan..

Lexone

FOTOT: Deputetët e PD-së, si trupë e gatshme sherri!

Deputetët e Partisë Demokratike kanë marrë urdhër nga Lulzim Basha, që të prishin çdo mbledhje të komisioneve parlamentare.Për këtë arsye, ata janë shfaqur të gjithë bashkë si trupë e gatshme sherri, në çdo komision, edhe aty ku nuk e kanë të lejuar të jenë.Fillimisht u shfaqën në Komisionin e Medias, pastaj në atë të Ekonomisë.Flamur Noka ka zëvë vendin e parë për të dhënë mend edhe për ekonomikë, ndërsa deputetët e tjerë të PD-së qendronin në këmbë, të gatshëm për të vepruar.(TemA)

Lexone