Home / Tag Archives: dyshohet

Tag Archives: dyshohet

Shembet ura në Itali, dyshohet për dhjetëra viktima (Foto+Video)

Një pjesë e urës në autostradën A10 në Genova u shemb ditën e sotme. Sipas mediave italiane, aksidenti ndodhi mesditën e sotme dhe shkak dyshohet se ka qenë infrastruktura e dobët e saj.Të dyja anët e mbikalimit kanë rënë nga një lartësi prej afro 100 metrash, duke zënë nën të disa automjete. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.Ekipet e shpëtimit bënë me dije se ka viktima. Mediat italiane shkruajnë se ekipet kanë gjetur disa automjete të shkatërruara nën rrënojat me njerëz të vdekur brenda.Në vendngjarje kanë shkuar një numër i madh ambulancash, zjarrfikësish dhe forcash policie.Ura është ndërtuar në vitin 1960.Disastro a #Genova. Crolla il ponte Autostradale. Stiamo cercando informazioni. pic.twitter.com/f2Z0c91JLZ— Sergio Battelli (@BattelliSergio) August 14, 20181 of 614 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Plagosi me thikë 35-vjeçarin, kapet autori i dyshuar

Arrestohet nga policia Selami Rami, i cili paraditen e sotme, pas një konflikti në një lokal në Klos, plagosi me thikë një person.28-vjeçari u arrestua nga policia pak pas mesditës së sotme, si autori i dyshuar i plagosjes së Gazmir Pislit 35 vjeç.Rami akuzohet se pas konfliktit në verandën e një lokali në Klos, goditi me thikë 35-vjeçarin.I dyshuari për plagosjen, me banim në fshatin Patin. u kap në afërsi të fshatit Pleshë, Klos, duke u shoqëruar më tej në polici, ku dhe do të merret në pyetje.Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për motive të çastit. Sakaq në cilësinë e provës materiale u sekuestruar thika e përdorur nga i dyshuari.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tiranë, djali vret të dashurën dhe ndërron jetë në spital

Vendngjarja Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Një djalë ka vrarë të dashurën e tij me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten, ku ka humbur jetën në spital. Autori është 31 vjeçari Xhafer Mata, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni.Viktima Dyshohet se ata kishin lidhje intime me njëri-tjetrin dhe para aktit tragjik ka pasur një komunikim të shkurtër.Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.Autori i krimit Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Laçit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës, ku ka humbur jetën pas rreth një ore nga akti tragjik.Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit mbeten ende mister. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po..

Lexone

Tiranë, djali vret 19-vjeçaren dhe më pas qëllon mbi veten (EMRAT)

Një krim i rëndë tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm. Mësohet se një djalë ka vrarë një vajzë me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten.31 vjeçari Xhafer Mata qëlloi për vdekje me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni.Autori i krimit më pas qëlloi me armë edhe veten, ndërsa ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.Ngjarja në fjalë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.Xhafer Mata, një 31-vjeçar nga Kalimashi i Kukësit, dyshohet të ketë qëlluar për vdekje 19-vjeçaren Xhuljeta Çuni, nga Vinjolli i Laçit, e më pas ka shtënë edhe ndaj vetes. Vajza ka ndërruar jetë në vend, ndërsa agresori është transportuar për në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje, e po hetojnë për rastin, motivet e të cilit mbeten ende mister. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”, bën me dije policia e Tiranës.Kjo ngjarje vjen vetëm ..

Lexone

Vlorë, i riu i jep fund jetës me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në Vlorë. 26 vjeçari me iniciale R.R., është gjetur i vetëvrarë në banesën e tij.I riu ka krye aktin e vetëflijimit me një armë zjarri tip pistoletë. Hetimet e para të policisë flasin për një gjendje të rënduar psikologjike.Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Mesaplik të Vlorës. “Më datë 07.06.2018, rreth orës 23:44, në fshatin Mesaplik, është vetëvrarë në banesën e tij me armë zjarri pistoletë shtetasi R.R., vjeç 26.Nga verifikimet paraprake dyshohet se e ka kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike”, bëjnë me dije blutë e Vlorës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Plagosja e dyfishtë në Gjirokastër, pranga bashkëpunëtorit

Policia e Delvinës në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës vunë në pranga një person që dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor i autorit të plagosjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmë në këtë qytet.Sipas policisë është ndaluar 39-vjeçari Paolo Xhaferri, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër. Policia bën të ditur se ky shtetas ka transportuar me automjet nga Gjirokastra në drejtim të Delvinës, autorin e dyshuar të krimit që është shpallur në kërkim.Plagosja e dyfishtë në Gjirokastër dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie, konkretisht për një dyqan.Autori i dyshuar i krimit, 40-vjeçari Kristaq Llukani plagosi me armë Valentin Bucin dhe Xhelo Gerveshin, të dy banues në Lazarat. Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shkodër, mbytet një 20-vjeçar në ujërat e lumit Kir

Një 20-vjeçar është mbytur mesditën e sotme në ujërat e lumit Kir.Mësohet se ka mbetur viktimë shtetasi Marjan Marku, i cili dyshohet se ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në ujë.Sipas policisë, i riu është gjetur i pajetë në ujërat e këtij lumi, në Njësinë Administrative Postribë. Ai ka qenë me shokët e tij, kur ka gjetur vdekjen në ujë, ndërsa trupi i tij është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër.Matjan Marku ishte banues në fshatin Shtoj i Ri, në Njësinë Administrative Rrethina.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tragjedia në Peshkopi/ 26 vjeçari vrau prindërit me automatik, zbardhen identitetet

Ngjarje e rende ne Peshkopi. Djali ka vrare nenën dhe babanë ne rrethana qe ende presin te sqarohen. Sipas te dhënave te para i riu mësohet se kishte vetëm dy jave qe kishte ardhur nga Anglia.Viktimat janë identifikuar si Flamur Sela dhe bashkëshortja e tij. Dyshohet se ai ka pasur probleme mendore. Policia ka nisur hetimet menjëherë, duke bere fillimisht arrestimin e autorit. Ne vend është gjetur arma me te cilën ai ka vrare prindërit e tij dhe janë sekuestruar gëzhojat.Qemal Sela, rreth 26 vjeç, I ka vrarë me armë zjarri automatik babain dhe nënën e tij , shtetasit: Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, banues në Peshkopi.Ndërkohë, policia ka arritur të kapë autorin e vrasjes dhe po vijon punën për zbardhjen e shkqeve të kësaj ngjarje.The post Tragjedia në Peshkopi/ 26 vjeçari vrau prindërit me automatik, zbardhen identitetet appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Vdes një 20 vjeçar në Shkodër

Një i ri është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Kir në Shkodër.Sipas policisë mësohet se Marjan Marku 20 vjeç, dyshohet se ka pesuar atak kardiak sapo ka hyrë në ujë.I riu ka qenë duke u larë me shokët e tij kur ka gjetur vdekjen.Trupi i 20-vjeçari u dërgua në morgun e spitalit rajonal Shkodër, ku do ti nënshtrohet edhe ekspertizës mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet ngjarjes.The post Vdes një 20 vjeçar në Shkodër appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Gjirokastër, të shtëna me armë, dyshohet për 2 të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Gjirokastrës. Dyshohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri.Ngjarja ka ndodhur para drejtorisë së policisë. Dy të plagosurit kanë qenë bashkë në një pikë bastesh. Mësohet se ata janë nga fshati Lazarat.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone