Home / Tag Archives: durresit

Tag Archives: durresit

Kapet në Shijak 53-vjeçari i dënuar për përdhunim në Itali

Policia e Durrësit ka arrestuar një 55-vjeçar më qëllim ekstradimin e tij në Itali. Shtetasi Eqerem Dervishi, banues në Maminas, është dënuar në Itali për veprën penale “Përdhunim” me pesë vite burg.Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, Itali e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Përdhunim” parashikuar në nenet 110,81/2 dhe 609 i Kodit Penal Italian.Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kush është mashkulli që shoqëron Gridën në breg të detit?

Në mediat online sot janë publikuar disa foto ku shihet deputetja Grida Duma e shoqëruar me dy persona në një resort në Qerret të Durrësit.Sipas CNA.al, një prej tyre është motra e saj, dhe tjetri ngjason apo mund të jetë deputeti Ervin Salianji.Fotot janë shkrepur mesditën e sotme.Prej shumë kohësh fotot e Grida Dumës me Ervin Salianjin, kolegun e saj, janë të shumta dhe të shpeshta.Ata shumicën e kohës janë shoqërinë e njëri-tjetrit.Në këtë rast nuk përbën më as lajm apo ndonjë çudi, që ashtu siç qëndrojnë në Parlament, takim apo pritje zyrtare, të jenë edhe në një resort në Qerret të Durrësit, duke shijuar një kafe në perëndim.Miqësia e Grida Dumës me Ervin Salianjin është shumë e fortë dhe madje ata u bënë pjesë e një video-skandali erotik.Por me sa duket tani qenkan pajtuar.

Lexone

Manastirliu në Vlorë: Mamografi e re, 600 mijë euro investime për aparatura moderne në spitalin e Vlorës

Spitali Rajonal i Vlorës është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, duke ofruar një standart të ri të shërbimit për pacientët.Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pa nga afër investimet në këtë spital, ku janë instaluar mamografia e re, grafia dixhitale, grafia e lëvizshme, aparati i ri i anestezisë në sallat e operacionit, inkubatorë të rinj në neonatologji e një sërë aparaturash moderne me vlerë 608 mijë euro.“Pas Durrësit, Gjirokastrës, Dibrës, jemi sot në Vlorë për investimet e mëdha që Qeveria po ndërmerr për fuqizimin e spitaleve rajonale sepse ne kemi një plan konkret për të mundësuar që qytetarët ta marrin shërbimin me cilësi, afër vendbanimit të tyre”, tha Manastirliu.Spitali i Vlorës është nga përfituesit më të mëdhenj të programit kombëtar të investimit në spitalet rajonale në aparatura të reja biomjekësore.“4.5 milion euro po investojmë për të rritur cilësinë e shërbimit në spitalet rajonale për diagnostikimin dhe trajtimin më të mirë përmes apar..

Lexone

Aksidente në Tiranë – Durrës; Një makinë përmbyset, tjetra merr flakë

Kjo e dielë e karakterizuar nga një i nxehtë përvëlues ka bërë që kryeqytetasit të dynden drejt brigjeve të Durrësit, duke prodhuar radhë kilometrike në orët e paradites në autostradën Tiranë-Durrës.Me numrin e lartë të automjeteve në qarkullim dhe amortizimin e aksit kryesor të vendit, aksidentet edhe këtë fundjavë kanë qenë të pashmangshme.Në mesditë një makinë është aksidentuar duke u përmbysur në autostradë, ndërsa fare pranë saj një tjetër automjet ka shpërthyer në flakë. Mësohet se ka mbetur e plagosur lehtë një femër që ishte pasagjere në njërin prej mjeteve.E plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Aksidente në Tiranë- Durrës; Një makinë përmbyset, tjetra merr flakë

Kjo e dielë e karakterizuar nga një i nxehtë përvëlues ka bërë që kryeqytetasit të dynden drejt brigjeve të Durrësit, duke prodhuar radhë kilometrike në orët e paradites në autostradën Tiranë-Durrës.Me numrin e lartë të automjeteve në qarkullim dhe amortizimin e aksit kryesor të vendit, aksidentet edhe këtë fundjavë kanë qenë të pashmangshme.Në mesditë një makinë është aksidentuar duke u përmbysur në autostradë, ndërsa fare pranë saj një tjetër automjet ka shpërthyer në flakë. Mësohet se ka mbetur e plagosur lehtë një femër që ishte pasagjere në njërin prej mjeteve.E plagosura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.27 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Durrës, helmohen 13 punonjëse të një fasonerie

Rreth 13 punonjëse të njërit prej reparteve të rrobaqepësisë në shkozet u shtruan në urgjencë mesditën e së shtunës me simptoma helmimi.Gra e vajza, mes të cilave dhe një shtatzënë u ra të fikëst dhe shfaqën shenja intoksikimi. Një nga punonjëset është dërguar në Tiranë, për trajtim më të specializuar.Nuk dihen ende shkaqet e kësaj gjendjeje të rënduar shëndetësore të punonjëseve. Burime spitalore bëjnë të ditur se 13 pacientëve u është dërguar gjaku për ekzaminim në Tiranë, me qëllim përcaktimin e shkakut të kësaj gjendjeje.Pas marrjes së ndihmës së parë në urgjencë, disa nga punonjëset janë larguar në banesë, ndërsa 6 prej tyre janë shtruar në spitalin e Durrësit për të qenë nën kujdesin e mjekëve në vazhdimësi.26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Dëmi 50 milion euro: Lirohet ish-drejtori që abuzoi me tenderat e rrugës Elbasan-Gjinar

Ish-drejtori i Rrugëve Andi Toma është lënë i lirë.Gjykata e Durrësit ka marrë këtë vendim pas akuzave se ai abuzoi me tenderat e rrugës Elbasan-Gjinar.Toma ka mbajtur postin e Drejtorit të Rrugëve gjatë periudhës 2008-2013, ndërsa u arrestua në muajin shkurt.Ndalimi i tij erdhi fill pasi ish-Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika pas skandalit të dosjes të një dëmi rreth 50 milion euro, shkaktuar për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan.(TemA)

Lexone

Tragjike: Mbytet 4 vjeçari në pishinë, nëna dhe gjyshja e tij dërgohen me urgjencë në spital

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në një hotel në rrethin e Kavajës, ku një fëmijë 4 vjeçar është mbytur aksidentalisht në pishinën e ndodhur aty.Sipas të dhënave të para, gjyshja e djalit e kishte marrë vogëlushin me vete pasi punonte në këtë hotel.Mësohet se në një moment, gjyshja është ngjitur në katin e dytë të hotelit dhe e kishte lënë të voglin në katin e parë. Pasi e ka thirrur disa herë në emër dhe pa që askush nuk iu përgjigj, ajo u vendos në alarm së bashku me punonjësit e tjerë që ishin në hotel në kërkim të djalit, për ta gjetur më vonë pa jetë brenda pishinës me ujë.Sapo ka marrë vesh lajmin e dhimbshëm, e ëma e djalit ka kaluar në shok psikologjik, ashtu si edhe gjyshja e tij, të cilat tashmë janë vendosur nën kujdesin e psikologëve në spitalin e Durrësit.Ndërkohë, trupi i pajetë i vogëlushit është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit, ku do t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore për të përcaktuar plotësisht shkaqet e vdekjes.Nga sa është mësuar..

Lexone

Plagosje me thikë në Durrës, i riu në gjendje të rëndë

Një i ri është plagosur me thikë në lagjen Nr. 18 të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme pranë një lavazhi.Është ende i panjohur identiteti i të plagosurit dhe autorëve.Mësohet se i plagosuri është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.Vijon…23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kavajë, 8-vjeçari mbytet teksa lahej në pishinë

Një i mitur është mbytur teksa lahej në një pishinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës. Pavarësisht se i është dhënë në mënyrë të menjëhershme ndihma e parë, i mituri nuk ka mundur të mbijetojë.Trupi i pajetë i 8-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone