Home / Tag Archives: duhet

Tag Archives: duhet

Hames: Nuk kam asnjë problem me Zidanin!

Bajerni ka provokuar disi nervat e Realit të Madridit. Në konferencën për shtyp para takimit të sotëm në “Bernabeu”, trajneri Hajnkes, veç kapitenit Myler, ka marrë me vete dhe një ish-madrilen, Hames Rodrigez. Mesfushori kolumbian i huazuar për dy sezone tek Bajerni është shfaqur i qetë në konferencën për shtyp, duke mohuar zërat për një konflikt mes tij dhe trajnerit Zidan kur ishte tek Reali.Përballja me Zidan – “Nuk kam asgjë kundër tij, nuk ka asnjë ndjesi inati apo mërie. Unë jam me Bajernin këtu dhe dua të bëj një ndeshje të madhe me ekipin tim. Uroj të shkojmë në finale. Nuk kam asgjë kundër Realit dhe Zidanit.”Rikthimi – “Nuk kam për t’i vërtetuar askujt asgjë. E tashmja ime është Bajerni, ndihem mirë, jam i kënaqur në Mynih dhe mendoj të bëj më të mirën me Bajernin.”Ndeshja – “Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë në Madrid. Duhet të luajmë me ritëm të lartë për ta vënë Realin në vështirësi. Duhet të tregohemi më cinikë se në Mynih, duhet të shfrytëzojmë më mirë mundësitë ..

Lexone

Çani në “Zonën e Brrylit”: Të shoh të dielën dhe të imitoj të premten!

Arjan Çani ishte i ftuar mbrëmë te “Zona Brrylit” në “Portokalli”.Batutat mes aktorit Rezart Veleshnja, në rolin e Vanit dhe Çanit ishin të shumta, duke bërë që publiku të mbajë “barkun me dorë” nga të qeshurat.“Si ka mundësi që ngjajmë kam shumë?”, pyet aktori Çanin, i cili i përgjigjet: “Duhet të kemi dalë nga e njëjta vezore!”Më tej, Çani shprehet se ndjehet i emocionuar dhe pse ka vite të tëra në televizion.“Unë të shoh çdo të diel dhe të imitoj të premten. I kam me 4 opsione regjistrimet, madje edhe në kasetë”, thotë Çani me humor.The post Çani në “Zonën e Brrylit”: Të shoh të dielën dhe të imitoj të premten! appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone