Home / Tag Archives: dritaren

Tag Archives: dritaren

I shikon me “epsh” të shoqen në rrugë, 37-vjeçari rrëmben çiften dhe tenton të vrasë fqinjin

Një 37-vjeçar në Babrru, ka kërcënuar me armë fqinjin e tij, pse i ka parë gruan në rrugë.Bashkëshortja e Emiljan Pjetrës në Babrru të Tiranës, kishte dalë për të blerë bukë në dyqan, ndërsa vetë 37-vjeçari ndodhej në dritaren e shtëpisë.Fqinji i tij, 33 vjeç, teksa ka qenë duke kaluar, ka parë të shoqen e Emiljanit, gjë e cila ka acaruar të 37-vjeçarin.Ai ka dalë nga shtëpia me armë gjahu duke e kanosur A. R., 37 vjeç.Uniformat blu u lajmëruan menjëherë duke e arrestuar në flagrancë 33-vjeçarin, dhe duke sekuestruar armën e gjahut, shtatë copë fishekë dhe dy thika me dorezë.“Ky shtetas në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë gjuetie shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në Babrru, Tiranë”, njofton burimi zyrtar i policisë.Ndaj tij tashmë rëndon akuza për kanosje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. (TemA)

Lexone