Home / Tag Archives: drejtuar (page 3)

Tag Archives: drejtuar

Vendimi: Sulmuesi i Stokholmit dënohet me burgim të përjetshëm

Gjykata suedeze ka dënuar me burgim të përjetshëm uzbekun, Rakhmat Akilov, për shkak të një sulmi me kamion që ka lënë të vdekur pesë persona në Stokholm vitin e kaluar.Akilov “është shpallur i fajshëm për vepër terroriste për vrasje në pesë raste. Dënimi është vendosur për burgim të përjetshëm”, ka njoftuar gjykata në Stokholm.Akilov ka pranuar se ka drejtuar kamionin në një rrugë me shumë këmbësorë në qendër të kryeqytetit suedez më 7 prill 2017, duke vrarë tre suedezë, duke përfshirë një vajzë 11 vjeçare, një burrë britanik dhe një grua belge.Dhjetë persona të tjerë janë plagosur në këtë sulm.Më shumë se 100 persona kanë dëshmuar gjatë gjykimit që ka zgjatur për 3 muaj, duke përfshirë të mbijetuarit dhe familjarët.Akilov, 40 vjeçar, të cilit i është refuzuar kërkesa për azil, ka pranuar në fillim të gjykimit në muajin shkurt se ai ka drejtuar kamionin, duke thënë se qëllimi i tij ka qenë ta detyrojë Suedinë që t’i japë fund luftimit të grupit militant, Shteti Islamik (IS)...

Lexone

Monika Kryemadhi flet me video-selfie nga Parlamenti: Batakçiu Edi Rama kopje e shëmtuar e krimit të organizuar

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka folur me video-selfie në Facebook nga salla e parlamentit duke hedhur akuza ndaj Ramës.“Jam live nga Parlamenti, shprehet ajo, në fakt kjo sallë është bërë shumë qesharake, ka ngelur në dorë të një batakçiu si Edi Rama i cili sot është veshur me kopjativ sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm të bëhet një kopje e shëmtuar e krimit të organizuar”.“Ky njeri është i paaftë për të drejtuar Shqipërinë dhe i ka drejtuar drejt rrugës së varfërisë, drejt rrugës së krimit dhe drejt rrugës së mungesës së identitetit kombëtar”.“Megjithatë ajo çka dua të them vijoj Kryemadhi, dhe që është shumë e rëndësishme, është që nuk duhet të ndalemi asnjë minutë. Jo vetëm për ta denoncuar dhe ta demaskojmë këtë fytyrë monstruoze të krimit të organizuar, i cili ka uzurpuar jo vetëm qeverisjen por edhe parlamentin Shqiptar”.“Prandaj e bëj këtë thirrje nga kjo sallë, me qetësi por me vendosmëri për tu bindur dhe për tu ngritur kundër këtij sistemi kriminal dhe kundër ..

Lexone

FOTO/ Në burg apo në Turqi? Ja ku ndodhet Adriatik Llalla

Ish- prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla po qëndron në Gjermani.Lapsi.al ka siguruar një foto të Llallës në një lokal në Bremen në shoqërinë e familjarëve të tij.Mësohet se në të njëjtin qytet jeton edhe motra e ish- kryeprokurorit.Fillimisht u tha se Llalla strehohej në Turqi.Shkak u bë një letër e shkruar në turiqsht, një prokurorë drejtuar Kolegjit të Apelimit (një nga organeve të vetingut), ku ai konfirmonte se përfaqësues i tij, do të ishte avokati Sokol Hazizaj.Ka pasur raportime madje, se ai ndodhet në burg në Gjermani.Llalla nuk pranoi të rikthehej në sistemin e drejtësisësi prokuror i thjeshtë dhe u dorëhoq me një letër dërguar presidentit.Pavarësisht se nuk është pjesë e sistemit të drejtësisë, vazhdon të jetë në diskutim çështja nëse Adriatik Llalla duhet t’i nënshtrohet vetingut apo jo.Vendimi i parë i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ishte që ish- kryeprokurori nuk do t’i nënshtrohet vetingut, por pas ankimimit të Komisionerit Publik, një vendim ..

Lexone

Irani, ekipi i parë që mbërrin në Rusi

Përfaqësuesja e Iranit është e para që shkeli në tokën ruse për kampionatin Botëror të këtij viti që do të nisë pas 8 ditësh.Skuadra e drejtuar nga Carlos Queiroz e mbylli shpejt fazën përgatitore për këtë eveniment që parashikonte edhe zhvillimin e ndeshjeve miqësore për të zbritur në Moskë në mbrëmjen e së martës në orën 20:26 sipas orës lokale gjë që u konfirmua nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit nëpërmjet faqes së saj zyrtare të internetit.Irani është në Grupin B së bashku me Spanjën, Marokun e Portugalinë. Debutimin në Botëror, skuadra iraniane do ta bëjë në 15 qershor me sfidën ndaj Marokut. Për Iranin kjo është hera e pestë që merr pjesë në Kupën e Botës, më parë skuadra iraniane ka qenë pjesëmarrëse në Botërorët e 1978, 1998, 2006 dhe 2014.Ndërkaq, të enjten në orën 14:00 një tjetër skuadër e Grupit B do të udhëtojë drejt Rusisë. Bëhet fjalë për Spanjën që do të qëndrojë në Krasnodar. Përpara nisjes, skuadra iberike një prej pretendëntëve për të fituar Kupën e Botës, ..

Lexone

“Shkollimi i fëmijëve jashtë vendit”, përplas Arian Çanin me Shpëtim Nazarkon

Në emisionin ‘Studio e Hapur’ u diskutua rreth emigracionit masiv të shqiptarëve, të cilët zgjedhin të largohen nga Shqipëria.Kjo temë duket se ka hasur debat mes të ftuarve të cilën janë përplasur në mendimet e tyre.Gazetari Arian Çani, duket se ka shprehur mendimin e tij hapur, lidhur me prindërit që kërkojnë të shkollojnë fëmijët e tyre jashtë. Ai deklaroi se fëmijët nuk bëhen më të mirë nëse shkollohen jashtë dhe ky është një mit që ka ngelur në Shqipëri.Pas kësaj deklarate ka ndërhyrë Shpëtim Nazarko i cili e ka kundërshtuar. Çani ka vazhduar të flas duke ju drejtuar drejtueses së emisionit Eni Vasilit që të moderojë dhe të mos lërë të ftuarit të ndërhyjnë tek njëri tjetri.Debati i plotë zbardhur nga ‘Studio e Hapur’:Nazarko: “Po s’mund të shkoj pas avazit tënd tani. Është pikëpamje tjetër, nuk është se unë po kundërshtoj profesorin. Ne kemi zgjedhur sistemin kapitalist. Bazë kemi mekanizmin kërkesë-ofertë. Këtu nuk realizohet mekanizmi kërkesë-ofertëa. Arsyeja e parë ës..

Lexone

“Nuk është faji yt. Pyet babin!”: Letra e stilistes së njohur që vrau veten, për të bijën

Stilistja e famshme Kate Spade, u gjet pa jetë dje në banesën e saj.Sipas TMZ, 55-vjeçarja ka kryer vetëvrasje, duke u varur nëpërmjet një shalli në ngjyrë të kuqe.Sot ndërkohë është publikuar një letër e cila është gjetur në kokën e krevatit të stilistes, drejtuar së bijës, Frances Beatrix.“Bea. Të kam dashur gjithmonë. Nuk është faji yt. Pyet babin!”Kjo ka qenë letra e shkurtër e 55-vjeçares për të bijën.Ajo vuante prej kohësh nga problem psikologjike dhe këtë gjë ishte munduar ta zgjidhte nëpërmjet alkoolit.(TemA)

Lexone

Astrit Hafizi: Ja pse kombëtarja shqiptare drejtohet vetëm nga trajnerë të huaj

Ish-trajneri i kuqezinjve në vitet ‘2000, Astrit Hafizi, ka dhënë një shpjegim se pse kombëtarja jonë, që pas ardhjes së Armando Dukës në krye të FSHF-së, ka në pankinë vetëm trajnerë të huaj.I ftuar në Provokacija të Mustafa Nanos në ABC News, Hafizi tha se ishte kjo një zgjedhje e Dukës, të cilën ia kishte thënë dhe në një bisedë vite më parë, pasi një trajner shqiptar kishte gjithnjë telashe me ndikime nga të gjitha anët, politika apo shoqëria, për shkak të një realiteti me raporte shumë të afërta, deri dhe familjare.Ndërsa një trajner i huaj, në gjykimin e Dukës do ishte komod në këtë aspekt.Dhe vërtet, me erën Duka në krye të futbollit shqiptar, në asnjë rast nuk është diskutuar ndonjë figurë shqiptare për ta drejtuar kombëtaren, në një histori që nis me gjermanin Brigel.

Lexone

“Më dhunuan se godita makinën e efektivit për gjobën”, reagon policia: Ja e vërteta e ngjarjes në Pogradec

Policia e Pogradecit ka reaguar lidhur me ngjarjen ku një i ri ka denoncuar efektivët për dhunë gjatë shoqërimit në komisariat.Sqarohet se shtetasi Ilir Bega është shoqëruar pasi goditi me shkelma makinen e policit.28 vjecari tha per mediat: Me dhunuan gjate shoqerimit dhe qendrimit ne Komisariatin e Pogradecit.Ndërkohë nga ana tjetër policia njofton:“Në datë 04.06.2018, rreth orës 06:40, përpara ambjentit të Komisariatit të Policisë Pogradec, shtetasi I.B, i është drejtuar me fjalë fyese një punonjësi policie të këtij Komisariati, si dhe ka dëmtuar mjetin privat të tij, duke i thyer aksesorët anësorë.Pas dëmtimit të mjetit ky shtetas është shoqëruar menjëherë në Polici.Shkak për këtë veprim sipas kallëzimit të tij, dyshohet se ka qenë një masë administrative që punonjës i policisë i kishte vendosur shtetasit I.B, për mos përdorim të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit kohë më parë.Shtetasi I.B. pas marrjes së deklaratës së tij ku shprehet se nuk ka pretendime n..

Lexone

Është hall apo qejf të jesh gruaja e kryeministrit Rama? Ja si përgjigjet Linda Rama

Ne naten finale te “Në Kurthin e Piter Pan”, të ftuar kanë qenë dy personazhe shumë speciale. Mbrëmja u çel me Ermal Metën, këngëtarin me origjinë shqiptare që na ka bërë të ndihemi shumë krenar, për ta mbyllur këtë sezon me Linda Ramën, e cila ka mbajtur një profil shumë të ulët publik, edhe pse është bashkëshortja e kryeministrit, Edi Rama. Ajo iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve të përgatitura nga fëmijët, të cilët jane përpjekur që ta fusin në “kurth”, zonjen Rama, ndonëse ajo e kaloi me sukses këtë “konferencë” përpara gazetarëve të vegjël, shumë profesionist. “Është hall apo qejf të jesh gruaja e kryeministrit Edi Rama”, ishte pyetja e parë që iu bë, për të cilën ajo iu përgjigj menjëherë, duke treguar se nuk është aspak “hall”, por është shumë me përgjegjësi.“Hall nuk është, është e sigurt se kryeministrin e zgjedh populli për të drejtuar vendin dhe është vlerësimi madh. Është peshë shumë e madhe çdo ditë dhe natë, por kur sheh gjërat e mira që bëhen, ia vlen ta mbash këtë ..

Lexone

Tragjike në Përrenjas, makina përplas dhe plagos rëndë 4 vjeçarin

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Përrenjas, ku i plagosur ka mbetur një fëmijë 4 vjeç.Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën e fshatit Kotodesh, ku shtetasi me iniciale F.K., 26 vjeç, banues në Katjel, duke drejtuar automjetin tip “Ford” me targa AA 470JJ, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A. S., 4 vjeç.Policia bën me dije se fëmija është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.Paraprakisht dyshohet se fëmija i ka ndërprerë rrugën, duke kaluar nga njëri krah në tjetrin dhe për pasojë është përplasur nga automjeti.4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone