Home / Tag Archives: drejtuar (page 20)

Tag Archives: drejtuar

U15/ Pa fitues sfida e parë mes Shqipërisë e Kosovës

Trajneri i Shqipërisë U-15 vazhdon punën për evidentimin e talenteve të reja, që do të bashkohen në të ardhmen me Shqipërinë U-17.Sot Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshës U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, ka barazuar sot 1-1 me skuadrën kombëtare të Kosovës e po kësaj moshe. Ndeshja është luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 16:00. Në përgjithësi sfida ka qenë e ekuilibruar për të dyja përfaqësueset të cilat kishin në fushë futbollistë të datëlindjes 2003-2004. Sipas rregullores, kjo miqësore u luajt në dy pjesë me nga 35 minuta secila. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ku të dyja skuadrat nuk gjetën dot rrugën e golit. Në 45 minutat e dyta ka qenë Shqipëria ajo që ka gjetur golin e parë falë një gabimi të arbitres së ndeshjes, e cila akordoi një penallti inekzistente, të shndërruar në gol nga Sulaj në minutën e ’46-të.Pak minuta më vonë për Kosovën U-15 ka barazuar Tahiri, i cili në minutën e 61-të ka qenë i saktë në finalizim. E gjithë ndeshja pë..

Lexone

Kombëtarja U-15, Shqipëria barazon me Kosovën në miqësoren e parë

Kombëtarja shqiptare e futbollit e moshës U-15 e drejtuar nga trajneri Eqerem Memushaj, ka barazuar sot 1-1 me skuadrën kombëtare të Kosovës e po kësaj moshe. Ndeshja është luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 16:00.Në përgjithësi sfida ka qenë e ekuilibruar për të dyja përfaqësueset të cilat kishin në fushë futbollistë të datëlindjes 2003-2004. Kjo miqësore u luajt në dy perioda me nga 35 minuta secila. Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola 0:0, ku të dyja skuadrat nuk gjetën dot rrugën e golit.Në 45 minutat e dyta ka qenë Shqipëria ajo që ka gjetur golin e parë, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Sulaj në minutën e ’46-të. Ndërkaq pak minuta më vonë për Kosovën U-15 ka barazuar Tahiri, i cili në minutën e 61-të ka qenë i saktë në finalizim. E gjithë ndeshja përfundon me barazimin e pjesës së dytë 1:1.Kjo ndeshje miqësore do të pasohet edhe me një përballje tjetër, e cila do të zhvillohet në datën 5 maj në qytetin e Shkodrës, në stadiumin “Loro Borici” të Sh..

Lexone

Vajza e vogël e sjell arkën e kursimit në stacionin e policisë. Oficerët mbeten pa fjalë nga qëllimi i saj ka fisnik!

Fëmijët gjithmonë janë pyetur për ambiciet e tyre. Pyetja tipike do të ishte: “Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?”. Cilado qoftë përgjigjja, qoftë një mësues, një mjek ose një kuzhinier, ëndrra e secilit fëmijë është unike në mënyrën e vet. E njëjta gjë vlen edhe për katërvjeçaren Sidney Fahrenbruch nga Longmont, Kolorado, SHBA.Ajo shpreson të bëhet një oficere policie.Një ditë me diell, ajo kishte dale me nënën e saj. Papritmas, ajo vuri re një polic që qëndronte nën diellin e nxehtë, duke drejtuar trafikun. Sidney i erdhi keq për policin dhe vendosi t’i jepte një shishe me ujë.Sidney synon të bëhet një oficere e policisë një ditë.Vitin e kaluar, historia e saj kapi vëmendjen e mediave kur thirri stacionin e policisë për ta ndihmuar atë që të shpëtohej nga ‘monstrat’ në shtëpinë e saj. Zyrtari David Bonday u përgjigj dhe shkoi në shtëpinë e saj për ta kontrolluar. Që atëherë, ajo u bë miq me departamentin e policisë lokale.Ajo dëgjoi se Zyrtari Kyle u diagnostikua me k..

Lexone

DETAJET: Liverpul prek ëndrrën e madhe, shkon në finalen e Champions League pas 11 vitesh

Livepuli është finalistja e dytë e kompeticionit të “Uefa Champions League” ku do të përballet në finalen e madhe të Kiveit kundër Realit të Madridit.“The Reds” kualifikohet për në finale pas 11 vitesh kur ka qenë për herë të fundit, ndersa per here te fundit e ka fituar ne vitin 2005 duke mundur Milanin në finale.Skuadra e drejtuar nga tekniku gjerman Jurgen Kloop eleminoi në fazën e gjysmëfinales ekipin italian të Romës ku në mbrëmjen e sotme humbi me rezultatin 4-2, por kualifikimi ishte një çështje e mbyllur për anglezët të cilët kishin fituar në ndeshjen e parë në “Anfield Road” me rezultatin e thellë 5-2.Një kualifikim mëse i merituar për Liverpulin i cili deri në këtë fazë ka zhvilluar një futboll mjaft të bukur.Sfida e mbrëmjes së sotme ishte mjaf emocionuese pasi që në minutën e 9-të sulmuesi Mane kaloi në epërsi Liverpulin pas një aksioni mjaft të bukur.Reagimi i Romës do të vinte në minutën e 15-të që barazoi shifrat falë një autgoli të shënuar nga James Milner që ..

Lexone

Champions League, Liverpuli prek finalen pas 11 vitesh

Livepuli është finalistja e dytë e kompeticionit të “Uefa Champions League” ku do të përballet në finalen e madhe të Kiveit kundër Realit të Madridit.“The Reds” kualifikohet për në finale pas 11 vitesh kur ka qenë për herë të fundit, ndersa per here te fundit e ka fituar ne vitin 2005 duke mundur Milanin në finale.Skuadra e drejtuar nga tekniku gjerman Jurgen Kloop eleminoi në fazën e gjysmëfinales ekipin italian të Romës ku në mbrëmjen e sotme humbi me rezultatin 4-2, por kualifikimi ishte një çështje e mbyllur për anglezët të cilët kishin fituar në ndeshjen e parë në “Anfield Road” me rezultatin e thellë 5-2.Një kualifikim mëse i merituar për Liverpulin i cili deri në këtë fazë ka zhvilluar një futboll mjaft të bukur.Sfida e mbrëmjes së sotme ishte mjaf emocionuese pasi që në minutën e 9-të sulmuesi Mane kaloi në epërsi Liverpulin pas një aksioni mjaft të bukur.Reagimi i Romës do të vinte në minutën e 15-të që barazoi shifrat falë një autgoli të shënuar nga James Milner që ..

Lexone

Champions League, Liverpuli prek finalen pas 13 vitesh

Livepuli është finalistja e dytë e kompeticionit të “Uefa Champions League” ku do të përballet në finalen e madhe të Kiveit kundër Realit të Madridit.“The Reds” kualifikohet për në finale pas 13 vitesh kur ka qenë për herë të fundit dhe kur e ka fituar këtë trofe duke mundur Milanin në finale.Skuadra e drejtuar nga tekniku gjerman Jurgen Kloop eleminoi në fazën e gjysmëfinales ekipin italian të Romës ku në mbrëmjen e sotme humbi me rezultatin 4-2, por kualifikimi ishte një çështje e mbyllur për anglezët të cilët kishin fituar në ndeshjen e parë në “Anfield Road” me rezultatin e thellë 5-2.Një kualifikim mëse i merituar për Liverpulin i cili deri në këtë fazë ka zhvilluar një futboll mjaft të bukur.Sfida e mbrëmjes së sotme ishte mjaf emocionuese pasi që në minutën e 9-të sulmuesi Mane kaloi në epërsi Liverpulin pas një aksioni mjaft të bukur.Reagimi i Romës do të vinte në minutën e 15-të që barazoi shifrat falë një autgoli të shënuar nga James Milner që e dërgoi topin në port..

Lexone

Lushnja do të ndryshojë sërish trajner, në Kategorinë e Parë e drejton Çuko

Lushnja e sezonit të ardhshëm do të ketë një organizim ndryshe, në mënyrë që jo vetëm të sigurojë kthimin në Superiore, por të jetë më e përgatitur për të bërë një përfaqësim dinjitoz në elitën e futbollit shqiptar.Burime pranë klubit lushnjar bëjnë të ditur për “Vipsport.al” se riorganizimi, sipas të gjitha gjasave, do të prekë edhe stolin, edhe pse është thënë se trajneri aktual, Ilir Gjyla, ka marrë “ok”-in e drejtuesve për të ndërtuar Lushnjën e Kategorisë së Parë.Nga të njëjtat burime mësohet se stoli lushnjar do t’i besohet Dritan Çukos, i cili në fakt e drejtoi skuadrën gjatë këtij sezoni në disa ndeshje, në periudhat e ndërrimet të trajnerëve. Çuko nuk disponon licencën e duhur për të drejtuar në Superiore dhe në lëvizjen e fundit drejtuesit e Lushnjës vendosën për emërimin e Ilir Gjylës.Çuko është regjistruar aktualisht në kurs për të marrë licencën, që e lejon të drejtojë një ekip në Kategorinë e Parë, kështu që në verë ai pritet të marrë drejtimin e skuadrës lushnjare ..

Lexone

PËRPLASJA/ Paloka dhe Fino zihen në komision, ndërhyn Stërkaj: Jashtë i japim dorën njëri-tjetrit, këtu prashisim lakra kot

Mbledhja e ditës së sotme e Komisionit Hetimor parlamentar për ish-ministrin Saimir Tahiri, ka degraduar disa herë ku kryetari Edi Paloka nuk ka lejuar mazhorancën që të marrë kohën e përcaktuar.Debati është zhvilluar me tone të forta mes deputetit Bashkim Fino dhe kolegut Paloka ku nuk kanë munguar edhe fyerjet.DEBATIPaloka: I keni bere kërkesë ministrisë së bujqësisë për Saimir TahirinFino; se ca kemi kërkuar ne, e dimë, a i firmos kaq duam nga ty e bën dot këtë punë?Paloka: Shoku Bashkim këtu drejtoj unë, jo tiFino: Ec mor aty ti, të pyes tyPaloka: Shoku Bashkim,Fino: Lëre se e kam unë fjalën,Paloka: O fino, deyrat mi jep ligji jo ti, e drejtoj unë komisionin jo sipas dëshirave të tuaFelaj: Mos drejto në mënyrë abuziveFino: Ore firmosi kaq duam nePaloka: Ore për shkresat tuaja po flasFelaj; Nuk po flet, po tallesh, na thuaj pse nuk i cove dhe nisi, kaqNoka: Ore pse jeni kaq nervozë, nuk e kuptojSterkaj: Nuk je zakonisht i qetë, por të falenderojmë për ..

Lexone

Droga e kapur në Adriatik me vlerë 20 mln euro, arrestohen 4 skafistët shqiptarë

Guardia Di Finanza ka dhënë detaje të tjera për operacionin e 30 prillit në Adriatik.Autoritetet sekuestruan 2,5 tonë marijuanë dhe vunë në pranga katër skafistët shqiptarë.Ngarkesa u identifikua në brigjet e Brindisit, nga njësia aeronavale e Guardia Di Finanza në orën 02.00 të 30 prillit që ishte drejtuar në brigjet puljeze.Skafistët sapo panë vedetat e shpejta të Repartit Operativ Aeronaval të Guardia Di Finanza Bari, nisën të hedhin ngarkesën në det.Në fund të operacionit bëjnë të ditur autoritetet ishin 10 koli marijuanë në det dhe 105 të mbetura në bordin e gomones, ku u gjet dhe një armë kallashnikov, dhe 30 fishekë.Skafistët shqiptarë M. B. 40 vjeç, X. H. 30 vjeç, B. R. 30 vjeç, C. S. 37 vjeç, janë arrestuar për trafik ndërkombëtar droge dy prej të cilëve sipas policisë italiane janë me precedent penalë.Marijuana ishte paketuar dhe pesha e saktë është 2.517 kg, që në tregun klandestin do të sillte fitim rreth 20 milionë euro.2 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Komisioni ‘Tahiri’, Paloka-Felajt: Mbledhja e PS nul, uzurpuat postin e kryetarit

Është mbledhur sërish pas mesditës së sotme komisioni hetimor për çështjen ‘Tahiri’.Komisioni i drejtuar nga nënkryetari i PD, Edi Paloka ka nisur me polemika mes tij dhe nënkryetares së komisionit Ermonela Felaj, të cilën e ka akuzuar për uzurpim të postit të kryetarit në mbledhjen pararendëse të thirrur vetëm nga përfaqësuesit e PS ditën që PD ishte duke ndjekur seancën gjyqësore ndaj protestuesve kuksianë në Rrugën e Kombit.Paloka e ka cilësuar këtë mbledhje të jashtëligjshme dhe ka akuzuar Felajn se gjatë asaj mbledhjeje ka uzurpuar postin e kryetarit.2 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone