Home / Tag Archives: drejtuar

Tag Archives: drejtuar

Zelandë e Re, fshati i vogël që kërkon të ndalojë macet

Në një fshat në Zelandën e Re, së shpejti mund të mos lejohen më macet. Ky është propozimi i bërë nga Këshilli për Ambientin në rajonin Southland drejtuar banorëve të Omauit, qytezë e vogël që ndodhet në ekstremin perëndimor të vendit. Qëllimi është ai për të mbrojtur oazin natyror të territorit.Sipas tyre, macet janë përgjegjëse çdo vit për vdekjen e miliona zogjve dhe gjitarëve të vegjël, një shfarosje që kërcënon biodiversitetin.Projektligji, i quajtur “Plani i menaxhimit të dëmeve” dhe i adresuar banorëve të fshatit të Zelandës së Re, parashikon që të gjithë pronarët e maceve duhet të sterilizojnë dhe mikroçipojnë kafshët. Shkelësit do të marrin njoftohen dhe do të paralajmërohen, por në rast të shkeljeve të mëtejshme, autoritetet mund të vendosin të sekuestrojnë kafshën.Dokumenti, siç raportohet nga BBC, do të diskutohet në vjeshtë dhe qytetarët do të kenë kohë deri në tetor për të shprehur mendimin e tyre mbi strategjinë që do të miratohet. Vdekja e disa mostrave do të kërc..

Lexone

Kaka zbret në Maplensa: Gati të ndihmoj Milanin

Pasditen e djeshme në Malpensa ka zbritur Ricardo Kaka, ish ylli brazilian i Milanit, që ka ardhur këtë herë më synimin për t’u dhënë një dorë kuqezinjve.Me ndryshimin e pronësisë, nga kinezët te amerikanët e Elliot, Milani i është besuar dyshes Leonardo-Maldini, të cilët duan të sjellin në drejtim edhe Kaka.“Sapo kam mbërritur dhe me Maldinin e Leonardon do të jemi akoma më pranë, për të mirën e Milanit. Jam gati të jap kontributin tim, por ende nuk e di rolin konkret. Kam dëshirë të zbuloj veten time, se çfarë mund të bëj më mirë në këtë sport, pasi e kam mbyllur me fushën”, deklaroi Kaka.Fituesi i Topit të Artë me Milanin foli edhe për ndeshjen e parë të kuqezinjve, ndërsa vlerësoi Genaro Gattuson, si trajnerin ideal për të trajnuar skuadrën drejt sukseseve.“Pashë me vëmendje ndeshjen ndaj Napolit dhe vura re shumë gjëra pozitive. Mendoj se do të rikthehemi shpejt në maja, aty ku Milani e ka vendin. Gattuso është ideali për të drejtuar këtë skuadër, pasi ia njeh mirë histori..

Lexone

OKB: Rreth 30.000 militantë të ISIS ndodhen në Siri dhe Irak

Shteti Islamik ISIS në Irak dhe pjesën më të madhe të Sirisë ka rreth 20.000 deri në 30.000 militantë në këto dy shtete, thuhet në një raport të Kombeve të Bashkuara. Të dhënat e raportit tregojnë për një numër të konsiderueshëm të luftëtarëve të huaj.Raporti, i hartuar nga ekspertë që kanë vëzhguar sanksionet kundër ISIS-it dhe Al-Kaidës tregon se militantët janë ndarë në mënyrë të barabartë në Irak dhe Siri.Ekspertët kanë përmendur se shumica e luftëtarëve kyçë janë duke u zhvendosur në Afganistan, ku konsiderohet se grupi ekstremist ka rreth 4000 luftëtarë dhe se numri është në rritje.Grupi militant, i drejtuar nga Abu Bakr al-Baghdadi ka edhe një varg mbështetësish në Libi, Azi Juglindore dhe Afrikën Perëndimore.Shteti Islamik pushtoi pjesë të mëdha të territorit në Siri dhe Irak më 2014, mirëpo deri në janar të 2018-s ka mbetur me vetëm zona të vogla të drejtuara në disa pjesë të Sirisë.Sipas raportit të OKB-së, ky grup ende mund të kryejë sulme brenda territorit të Siri..

Lexone

Tragjedia në Itali, ambasada: Nuk kemi informacione për shqiptarë të lënduar

Ambasada e Shqipërisë në Itali, nëpërmjet një njoftim zyrtare bën të ditur se po ndjek me interes zhvillimit në lidhje me shembjen e urës në Genova të Italisë dhe deklaron se deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptarë të lënduar.Po ashtu, Ambasada e Shqipërisë në Itali apelon duke iu drejtuar shtetasve shqiptarë në Itali: “Qëndrojmë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur kërkesave për asistencë. Numri i kontaktit operativ është +39 0686224115”.Urë e lartë, pjesë e autostradës A10 në Genova është shembur sot në mesditë.14 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Loja me thikë gjatë seksit i shkaktoi vdekjen kësaj vajze

Një burrë u dënua me 6 vjet burg pasi u shpall fajtor pasi goditi me thikë një grua gjatë “aktivitetit të çuditshëm seksual”, të cilat çuan në vdekjen e saj.Jason Gaskell, 24 vjeç, nga Mildane, Hull, ndërpreu arterjen karotide të Laura Huteson dhe venat jugore me një thikë, ndërsa kishte marrëdhënie seksuale me 21 vjeçaren në shtëpinë e tij në Hull më 27 shkurt. Ai u deklarua fajtor me një akuzë për vrasje.Gjatë dënimit, gjyqtari Jeremy Richardson tha: “Në terma të thjeshtë ju vratë në mënyrë të paligjshme një grua me të cilën keni pasur marrëdhënie seksuale duke e goditur atë përmes qafës gjatë aktivitetit seksual të dhunshëm dhe të sadomazokist”.“Rreziku i goditjes së viktimës ishte i dukshëm dhe kjo ndodhi. Ju keni marrë atë rrezik me vetëdije dhe me dashje dhe keni paguar një çmim të tmerrshëm. Çmimi i paguar, nga Laura Huteson, ishte pafundësisht më i madh. Ajo ka vdekur.”Gjatë gjykimit, Sheffield Crown Court dëgjoi se si çifti, i cili ishte takuar vetëm atë ditë, kishte p..

Lexone

Blendi Fevziu: Kush po shkel ligjin për të përgjuar Ben Blushin?

Faqja e Ben Blushit ka bërë një shënim, pas publikimit të disa fotove të Ben Blushit nga ana e Sali Berishës.Bëhet fjalë për një takim që Blushi ka zhvilluar me gjyqtarin Dvorani dhe që sipas Berishës dhe mediave pranë PD-së, ka pasur si qëllim gjyqin e Vjollca Hoxhës për pronësinë e TCH.“Ben Blushi ka gati 1 vit që është shkëputur nga jeta politike në vend.Prej disa muajsh ai i është rikthyer “dashurisë së vjetër” gazetarisë, duke drejtuar një prej mediave më të mëdha në vend siç është Top Channel.Por edhe pse ai vendosi të mos ishte më protagonist në jetën publike, duket se mediat kërkojnë ta rikthjenë në vëmendje, madje duke shkelur edhe rregullat bazike të privatësisë.Duket se Ben Blushi po “përgjohet” në mënyrë aspak korrekte, nga njerëz anonim të cilët çdo takim të tijin nëpër vende publike, po e kthejnë në lajm dite.Rasti më flagrant, ishte një shkrepje nga video e kamerës së sigurisë së një hoteli, ku Blushi takohej me një person që thuhet se është gjyqtar. Pa ku..

Lexone

E vrau pasi refuzoi të martohej: “Më ndave nga familja, nga fëmija, pse ma bëre këtë?”, fjalët e fundit të Xhaferit

“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”?Kështu mësohet t’i jetë drejtuar Xhafer Mata, ish- të dashurës, ndërsa ka pritur një përgjigje prej saj në rrugë ditën e sotme, kur mesa duket e kishte vendosur. Pak momente më pas e qëlloi dy herë. Të shtënat u dëgjuan në lokalet përreth, ndërsa shumë njerëz që ndodheshin aty mbetën të tronditur dhe nisën të largoheshin.Historia e dashurisë së fshehtë mes një 31-vjeçari të martuar dhe një vajze vetëm 19 vjeçe përfundoi në dramë.Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, (8 qershor) ora 08:10 përbri rrugës “Don Bosko”, në Tiranë kur Xhafer Mata qëlloi me 2 plumba pistolete Xhujleta Çunin dhe pasi kaluan 15 minuta qëlloi veten në kokë.Vajza po shkonte për të dhënë provimin e letërsisë, pasi ishte maturante, ndërsa punonte si shitëse në një market.Pikërisht pranë pallatit ku javën e fundit, Mata i ndërpriste rrugën çdo ditë Xhulietës, për ta bindur që ta merrte nuse..

Lexone

VIDEO: Dalin pamjet nga vrasja e dyfishtë në “Don Bosko”, momenti kur 31-vjeçari qëllon ish të dashurën

Këto janë momentet kur Xhafer Mata sapo ka qëlluar me pistoletë Xhuljeta Çunin, një vajzë 19 – vjeçare që jetonte në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë.Është ora 08.20 minuta. Në këto pamje të siguruara nga Tv Klan shihet se si 31 – vjeçari nga Kukësi, me profesion inxhinier, që mban veshur një bluzë të kuqe, lëshon pistoletën në trotuar, pasi e ka qëlluar dy herë të renë, që gjendet e shtrirë në trotuarin e rrugës “Eshref Frashëri”, pak metra larg tij.Disa sekonda më pas ai rrethohet nga policia, në anën tjetër të rrugës. Thirrjeve për t’u dorëzuar iu përgjigj duke qëlluar veten me një plumb në kokë. U dërgua në spital, por disa minuta më vonë ndërroi jetë.Disa dëshmitarë thanë se Xhafer Mata ia preu rrugën Xhuljeta Çunit dhe më pas debatoi me të. Debati mësohet se kishte lindur nga fakti ata ishin ndarë prej pak muajsh.“Më ndave nga familja, më ndave nga fëmija. Më ndave nga njerëzit e mi, më shkatërrove jetën. Pse ma bëre këtë”?Kështu mësohet t’i jetë drejtuar Xhafer Mata, ish..

Lexone

E sapodalë: Dëgjoni këngën e parë së bashku të Noizyt dhe Alban Skënderaj

Siç ju kishim lajmëruar edhe më parë, dy artistët e njohur, Noizy dhe Alban Skënderaj, janë bashkuar së bashku për të sjellë një projekt muzikor.E titulluar “Drejt suksesit” kjo është hera e parë që këta dy artistë që i takojnë rrymave të ndryshme muzikore, janë bashkuar për të bërë një këngë.Kënga flet për punën që Albani dhe Noizy kanë bërë për të arritur famën e suksesin që kanë, duke u drejtuar një mesazh të gjithë njerëzve se me punë arrihet sukses. Dëgjojeni këngën mëposhtë:The post E sapodalë: Dëgjoni këngën e parë së bashku të Noizyt dhe Alban Skënderaj appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

“Sergio Ramos, je me fat që nuk luan kundër meje” (Video)

Është një fenomen i rrjeteve sociale, tani Adebayo Akinfewa është bërë idhulli i tifozëve të Liverpool dhe i popullit egjiptian. Arsyeja? Një video e postuar në rrjetet sociale nga sulmuesi muskuloz, i famshëm për fizikun e tij, që i është drejtuar Sergi Ramos.Kolosi i Wycombe Wanderers, skuadër e kategorisë së tretë e futbollit anglez, ka kërcënuar spanjollin e Real Madrid. “Ramos, jo vetëm dëmtove Salah, por tani mësoj se ke goditur në kokë Karius”.“E di se nuk do të luaj kurrë kundër teje, sepse nuk do të luaj kurrë në Champions League, por je me fat, sepse po ta bëje… “.Don’t worry Liverpool FC I will always have your back. #YNWA #WeInThisTogether #SometimesYouHave2Smile #BeastMode pic.twitter.com/2aaYtffSMs— daRealAAkinfenwa (@daRealAkinfenwa) June 6, 20188 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone