Home / Tag Archives: drejtori

Tag Archives: drejtori

Kukësi zyrtarizon afrimin e portierit Faton Maloku nga Ferronikeli

Klubi i Kukësit ka bërë godtjen e parë në merkato duke afruar në skuadër portierin kosovar Faton Maloku.Zyrtarizimi i gardianit të ri të klubit verilindorë është bërë këtë të martë në zyrat e klubit ku ka qenë i shoqëruar dhe nga drejtori Nderim Nexhipi.Maloku vjen tek Kukësi nga skudra e Ferronikelit dhe është një afrim i rëndësishëm për nën kampionët e shqipërisë në prag të sfidave të Kupave të Europës.26-vjeçari do të rivalizojë në katërkëndëshin e Kukësit me portierin Stivi Frashëri që ka qenë një titullar absolut në formacionin e Peter Pakult në sfida e fundit të Kategorisë Superiore.Verilindorët do të kërkojnë që të arrijnë sa më shumë rezultate pozitive në Kupat e Europës ku marrin pjesë në kompeticionin e “Europa League”.

Lexone

Rama i tërhoqi vërejtje, drejtori i Rrugëve në Gjirokastër paraqet dorëheqjen

Drejtori Rajonal i Shërbimit të Transportit Rrugor Gjirokastër, Dino Selimi ka kërkuar që prej të shtunës dorëheqjenDino Selimi ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante prej 3 vitesh më anë të një letre zyrtare.Sipas burimeve të Ora News, dorëheqja vjen pasi në mbledhjen e zhvilluar me drejtorët rajonalë kryeministri Rama ka thënë se kjo drejtori s’ka funksionuar.

Lexone

Mediat italiane: Juve gati të bëjë çmendurinë për Icardin

Koncepti i kampionëve të Italisë është gjithnjë e njëjta: Të marrë nga rivalët lojtarët më të mirë, e t’i “rreshtojë” në kampin bardhezi.Ka ndodhur në të kaluarën me Higuain e Pjanic, e tashmë mund të përsëritet me Icardin nga Interi.Sipas “Corriere della Sera”, Drejtori Sportiv i Juventus, Beppe Marotta ka menduar dy opsione për të rrëmbyer Icardin nga kampi zikaltër.Si alternativë të parë, Marotta po mendon që të ofrojë 50 milionë euro plus Higuain, i cili për arsye bilanci sot vlerësohet 60 milionë euro.Alternativa e dytë është më pak e mundur, e paksa më e çmendur se versioni i parë: 110 milionë euro është klauzola e kontratës që mban të lidhur Icardin tek Interi, e Marotta po e mendon ta paguajë të gjithë këtë shumë.

Lexone

Kukësi, plani për Europën zbardhen dëshirat e trajnerit Pakult

Trajneri Pakult kërkon një ekip konkurrues për pjesëmarrjen në Kupat e Europës, prandaj ka kërkuar nga drejtuesit që të merren me merkaton dhe të mos humbasin kohë, por të fillojnë punën për të ndërtuar një ekip të fortë.Konkretisht, austriaku ka kërkuar një mbrojtës të djathtë, një mesfushor të djathtë, një mbrojtës të majtë dhe pa dyshim sulmues qendre, por dhe një fantazist.Të paktën pesë përforcime. Por, te Kukësi janë kolaps në lidhje me afrimet, pasi me largimin e menaxherit Halili, shumë gjëra kanë mbetur pezull.Gjithsesi, është drejtori sportiv Nderim Nexhipi që e ka marrë situatën në dorë e po vepron në lidhje me segmente të ndryshme në merkato.

Lexone

Humb në pyllin e Llogarasë turistja austriake

Një turiste austriake ka telefonuar në Policinë e Shtetit, duke njoftuar se ka humbur rrugën teksa ka dalë për një shëtitje në fushën e sportit në Llogara.Menjëherë kanë nisur kërkimet për shtetasen Adelhat Wolper nga Policia e Vlorës dhe zjarrëfikësit, por ende pas 5 orësh nuk ka asnjë shenjë nga 45-vjeçarja.Ndërkohë që vijojnë kërkimet për pyllin e Llogarasë, në terren kanë shkuar për të koordinuar operacionin dhe vetë Drejtori i Policisë së Vlorës.6 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Humb në pyllin e Llogarasë turistja çeke

Një turiste çeke ka telefonuar në Policinë e Shtetit, duke njoftuar se ka humbur rrugën teksa ka dalë për një shëtitje në fushën e sportit në Llogara.Menjëherë kanë nisur kërkimet për shtetasen Adelhat Wolper nga Policia e Vlorës dhe zjarrëfikësit, por ende pas 5 orësh nuk ka asnjë shenjë nga 45-vjeçarja.Ndërkohë që vijojnë kërkimet për pyllin e Llogarasë, në terren kanë shkuar për të koordinuar operacionin dhe vetë Drejtori i Policisë së Vlorës.6 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Reagon Inter pas postimit të Icardit

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio nuk dëshiron të flas për postimin e fundit të Mauro Icardit. Kapiteni i Interit, Mauro Icardi ka dridhur tifozët dhe drejtuesit e Interit me anë të një postimi në Instagram. Ai në atë postim kishte shkruar: “Të jesh në gjendje të thuash lamtumirë, do …

Lexone