Home / Tag Archives: doreheqje

Tag Archives: doreheqje

Nano: Nëse përgjimet janë të vërteta Xhafaj duhet të jap dorëheqjen si akt moral, por nëse dikush…

Analisiti Mustafa Nano, i ftuar sot në emisionin Opinion në Tv Klan, është shprehur se nëse përgjimet janë të vërteta duhet të jap dorëheqje si një akt moral.Ai tha se nëse nuk janë të vërteta duhet që të merret prokuroria me këtë çështje.“Dhe nëse ai e njeh këtë situatë, duhet të dali dhe të bëj lanet vëllain. Ky ka përgjegjësi morale.Vëllai i vet dhe nga gjuha që përdor duket që është një njeri banal.Nëse kjo është e vërtetë dhe është bërë këto kohë, Xhafaj duhet të jap dorëheqjen.Si do qoftë, këto janë interpretime, dhe duhet ta bëj Xhafa, dhe nëse është e vërtetë dhe pas saj nuk ka qëllim që të qëndrojë më shumë.Por nëse nuk është e vërtetë kjo pastaj është një histori tjetër që duhet të zgjidhet sa më shpejt nga Prokuroria.”, Ishte kjo deklarata e analistit Mustafa Nano.

Lexone

Fshesa në polici, zbulohen shifrat e para nga Vettingu: Ja sa dorëzojnë uniformat

Vettingu në Policinë e Shtetit ka dhënë frytet e para ku sot kanë dalë statistikat e para.Shifrat e para vijnë nga drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, ku mësohet se 2256 punonjës kanë dorëzuar formularët personalë.Deri më tani mësohet se 44 efektivë kanë paraqitur kërkesë për dorëheqje, duke u përjashtuar kështu nga procesi i vettingut.Ndërkohë, zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj tha se në rang vendi më shumë se 95 % e punonjësve të policisë i kanë dorëzuar formularët.Ai shtoi se ata që nuk e kanë plotësuar, do të përjashtohen nga policia. (TemA)

Lexone

Petrit Vasili: Saimir Tahiri as që i afrohet Ilir Metës. Ndryshe nga këta ordinerë që fshihen nën brekushe, ai ka vendosur standarte të paaritshme

Petrit Vesili i ka cilësuar shpifje të ulëta akuzat e Saimir Tahirit, ndaj Ilir Metës.Ai thotë Tahiri nuk i afrohet aspak Metës, pasi sipas tij, presidenti ka vendosur një standart në politikën shqiptare.“Tahiri është një dënglaxhi që u fsheh mbas votës së socialistëve për të mos u arrestuar.Ky nuk ka asnjë standard për t’iu afruar Ilir Metës.Kur Meta u akuzua për një ngjarje, brenda 24 orëve dha dorëheqje nga të gjitha funksionet.I dërgoi letër prokurorit të Përgjithshëm, ku i thoshte që ishte i gatshëm të hetohej. Ju nënshtrua gjykimit.Meta vendosi standardin e paarritshëm nga këta ordinerët që janë sot në qeveri.Tahiri u fsheh nën brekushet e atyre që e mbrojtën me votë që mos arrestohej. Sot duhet të kenë turp”, tha Vasili.(TemA)

Lexone

Armeni, Parlamenti voton sot për kryeministrin e ri

Mijëra persona kanë dalë në rrugët e Jerevanit për të monitoruar votimin për kryeminstrin e ri në Parlament, pas paralajmërimeve të liderit të protestave, Nikol Pashinian se partia në pushtet mund të tentojë ta prishë procesin.Pashinian, kandidati i vetëm për kryeministër, e ka akuzuar sot Partinë Republikane të ish-kryeministrit, Serzh Sarkisian se po tenton të pengojë seancën e sotme plenare, ku do të votohet për zgjedhjen e kryeministrit.Pashinian, 42-vjeç tashmë ka siguruar mbështetjen e të gjitha fraksioneve opozitare në Parlament. Ai i ka bërë thirrje Partisë Republikane, që ka 58 ulëse në Parlament, që të mos “pengojë” kandidaturën e tij për kryeministër.Mijëra armenë i janë përgjigjur thirrjes së Pashinian dhe kanë dalë në qendër të Jerevanit ku përmes monitorëve po përcjellin seancën plenare.Serzh Sarkisina kishte dhënë dorëheqje pas protestave masive në Jerevan dhe qytete të tjera të Armenisë.1 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone