Home / Tag Archives: detyruar

Tag Archives: detyruar

Punimet në rrjet, OST: Do ketë skemë të përkohëshme furnizimi me energji në këto zona

Për shkak të punimeve për realizimin e investimeve që kryen OST sh.a. për fuqizimin e N/st 220 kV Fierzë, Autotransfomatori 220/110 kV në këtë nënstacion duke filluar nga dt.05/06/2018 është aktualisht jashtë pune.Diktuar nga këto kushte OST sh.a. është e detyruar të krijojë skema të përkohëshme furnizimi në rajonin e Veri-Lindje deri në normalizimin e gjendjes.Për të minimizuar në maksimum kohën e ndërperjes së energjisë, në rast difektesh apo avarish të linjave të saj, OST ka organizuar punën dhe ka marrë të gjitha masat teknike dhe organizative për rritjen e gadishmerisë në rajonin në fjalë dhe përballimin e situatës së krijuar.

Lexone

“Shporru, duam De Biazin!”, 600 tifozë tërbuan trajnerin Panuçi në pjesën e dytë

Nga thirrjet për mbështetje të ishtrajnerit Xhani De Biazi te kontestimet dhe kërkesat për largim nga Kombëtarja shqiptare.Tifozët kuqezi tërbuan dje Kristian Panuçin, duke e detyruar të ndërpriste lidhjen direkte pas ndeshjes për platformën “SuperSport”.Rreth 600 shqiptarë kishin mbushur të vetmen tribunë të stadiumit modest të Eviansit, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme.Mirëpo, pasi mbështetën deri në fund Kombëtaren dhe u zhgënjyen pa masë nga paraqitja e lojtarëve, tifozët nisën të kontestonin Panuçin.“Panorama Sport” mëson se pa u mbyllur ende ndeshja, thirrjet që u dëgjuan më shumë ishin: “De Biazi! De Biazi!”.

Lexone

FOTOT: “Basha-Kryemadhi krah për krahu, buzëqeshja e Vasilit dhe koleksioni i fustaneve”, ja çfarë s’u pa sot në Kuvend

Opozita e vendit ka vijuar edhe ditën e sotme bllokimin e seancës parlamentare.Qëndrimi para foltores i ligjvënësve të PD-së dhe atyre të LSI, kanë detyruar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi që të ndërpresë tre herë punimet e seancës.Po çfarë ka ndodhur përtej tensioneve poltike?Më poshtë do të mund të shihni përmes fotografive se çfarë ka ndodhur në Kuvend. (TemA)

Lexone

Predikuesi islamik: Dëmtimi i Salah ishte një ndëshkim nga Zoti për atë që bëri

“Dëmtimi i Mohamed Salah në finalen e Champions League ishte një ndëshkim nga Zoti, pasi ai theu agjërimin gjatë Ramazanit”.Kështu pretendon një predikues islamik.Sulmuesi i Liverpool është detyruar të dalë nga loja në minutën e 30’ për shkak të një dëmtimi, pas duelit me Sergio Ramos.Salah në fillim u shpreh se nuk do e prishte agjërimin në prag të finales së Champions League.Por një fizioterapist konfirmoi se ai ndryshoi plan, pasi foli me departamentin e vlerave ushqimore të klubit.Myslimanët lejohen të thyejnë agjërimin për arsye udhëtimi.Por predikuesi nga Kuvaiti, Mubarak al-Bathali, thotë se Salah bëri mëkat duke thyer agjërimin për ndeshjen.“Zoti e ndëshkoi,” shprehet ai në Twitter.Al-Bathali pretendon se Salah është këshilluar në mënyrë të gabuar:“Fatkeqësisht, ai do të jetojë me këtë mëkat përjetësisht.”

Lexone

Ibras s’i mbajnë nervat, godet me shuplakë kundërshtarin (Video)

Tjetër “perlë” e Zlatan Ibrahimovicit në MLS në radhët e Los Angeles Galaxy, por këtë radhë jo për t’u vlerësuar. Sulmuesi suedez goditi me shuplakë nga pas kundërshtarin, futbollist të Montreal Impact, pasi ky i fundit e shkeli në këmbë, ndoshta pa dashje, në lojën pa top.Reagimi i 36-vjeçarit ishte i menjëhershëm me një veprim antisportiv, duke e detyruar arbitrin kryesor që t’i tregonte kartonin e kuq pa u mbyllur pjesa e parë.Pavarësisht se skuadra kaliforniane luajti për pjesën e mbetur të lojës me një lojtar më pak në fund iu gëzua tri pikëve falë golit të Kamara të shënuar në minutën e 75-të.Nervozizëm i tepruar nga gjiganti suedez, ndoshta edhe për faktin që u la jashtë përfaqësueses nordike për finalet e “Rusi 2018”, edhe pse dëshira e tij ishte të merrte pjesë në Botëror.22 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

E dogjën brenda në makinë, por a u detyrua 61 vjeçari të betohej mbi Kuran? Flasin provat

Xhafer Osmani u gjend i djegur brenda makinës së tij mesditen e së premtes dhe policia që prej asaj dite ka nisur investigimin për gjetjen e autorit të ngjarjes.Megjithatë, një detaj i ri ka dalë nga skena e krimit, që mund të zbardhi këtë ngjarje. Disa metra larg nga makina e djegur, shërbimet zjarrëfikëse kanë gjetur një libër të shenjtë Kurani, i cili është sekuestruar nga policia si provë materiale për të gjetur shenja gishtërinjsh.Ky libër është në gjendje të mirë dhe i padjegur, duke shërbyer si një tjetër arsye që policia e ka marrë për provë. Sipas hetuesve, ky është një zbulim i rëndësishëm pasi dyshohet se autorët e kanë detyruar viktimën që të betohet mbi librin e shenjtë dhe në të mund të gjenden shenjat e gishtërinjve të tyre.Ky veprim mund të jetë bërë që Osmani të betohej mbi Kuran për të treguar të vërtetën mbi lidhjen e tij jashtëmartesore në Fushë-Krujë.Megjithatë, ekziston edhe një mundësi tjetër; 61 vjeçari mund ta ketë pasur në makinë Kuranin dhe autori e k..

Lexone

A e detyruan kosovarin e vrarë në Fushë Krujë, të betohej mbi Kuran?

Pranë vendit ku u gjend makina e djegur në Fushë Krujë, bashkë me trupin e Xhafer Osmanit, është gjendur edhe një Kuran.Shërbimet zjarrfikëse, pasi kanë shuar zjarrin, kanë gjetur një Kuran vetëm tre metra më tutje.Libri i Kuranit ndodhej i padjegur dhe në gjendje të mirë, ndaj policia e ka marrë si provë materiale për të kontrolluar për shenjë gishtash.Hetuesit e konsiderojnë shumë të rëndësishëm gjetjen e Kuranit, për shkak se dyshojnë se autorët e kanë detyruar viktimën të betohet mbi librin e shenjtë dhe në të mund të gjenden shenjat e gishtërinjve të tyre.Dyshimet janë se Osmani ka pasur një lidhje jashtëmartesore në Fushë Krujë dhe mund të jetë detyruar që të betohet mbi Kuran, për të treguar të vërtetën.Pas kësaj, ai është vrarë dhe djegur brenda makinës së tij.(TemA)

Lexone

Investimi për bulevardin mbyll 200 biznese në Vlorë

Në nisje të sezonit turistik, në një kohë kur Vlora mbushet me turistë, një nga rrugët kryesore të saj është bllokuar.1.5 kilometër e Bulevardit Ismail Qemali është hapur i gjithi si pjesë e një rikonstruksioni që do të kushtojë 12 milionë euro, por projekti që synon të përmirësojë të gjithë zonën po u kushton shumë shtrenjtë 200 bizneseve që janë në të dyja anët e rrugës.Ata thonë se po famimentojnë. Askush nuk kalon më në këtë rrugë.Pronarët e lokaleve, dyqaneve thonë se kanë shumë pak klientë, ndërsa në këtë periudhë bllokimi janë të detyruar që të paguajnë taksat e plota pa asnjë lehtësim.Anëtar të Këshillit Bashkiak thonë se këtë shqetësim e kemi ngritur dhe Këshill për heqjen e taksave.Ndërkohë, një pjesë e bizneseve, por edhe shumë biznese të reja janë hapur në zonën e Lungomares, atje ku projekti po përfundon.2 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Realiteti në Shqipëri, 50 mijë fëmijë punojnë për bukën e gojës

Rreth 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm, janë të detyruar të punojnë për të siguruara jetesën e tyre.Këto janë të dhënat e një studimi nga Koalicioni për arsimin në Shqipëri, ku rezulton se 20.14 % e fëmijëve në moshë shkollore jetojnë në varfëri duke u përballur me vështirësi për të siguruar nevojat bazë për të jetuar.Sipas shifrave të publikuara nga studimi, rezulton se vitet e fundit vetëm 44% e fëmijëve arrijnë të konsumojnë vaktin ushqimor të mëngjesit gjatë javës ndërsa 64% e fëmijëve me aftësi të kufizuara të grup moshës 7-18 vjeç nuk shkojnë në shkollë

Lexone

FOTOT: Na ishte njëherë ushtria shqiptare…

Ushtria ishte një nga strukturat më të rëndësishme në Shqipëri, në kohën e komunizmit.Të gjithë ishin të detyruar të shkonin në ushtri dhe duhet të ishin gati për luftë.Sot situata është ndryshe, por më poshtë poi u sjellim disa foto të asaj periudhe.(TemA)

Lexone