Home / Tag Archives: detyruan

Tag Archives: detyruan

A e detyruan kosovarin e vrarë në Fushë Krujë, të betohej mbi Kuran?

Pranë vendit ku u gjend makina e djegur në Fushë Krujë, bashkë me trupin e Xhafer Osmanit, është gjendur edhe një Kuran.Shërbimet zjarrfikëse, pasi kanë shuar zjarrin, kanë gjetur një Kuran vetëm tre metra më tutje.Libri i Kuranit ndodhej i padjegur dhe në gjendje të mirë, ndaj policia e ka marrë si provë materiale për të kontrolluar për shenjë gishtash.Hetuesit e konsiderojnë shumë të rëndësishëm gjetjen e Kuranit, për shkak se dyshojnë se autorët e kanë detyruar viktimën të betohet mbi librin e shenjtë dhe në të mund të gjenden shenjat e gishtërinjve të tyre.Dyshimet janë se Osmani ka pasur një lidhje jashtëmartesore në Fushë Krujë dhe mund të jetë detyruar që të betohet mbi Kuran, për të treguar të vërtetën.Pas kësaj, ai është vrarë dhe djegur brenda makinës së tij.(TemA)

Lexone

Ndjekje si nëpër filma, policia qëllon me armë ndaj 2 shqiptarëve

Dy të rinj shqiptarë rrezikuan jetën e oficerëve të policisë gjatë një ndjekje me makina në Mandelieu La Napoule të Francës mbrëmjen e së martës. Mediat lokale shkruajnë se shqiptarët po ndiqeshin nga policia pasi u zbuluan teksa po përpiqeshin të hynin në një shtëpi për të vjedhur. Sapo mësuan …

Lexone