Home / Tag Archives: deshiron

Tag Archives: deshiron

Kjo femër i kërkon seks, ish-banori i BB zbulon mesazhet private

Ish-banori i Big Brother 4, Algen Nikolla, që pas daljes nga shtëpia e famshme, ka mbajtur një qëndrim privat, duke u shkëputur nga bota mediatike. Shpeshherë ai i mban të përditësuar ndjekësit e tij me postime të ndryshme në profilin e tij në Instagram, duke shpërndarë ndodhi nga jeta e tij e përditshme. Së fundmi, Nikolla nëpërmjet një postimi në Instastory, ka denoncuar një vajzë, e cila i ka ofruar marrëdhënie seksuale dhe i kërkon që ta kontaktojë në email, në rast se dëshiron të ketë pranë tij femra të bukura eskorta. Ai ka bërë publike pjesë nga kjo bisedë, ku dikush i shkruan “Përshëndetje. Je i interesuar për femra eskortë në Tiranë? Për më shumë kontaktoni…”, ndërsa përbri fotos, Nikolla ka shkruar “Më duket se kanë akses në TIMs”. Kujtojmë se Algen Nikolla është në një marrëdhënie. The post Kjo femër i kërkon seks, ish-banori i BB zbulon mesazhet private appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

FOTOT: Brenda hotelit ku do mbahet takimi historik Trump-Kim

Takimi historik midis Presidenti të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të mbahet në Hotel Capella në Sentosa Island në Singapor më 12 qershor. Siç bëjnë të ditur mediat e huaja bëhet fjalë për vendpushimin që shtrihet në 32 hektarë në ishullin Sentosa përgjatë Detit të Kinës Jugore dhe ka 112 dhoma, suita, vila dhe dërrasa, sipas faqes së saj të internetit. Nuk është e qartë saktësisht se ku Trump dhe Kim do të qëndrojnë në hotel, por raportet e mëparshme kanë sugjeruar që udhëheqësi i Koresë së Veriut dëshiron një suitë dhe se qeveria amerikane mund të paguajë për të. Në fund të majit, Trump anuloi samitin pas komenteve agresive nga qeveria e Koresë së Veriut. Por SHBA dhe Koreja e Veriut kanë punuar për të “ringjallur” takimin, dhe më 1 qershor, Trump njoftoi se ai do të mund të mbahej. (TemA)

Lexone

VIDEO: Gruaja i kërkoi divorcin, burrit i “ikën truri” dhe e shtyp me makinë

Ky është momenti tronditës kur një burrë i nervozuar shtyp me makinë gruan e tij. Ai bëri këtë veprim pasi gruaja e tij i bëri me dije se dëshironte të divorcohej nga ai. Ngjarja e tmerrshme është filmuar me kamerë amatore në qytetin rus Khabarovsk. Çifti bashkëshortor fillimisht ishin grindur brenda veturës, dhe kur situata u tensionua ajo i tha burrit të saj se dëshiron të divorcohet dhe pa u menduar dy herë doli nga vetura. Por, ky veprim zemëroi tej mase burrin i cili ktheu makinën dhe e goditi në trotuar. Fatmirësisht ajo shpëtoi pa dëmtime të rënda. (TemA)

Lexone

Kryemadhi: LSI është e hapur për prurje të reja, por kemi frikë se…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është e ftuar në studion e emisionit “Tonight” të Ilva Tares në televizionin Ora News, ku po flitet rreth temës: “Monika Kryemadhi dhe LSI në Opozitë”. Duke iu përgjigjur pyetjes se sa e hapur është LSI për figura të reja, Kryemadhi u shpreh se forca që ajo drejton është e hapur për të gjithë, ndërsa shfaqi frikën e saj për LSI-në. “LSI është e hapur për çdo njeri që do të kontribuojë pranë nesh. Është e vështirë për tu besuar sot, por LSI është e hapur dhe mirëpret çdokënd që dëshiron të kontribuojë. Nëse nuk do të ishte e hapur LSI do të mbetej në historinë e të shkuarës”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Lexone

Dash Shehi paralajmëron Ramën: S’jemi pula, do të të sulmojmë sërish

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi paralajmëron kryeministrin Edi Rama se ai dhe aleatët opozitarë do të vijojnë më tej aksionin opozitar deri në rrëzimin e qeverisë. Deputeti thotë në panorama se opozita do vijojnë të përplasen me efektivët duke theksuar se deputetët e djathtë “nuk janë pula që mund t’i përzerë Rama me shkop. “Ne duam paqe dhe qetësi. Përpara të gjithave na intereson vendi ynë. Por kjo nuk do të thotë që ne jemi pula, që i përzë me shkop Edi Rama. Nëse ai dëshiron të provokojë opozitën, mund të marrë edhe rezultate të tjera. Nëse vendet anëtare do të vendosin kushte dhe vendimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë do të shtyhet për në muajin dhjetor absolutisht që ne, nëse ndodh ky skenar, do të rishikojmë qëndrimin tonë. Do të sulmojmë këtë qeveri, e cila është përgjegjëse për këto 5 vite që i kanë sjellë dëme shqiptarëve”, tha Shehi. (TemA)

Lexone

Foto +18/ Pozicionet për një seks të zjarrtë!

Pozita e “lugës” është e mrekullueshme për intimitet – në thelb është seks dhe përqafime të kombinuara së bashku – por nganjëherë, njeriu dëshiron diçka më shumë. Dhe për ta bërë seksin më të zjarrtë, mund t’i përdorni këto pesë pozicione seksuale si në ilustrimet më poshtë: Luga e argjendtë Lugë lumi Luga shërbyese Luga e shtrirë Luga e “qenit” The post Foto +18/ Pozicionet për një seks të zjarrtë! appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Werner kërcënon me largim Leipzigun: Dua një klub të madh

Timo Werner i ka të qarta idetë për të ardhmen e tij. Sulmuesi i Leipzig la të kuptohej se dëshiron të ndryshojë ambient për t’u përmirësuar më shumë. 22-vjeçari deklaroi se për të Lewandowski, Suarez e Griezmann janë lojtarë të nivelit botëror dhe se ai dëshiron shumë të arrijë në nivelet e tyre. Ai theksoi se për të arritur sa më lart duhet të luajë në një skuadër të madhe që të përmirsohet më shumë, por pavarësisht dëshirës, Werner pohoi se ka ende kohë për të arritur nivelet botërore. 3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Milani lë Baccan te Villareali, por ëndërron Falcaon

Intrigë kolumbiane për sulmin e Milanit. Carlos Bacca është kthyer në Milanello pas huazimit 1-vjeçar te Villareali në Primera Division, por vetëm përkohësisht. Ai ndodhet në qendrën stërvitore të kuqezinjve për t’u përgatitur bashkë me futbollistët e tjerë të Kolumbisë për finalet e Botërorit. Do të qëndrojë me “Cafeteros” deri më 12 qershor, datë kur përfaqësuesja latine do të niset drejt Rusisë. Mirëpo në Milanello mund të qëndrojë shumë më gjatë (edhe pas përfundimit të Botërorit) Radamel Falcao. 10 ditë mund t’i mjaftojnë Mirabellit për të përmbyllur një marrëveshje shumë të rëndësishme të merkatos, pavarësisht paralajmërimit të dhënë nga UEFA për mospjesëmarrjen në Europa League. Bacca nuk dëshiron të kthehet te kuqezinjtë, sepse synimi i tij është të qëndrojë në Spanjë te Villareali. Këtë e zbuloi pas miqësores së Kolumbisë me Egjiptin në Bergamo: “Jam i lumtur dhe dua të qëndroj në La Liga. Ky është vullneti im.” Problem është çmimi i kartonit të sulmuesit. Spanjollët kanë kër..

Lexone

Nëna e Ronaldos zgjedh ekipin e ardhshëm të portugezit

Nëna e Cristiano Ronaldos, ka folur për të ardhmen e djalit të saj. Në një intervistë të dhënë për “SFR Sport”, Dolores Aveiro tha se vetë ishte e gatshme për të kaluar në Paris, por, nëse nuk vazhdon në Madrid, të ardhmen e karrierës së djalit të saj do ta shohë në Manchester, ku ai u shpall për herë të parë kampion europian dhe fitoi për herë të parë “Topin e Artë”. “Unë e dua Parisin. Vij në këtë qytet kohë pas kohe. Hera e fundit ishte kur djali im fitoi “Topin e Artë” të fundit. U ndjeva shumë krenare. Çdo herë që vij në Francë, të gjithë më trajtojnë shumë mirë”, – iu përgjigj një pyetjeje rreth kryeqytetit francez dhe, lidhur me atë përgjigje, u mor në pyetje për të ardhmen e djalit të saj, nëse ai mund të vinte te PSG-ja: “Nëse ju them të vërtetën, nuk do të më pëlqente, por do të preferoja që ai të kthehej në Manchester”. Kjo intervistë shton tymnajën e krijuar pas deklaratave të Cristiano Ronaldos në fund të finales së Ligës së Kampionëve, në të cilën ai tha se “kishte qenë..

Lexone

5 ëndrrat erotike që femrat nuk ia thonë askujt, as shoqeve të ngushta

Ëndrrat janë mendime dhe imazhe, tinguj, zëra dhe ndjenja subjektive që i përjetoni kur jeni në gjumë. Mund të përfshijnë njerëz që i njihni ose jo, vende të njohura ose që nuk i kemi parë kurrë në jetë. Ndonjëherë janë thjesht kujtime të vagullta të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ditës, ndërsa në raste të tjera mund të evokojnë sekretet tuaja më të errëta, frikën dhe fantazitë intime. Më poshtë do t’ju njohim me 5 ëndrrat erotike më të shpeshta që shohin femrat dhe shpjegimet e tyre përkatëse: 1.Sikur bëjnë seks me shokun e ngushtë: Edhe pse në jetën e përditshme nuk do ta çonit kurrë ndërmend diçka të tillë me shokun tuaj të ngushtë, në ëndrra çdo gjë është e mundur. Në të vertetë një ëndërr e tilë shkon përtej nevojës fizike. Sipas eksperteve të ëndrrave Anna Karin Bjorkland, kjo ëndërr lind nga një lloj overdozë emotive që më pas shndërrohet në dëshirë seksuale. 2. Shkojnë në shtrat me ish-in : Një gjë e tillë do të ishte shumë normale, sidomos nëse keni kaluar një marrëdhënie t..

Lexone