Home / Tag Archives: deputetet

Tag Archives: deputetet

Deputeti kamikaz, akuza të rënda në Kuvend: Kryeprokurorja e EULEX bëri seks me një politikan të lartë kosovar, kam përgjime

Opozita ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën ku ai ishte thirrur në interpelancë për korrupsionin, ndërsa mbrojtësit e tij, janë kundërpërgjigjur po ashpër.Madje, deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, shkoi edhe më larg, duke akuzuar jo thjeshtë zyrtarët vendorë, por edhe ata ndërkombëtarë.Sipas tij, çdo gjë e keqe Kosovës i ka ardhur nga EULEX dhe UNMIK.Ai madje denoncoi edhe një rast të një afere mes kryeprokurores së EULEX, Isabelle Arnall dhe një politikani të Kosovës, që nuk ia ka përmendur emrin.Aferë kjo, që sipas Zekës, kishte si qëllim ngritjen e aktakuzave ndaj kryetarit të nismës, Fatmir Limaj.“Kam raport me shkrim sekret se kryeprokurorja e EULEX-it Isabelle Arnall përpos që ka bërë marrëdhënie intime me një politikan se nuk po guxoj me përdor fjalën ‘seks’.Përpos që ka bërë marrëdhënie intime me një politikan të kalibrit të lartë në një vilë në Brezovicë ‘i ka thënë futja Fatmir Limës, t’u bë lezet në krevat’ ” tha Milaim ..

Lexone

Deputeti austriak që e solli Basha në Tiranë flet për vëllain e Xhafajt, por ka për vete të vëllanë në burg

Austria është e gatshme të votojë pro hapjes së negociatave në fund të muajit qershor pavarësisht se ka skepticizëm mes deputetëve austriakë.Kjo u theksua nga deputetët Reinhold Lopatka dhe Michael Hammer të Partisë Popullore Austriake, pas një konference që patën në Tiranë me Lulzim Bashën.Lopatka, kryetar i Komisionit të Cështjeve Europiane dhe nënkryetar i Komisionit të Jashtem në Parlamentin austriak tha krah Bashës, se është pro hapjes së negociatave dhe se këtë gatishmëri ai e kishte gjetur si nga takimet me deputetët të mazhorancës ashtu edhe nga opozita.Por Lopatka vërejti në fund të fjalës së tij se, “duhet të theksojmë se ne jemi të shqetësuar për rastin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Rasti i Xhafajt duhet të trajtohet në mënyrë të besueshme…”Ai nënvizoi gjithashtu se, lufta ndaj krimit, fuqizimi i të drejtës dhe respektimi i Kushtetutës janë thelbësore për Austrinë.Interesant është në fakt, se vetë zoti Lopatka ka një deputet me problem me ligjin.Vëllai ..

Lexone

Kanada, Senati aprovon marijuanën legale

Senati kanadez ka cotuar në favor të legalizimit të marijuanës me qëllime rekreative, duke e bërë Kanadanë vendin e parë që del kundër grupit të G7-ës. Senati kaSenatorët kanadezë kaluan ligjin mbi kanabisin me 56 vota pro, 30 kundër dhe 1 abstenim pas studimit të projektligjit për gjashtë muaj. Kryeministri Justin Trudeau ishte i vendosur për të legalizuar marijuanën këtë verë.Kanadaja do të jetë kështu vendi i parë i G7-s që lejon përdorimin e drogës. Përdorimi medicinal i saj është lejuar me ligj që në vitin 2001.Votimi i së Enjtes pritet të kalojë në parlament, ku deputetët do të vendosin nëse do të pranojnë amendamentet e shtuar në legjislacion nga Senati.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Balla: Bën zhurmuesen; Kryemadhi: S’jam marrë me motrën e gruan tënde

Një debat i ashpër është shënuar jashtë sallës së Kuvendit, gjatë momentit që kanë dalë deputetët. Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi kanë replikuar mes tyre dhe përplasja është nxehur kur janë përmendur familjarët.Balla ishte duke folur me gazetarët dhe aty u afrua Kryemadhi, e cila kërkoi të flasë. Por Balla tha se gruaja e Kreut të Shtetit bën zhurmuesen, ndërsa Kryemadhi i tha se askush s’ia përmendi motrën dhe bashkëshorten.DEBATI:Kryemadhi: Mund të flasim dhe ne?Balla: Edhe ti do flasësh se ta zuri vendin Luli në Kuvend.Kryemadhi: Po do flasim…Balla: Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitësKryemadhi: Taulant nuk jam marrë as me motrën tënde dhe as me gruan tënde. Rri urtë, nuk të shpëton dot Edi Rama dhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm. Nuk e zëvendëson fot Fatmir Xhafajn.Balla: Më pëlqen edukata juaj!Kryemadhi: Edukata ime është shumë e mirë, por ..

Lexone

LSI iu përgjigjet “akuzave” për pasurinë e deputetëve: Çdo muaj kemi disa shpërblime

Deputetja Kejdi Mehmetaj iu përgjigjet akuzave për pasurinë e deputetëve të LSI.Lidhur me akuzat e deklarimit të pasurisë për deputetët e LSI dy ditë me parë, nga të cilat vëreheshin shuma të mëdha për shpenzimet e karburantit, komunikimet telefonike si dhe dietat e udhëtimeve, deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj sqaron burimin e tyre.E ftuar në emisionin Debati në Channel One, të gazetarit Roland Qafoku, Mehmetaj sqaroi:“Vetëm për të sqaruar,ato nuk është se i kam shpenzuar unë, ajo është pagesa mujore që merr një deputet.Dhe e kemi të gjithë njësoj.Deputeti çdo muaj merr pagën e tij bazë që është e barabartë më pagën e një nënpunësi të lartë të çdo sektori tjetër të administratës dhe krahas kësaj për çdo muaj kemi disa shpërblime, domethënë tip djetash ku futen shpenzimet për udhëtime etj, dhe e gjitha kjo prapë nuk shkon sa një rrogë tjetër e një zyrtari të lartë.Po të kisha punuar në profesionin tim, do e kisha pasur rrogën më të lartë.”

Lexone

Dash Shehi paralajmëron Ramën: S’jemi pula, do të të sulmojmë sërish

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi paralajmëron kryeministrin Edi Rama se ai dhe aleatët opozitarë do të vijojnë më tej aksionin opozitar deri në rrëzimin e qeverisë.Deputeti thotë në panorama se opozita do vijojnë të përplasen me efektivët duke theksuar se deputetët e djathtë “nuk janë pula që mund t’i përzerë Rama me shkop.“Ne duam paqe dhe qetësi. Përpara të gjithave na intereson vendi ynë. Por kjo nuk do të thotë që ne jemi pula, që i përzë me shkop Edi Rama. Nëse ai dëshiron të provokojë opozitën, mund të marrë edhe rezultate të tjera.Nëse vendet anëtare do të vendosin kushte dhe vendimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë do të shtyhet për në muajin dhjetor absolutisht që ne, nëse ndodh ky skenar, do të rishikojmë qëndrimin tonë. Do të sulmojmë këtë qeveri, e cila është përgjegjëse për këto 5 vite që i kanë sjellë dëme shqiptarëve”, tha Shehi. (TemA)

Lexone

Kryebashkiakja e LSI sulmon deputetin e PS: Je trutharë, kur unë merrja bursë 40.000 $, ti haje gjizë e pije raki

Kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira, ka sulmuar ashpër deputetin e zonës, Nure Belbën.ReagimiDeputeti memec i Prrenjasit na qenka inatosur pse e quajtem. Po mire more Z. Memec, sa here ke folur ne parlament dhe ke ngritur problemet e zones tende? Sa here ke mbajtur ndonje fjalim me karakter ekonomik meqe je dhe i fushes!? Sa here ke kerkuar asfaltimin e rruges se fshatit tend, Skroskë?! Sa here ke folur per problemet qe ka Prrenjasi apo fshatrat e tjere?! ZERO !!! Te ka dale emri si nje nga deputetet qe s’ke folur kurre ne parlament! E çdo flasesh ti, edhe une çfare kerkoj! Formimi yt s’ta lejon!Meqe je marre me titullin tim si profesoreshe , karriera ime si akademike dhe karriera jote si llogaritar kooperative i tipit te larte, jane sikur te krahasosh diten me naten. Une e kam mbaruar shkollen ne moshen 22 vjeç ndersa ti u diplomove kur ishe mbi 50 vjeç, dhe shyqyr qe mbarove nje shkolle nate se do kishe ngelur pa diplome fare.Ne moshen 23 vjeç, une isha lektore ne disa ..

Lexone

Lajmi për survejimin e Bashës, Noka dhe Paloka shkojnë në Polici për t’u ankuar

Një lajm i shpërndarë nga Lulzim Basha se po survejohet nga policia, ka vënë në lëvizje selinë blu.Mbledhja e ditës së sotme me drejtuesit e Partisë Demokratike, ka ngarkuar dy deputetët Edi Paloka dhe Flamur Noka që të shkojnë për t’u ankuar në Polici.Ata janë parë pranë komisariatit për të bërë kallëzimin në llogari të Bashës.Në lajmin për survejim thuhet se monitorimi po bëhet nga koha kur “Babalja” bëri denoncimin publik për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj. (TemA)

Lexone

Po e survejon policia Bashën? Kryedemokrati mbledhje urgjente me drejtuesit e PD-së

Kryedemokrati Lulzim Basha pas disa lajmeve se familja e tij po survejohet nga policia, ka bërë lëvizjen e parë.“Selia blu” njofton se shefi i opoztës ka thërritur në mbledhje urgjente drejtuesit e PD dhe të grupit parlamentar.Në takim marrin pjesë nënkryetarët e Partisë, Spaho dhe Paloka, nënkryetarët e komisioneve të Ligjeve dhe Sigurisë, Alibeaj, Noka dhe deputetët Bylykbashi, Strazimiri dhe Salianji.Ndërkohë, Basha ka kërkuar që në takim të jetë edhe sekretari përgjithshëm, Arben Ristani.Lajmi është shpërndarë ditën e sotme dhe sipas denoncimit Basha po mbahet nën survejim nga segmentë të Policisë Operacionale.Basha pretendonse survejimi ka nisur pas denoncimit në publik të videopërgjimit të “Babales”. (TemA)

Lexone