Home / Tag Archives: deputete

Tag Archives: deputete

Deputeti kamikaz, akuza të rënda në Kuvend: Kryeprokurorja e EULEX bëri seks me një politikan të lartë kosovar, kam përgjime

Opozita ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën ku ai ishte thirrur në interpelancë për korrupsionin, ndërsa mbrojtësit e tij, janë kundërpërgjigjur po ashpër.Madje, deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, shkoi edhe më larg, duke akuzuar jo thjeshtë zyrtarët vendorë, por edhe ata ndërkombëtarë.Sipas tij, çdo gjë e keqe Kosovës i ka ardhur nga EULEX dhe UNMIK.Ai madje denoncoi edhe një rast të një afere mes kryeprokurores së EULEX, Isabelle Arnall dhe një politikani të Kosovës, që nuk ia ka përmendur emrin.Aferë kjo, që sipas Zekës, kishte si qëllim ngritjen e aktakuzave ndaj kryetarit të nismës, Fatmir Limaj.“Kam raport me shkrim sekret se kryeprokurorja e EULEX-it Isabelle Arnall përpos që ka bërë marrëdhënie intime me një politikan se nuk po guxoj me përdor fjalën ‘seks’.Përpos që ka bërë marrëdhënie intime me një politikan të kalibrit të lartë në një vilë në Brezovicë ‘i ka thënë futja Fatmir Limës, t’u bë lezet në krevat’ ” tha Milaim ..

Lexone

Kosova voton rezolutën, bashkohen doganat me Shqipërinë

Miratohet nga Kuvendi i Kosoves unififikimi i pikave doganore mes dy vendeve.Kuvendi i Kosovës me 67 vota për, 1 kundër dhe 1 abstenim ka votuar Rezolutën nga debati parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre.Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri si propozues i debatit parlamentar dhe i mbështetur nga gjashtë deputetë tjerë për unifikimin e doganave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në seancën e mbajtur një ditë më parë lidhur me këtë çështje, tha se unifikimi doganor nuk u arrit asnjë herë qëllimin dhe të dyja vendet janë të vonuara për rezultatet do të sillte ky unifikim, shkruan Telegrafi.

Lexone

Çuni i Fahriut: Ça i dini europianët ju, budallenj? Nuk na i hapin negociatat, këmbës bjerini

Çuni i Fahri Balliut, të cilin babi e ka bërë deputet, thotë se europianët nuk janë budallenj, që të çelin negociatat për Shqipërinë.“Ca pune bëtë, sot keni 150 ditë qe keni ardh në punë.Çfarë keni bërë? Përvecse keni mbrojt Saimir Tahirin, u munduat të kapni çdo institucion dhe keni kapur drejtësinë.Asnjë gjë tjetër. Doni ju hapjen e negociatave. Ça i dini ju europianët?Budallenj janë këta, që ato që nxirrni ju vetë në ERTV, mendoni se do i besojë edhe Europa?Ka njerëz në PS me background gazetari.Ka që në 2002 debati për Teatrin, kur u çuan 20 deputetë socialist e dolën kundër qeverisë socialiste.Kurse sot nuk pipëtin zëri në PS, sepse nuk drejtojnë as politikanë, as gazetarë, as artiste, por bandida.Sepse i kanë kapur peng bandat, sepse kanë kapur Edi Ramën, se vëllain e ka të përfshirë me drogë me diosjen e Xibrakës”, tha Balliu.(TemA)

Lexone

Arta Marku “kapërcen” Vetting-un me kompetenca të reja

Dy deputetë të PS-së propozojnë në Kuvend një amendament që i lejon prokurores së Përkohshme Arta Marku të bëjë emërime, derisa të ngrihen organet e vetingut.Pika e dytë e projektligjit lidhet me kuotat për Shkollën e Magjistraturës.Në një intervistë për TemA TV, deputetja Klotilda Ferhati shprehet se kjo nismë kërkon edhe vullnetin e opozitës.

Lexone

NEGOCIATAT: Tetë deputetë holandezë zbarkojnë në Tiranë, takime me Ramën dhe Bashën

Tetë depute të Parlamentit të Holandës kanë nisur vizitën e tyre zyrtare në Tiranë, ku do të njihen me ecurinë e reformave në vendin tonë.Grupi i deputetëve holandezë është takuar me kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile.Duke folur për mediat ata thanë se Shqipëria nuk është gati, pasi problem është ende mosndëshkimi i zyrtarëve. “Shqiptarët janë problematik në Holandë”, kanë thënë ata duke shtuar se janë duke mbledhur informacion dhe nuk ka vendim përfundimtar të Holandës.Delegacioni drejtohet nga Malik Azmani që i përket partisë për Liri dhe Demokraci, ndërsa anëtarë janë Anne Mulder po nga e njëjta parti. Kees Verhoeven nga partia Demokratët 66, Bram Van Ojik të Gjelbrit e Majtë, Frank Futselaar Partia Socialiste, Stieneke Van der Graaf Unioni Kristian, Mr Pieter Omtzigt partia Kristian Demokrate dhe Jeffrey Van Haaster. (TemA)

Lexone

“Tmerr, numëron bandat në televizor, të bën të ikësh nga vendi”, Xhafaj i përgjigjet akuzave të Tahirit

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas akuzave nga që i bëri Saimir Tahiri.Në një deklaratë Xhafaj thotë se nuk i heq asnjë presje atyre që ka thënë më parë për policinë dhe bandat.Ndërkohë më herët Saimir Tahiri akuzoi ministrin Xhafaj se ai është një “tmerr, numëron bandat në televizor, të bën të ikën nga Shqipëria”.“Tani bëjnë dhe vettingun e policëve të shkretë, që ç’nuk kanë parë 30 vite nga politika.Shumë mirë, të pastrohet policia.Unë jam shumë dakort. Po kjo nuk bëhet as brenda ditës, as me veting. Se ata 1300 policë që janë larguar nga puna sa unë shërbeva në detyrë, për korrupsion, për shkelje të ligjit, për ishin shenja më e mirë e vullnetit për ta bërë po këtë nuk e thotë njeri. Po unë pyes: Pse nuk e filluam nga vetja ne Vettingun? Deputetë, ministra, zv.ministra, drejtorë.Pas gjyqtarëve, prokurorëve pse nuk e filuam nga vetja ne? Nga politika… Unë po gjykohem dhe hetohem dhe kjo është kaluar vettingutMinistri i Brendshëm, numëron bandat në telev..

Lexone

Tahiri sulmon Fatmir Xhafajn…

E ka treguar hapur mllefin dhe pakënaqësinë Saimir Tahiri për pasardhësin e tij në detyrë, Fatmir Xhafajn. Ministrin e Brendshëm, Tahiri e ka sulmuar për faktin që del në media duke numëruar bandat dhe grupet kriminale dhe për vetingun në polici.“Tani bëjnë dhe vettingun e policëve të shkretë, që ç’nuk kanë parë 30 vite nga politika. Shumë mirë, të pastrohet policia. Unë jam shumë dakort. Po kjo nuk bëhet as brenda ditës, as me veting. Se ata 1300 policë që janë larguar nga puna sa unë shërbeva në detyrë, për korrupsion, për shkelje të ligjit, për ishin shenja më e mirë e vullnetit për ta bërë po këtë nuk e thotë njeri. Po unë pyes: Pse nuk e filluam nga vetja ne Vettingun? Deputetë, ministra, zv.ministra, drejtorë. Pas gjyqtarëve, prokurorëve pse nuk e filuam nga vetja ne? Nga politika… Unë po gjykohem dhe hetohem dhe kjo është kaluar vettingut…” u shpreh Tahiri, që vazhdoi të sulmojë Fatmir Xhafajn për fjalimet që mban në Forumin e Sigurisë.“Ministri i Brendshëm, numëron bandat n..

Lexone

Të skualifikuarit nga Vettingu ‘ngelen rrugëve’, s’do pranohen as si avokatë

Prokurorët dhe gjyqtarët që janë dorëhequr për shkak të procesit të Vettingut, apo që skualifikohen gjatë këtij procesi, nuk do të pranohen nga sistemi i ri i drejtësisë të jenë pjesë e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.Kjo u konfirmua nga vetë kreu i kësaj dhome, Maks Haxhia gjatë shqyrtimit të projektligjit të ri të avokatisë në Komisionin e Ligjeve.“Lind pyetja, këta që digjen nga Vettingu, a do të bëhen avokatë? Se ata juristë janë. Jo, ne kemi vënë pengesë. Nuk duam ta kthejmë avokatinë në strehën e të korruptuarve, apo të të larguarve nga Vettingu”, tha Maks Haxhia, kreu i Dhomës Kombëtare të AvokatisëKjo u mbështet dhe u përshëndet edhe nga deputetë socialistë dhe kreu i Komisionit të Ligjeve.“T’u qëndrojmë fort këtyre neneve bllokuese”, tha Bashkim Fino, raporton Report TV.“Nuk mund të fusim nga penxherja ata që largojmë nga Vettingu. Nuk mund t’i pastrojmë në një anë dhe nga ana tjetër t’i sjellim sërisht në sallën e gjyqit”, tha nga ana tjetër Ulsi Manja.Ministrja e D..

Lexone

Berat, punonjësit e guroreve protestojnë para prefekturës

Drejtuesit e firmave të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit dekorativ, dhe punëtorët kanë protestuar sot përpara prefektit të qarkut në Berat.Ata janë pezulluar prej dhjetori t të vitit të kaluar për të punuar, por ndërkohë drejtuesit e firmave thonë se kanë hapur proces gjyqësor dhe kanë fituar ndaj Ministrisë së Mjedisit, por ende nuk lejohen të punojnë.Protestuesit u mbështetën dhe nga deputetë të PD-së në këtë qark.30 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Largohet deputeti i PD-së: Pas 14 shkurtit mbledhjet i drejton…

Rokadë deputetësh do të ndodhë në këshillin e legjislacionit dhe më konkretisht me drejtuesin e tij. Këshilli, i cili deri më sot drejtohej nga deputeti i PD-së, Enklejd Alibeja, do të drejtohet nga një tjetër deputete i djathtë. Bëhet fjalë për deputetin dhe anëtarin e këtij këshilli, Oerd Bylykbashin. lajmin …

Lexone