Home / Tag Archives: deperton

Tag Archives: deperton

Kamza trondit Teutën, Moçka sërish vendimtar në Durrës

Ndeshje e çmendur në Durrës. Gjashtë gola por pa fitues në një takim që pati shumë emocione. Ishte Teuta që shënoi 2 herë në pjesën e parë me anë të Latif fillimisht dhe më pas Alhasanit. Plaku hapi sfidën fillimisht me një gol pak minuta para fundit të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë miqtë e shtuan presonin dhe e gjetën golin e barazimit në të 77-ën, Teuta u zgjua dhe kërkoi të kalonte sërish në avantazh, por në sekondat e fundit të kohës së rregullt ishte Kamza që me anë të Filit, të aktivizuar në pjesën e dytë, gjeti golin. Nuk kishte mbaruar asgjë, pasi Hakaj pak sekonda më vonë goditi traversën. Në goditjen e fundit nga këndi për vendasit Moçka godet me kokë, topi ndalet por Latif ndjek aksionin dhe gjen golin e barazimit. Nga një pikë për të dyja skuadrat në një ndeshje spektakolare. Më shumë duket se i shkon për shtat Kamzës që ruan diferencën me Teutën.Teuta 3–3 KamzaShënues: Latif 13′, 90+4, Alhasan 32’/ Plaku 41′ Çukoviç 77′, Fili 90′GOLAT13’ – Hakaj hedh një top..

Lexone