Home / Tag Archives: denoncuar

Tag Archives: denoncuar

Po na vrasin – në mes të rrugës, në mes të ditës

Kjo është njëra nga domatet që shqiptarët hanë çdo ditë, pa e kuptuar se çfarë rreziqesh u kanosen. Domates i kanë hedhur aq shumë hormone rritjeje, saqë i kanë mbirë filizat.Kantautori Elton Deda ka denoncuar skandalin me produktet që shiten në mes të rrugës, në mes të ditës, duke rrezikuar jetën e banorëve.“Kjo domate (bashkë me shoqe), u ble në Rrogozhinë të tezgat e shitësve të zonës. Nuk ka të shkojë me keq kontrolli ushqimor. Në mes të rrugës, në mes të ditës duan të na vrasin me kësi lloj këllirash”, shkruan Elton Deda në Facebook.

Lexone

Gazetari grek: Shqiptarët, kafshë që i bëmë njerëz. Reagon Komiteti i Helsinkit

Komiteti i Helsinkit në Greqi ka denoncuar gazetën “Proto Thema” për qëndrime raciste ndaj shqiptarëve.Reagimi erdhi pas botimit të një shkrimi nga ana e gazetarit Themis Anastesiadhis.Ai i ka quajtur shqiptarët, “kafshë që erdhën në Greqi në gjendje kafshërore dhe ne i bëmë njerëz”.Për më tepër, në shkrimin e tij gazetari Anastesiadhis thotë se grekët e kanë vetë fajin që i bënë shqiptarët njerëz.Menjëherë pas këtij shkrimi, Komiteti i Helsinkit në Greqi vendosi të kryejë denoncimin pranë departamentit kundër dhunës raciste në shkelje të ligjit.

Lexone

VIDEO/ Berisha denoncon “shetësimin e madh”: Ja fishekzjarret në Kombinat, po i hedh “Saje qorri” me paratë e drogës

Sali Berisha ka denoncuar një shqetësim tejet serioz për të.Një video ku shfaqen disa fishekzjarre, ai e ka lidhur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.Ish-kryeministri ka arritur në konkluzionin se ato fishekzjarre janë hedhur nga Tahiri dhe se janë blerë me paratë e drogës.“Feste te madhe kishte mafia dje!Shikoni videon e qytetarit dixhital. sb“o doktor ja si festojne ne kombinat me parate e droges lirimin e saje qorrit”, shkruan Berisha sipër videos e cila edhe mund të jetë e ndonjë gëzimi familjar apo dasme të hershme. (TemA)

Lexone

VIDEO/ Kina, postera kundër spiunëve: Ruhuni nga “flokëkuqët

Kina ka nisur një fushatë kundër spiunazhit të huaj.Qeveria e Kinës ka shpërndarë postera ku paralajmëron qytetarët të ruhen nga akamikët, turistët, mësuesit e anglishtes dhe punonjës të organizatave joqeveritare të cilët ofrojnë shpërblime me para.Ndërkohë që është vënë në dispozicion dhe një linjë telefonike për të denoncuar rastet.

Lexone

Zhduket 29-vjeçari, për herë të fundit u pa në Shkodër (EMRI)

Një 29-vjeçar është zhdukur në rrethana misterioze prej 48 orësh, ku për herë të fundit është parë në qytetin e Shkodrës.Familjarët e Ermal Vujës kanë denoncuar zhdukjen e tij në policinë e Tiranës dhe të Shkodrës, teksa japin dhe foton e të riut nëse dikush e sheh. Vëllai i tij ka publikuar numrin e telefonit 0695581968, për këdo që mund të ketë informacion.9 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Furtunë” në Universitetin e Elbasanit: Prangoset dekani, pedagogë dhe sekserë

Departamenti i Gazetarisë në Elbasan njihet si një ndër më të korruptuarit dhe më të papërgjegjshmit në të gjithë sistemin e arsimit të lartë në vend.Nje operacion policor kunder korrupsionit ka vene ne pranga 7 persona mes te cileve tre pedagogë dhe kater sekserë të cilët prej kohësh janë denoncuar nga studentët.Te arrestuarAlbert Riska, dekanElvira Lumi shefe e Departamentit te GazetariseErjola Calja, pedagoge.Petrit Kodra, Admirim Kala, Petrit Kodra dhe Marjus Calja, ne rolin e seksereve.Dyshohet se në hetim është vendosur edhe pedagogia Nirvana Shkëlzeni.Pedagogët dhe sekserët janë arrestuar rreth orës 02:00 të mëngjesit.(TemA)

Lexone

Ngacmon turisten e huaj, arrestohet 28-vjeçari nga Berati

Një turiste e huaj ka denoncuar një 28-vjeçar nga Berati se e ka ngacmuar, dhe për këtë policia ka vënë në pranga Sokol Sulejmanin.“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Sokol Sulejmani, 28 vjeç, banues në lagjen Donika Kastrioti, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja H.Ch, 28 vjeçe, ku pretendonte se shtetasi i lartpërmendur e ka ngacmuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.Mësohet se 28-vjeçarja ishte turiste e huaj që vizitonte qytetin e Beratit, dhe ndaj Sulejmanit tashmë rëndon akuza e “veprimeve të turpshme”.5 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Hormone, apo domate?! (FOTO)

E kuqja nga jashtë mund t’ju gënjejë. Dhe nuk është hera e parë. Në qytetin e Vlorës, rast i denoncuar në Express, një qytetar ka blerë në treg domate, e cila në brendësi ishte e mbushur me hormone. Shtimi i hormoneve nga disa prej kultivuesve të domateve, bëhet me qëllim …

Lexone