Home / Tag Archives: deklaruar (page 2)

Tag Archives: deklaruar

Kreu i Gjykatës Kushtetuese sot para Vettingut

Po zhvillohet në KPK, seanca ndaj kreut te Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili vetë nuk është i pranishëm, por përfaqësohet nga avokati Maks Haxhia.“Kemi kryer hetim per deklarimet e pasurise. Apartament banimi 146 m katror, garazh me vlere 118 mije euro. Burimi: kredi bankare 120 mije euro me afat 20 vjet. Hua pa interes 25 mije euro. Te ardhurat e tij, 35 mije euro bashke me bashkeshorten. Vlera e apartamentit eshte 180 mije euro”, – ka thënë Xhensila Pine.Mësohet se Dedja ka bërë deklarime konfuze në dy deklarata noteriale. 25 mijë euroshin fillimisht ka deklaruar se ia ka marrë kunatit, pastaj babait të kunatit. Edhe 15 mijë euro hua që i ka marre vellait është e dyshimtë. Nga dokumentacioni i dorëzuar rezultojnë mangësi.Sipas KPK, vëllai i gjyqtarit, në kohën kur i ka dhënë 15 mije euro borxh, i ka blerë Dedjes një apartament 40 mijë euro me kredi.Probleme për gjyqtarin Dedja ka edhe me një apartament tjetër në Tirane, blerë në 1997 me vellane. Sipas KPK, gjyqtari ..

Lexone

SHBA dhe NATO i tregojnë “vendin” Italisë, pas flirtimit me Rusinë

Krerët e NATO-s dhe Uashingtonit kanë reaguar ashpër pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Italian, Matteo Salvini, se Roma mund të vendosë veton në BE për të hequr sanksionet ndaj Rusisë.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se “sanksionet ndaj Moskës nuk preken dhe aleatët duhet të kenë qëndrim të përbashkët”.Ministrja e Mbrojtjes e Italisë Elisabetta Trenta deklaroi se “Italia do të mbajë gjithmonë impenjimet dhe zotimet e marra, por ajo kërkon se përveç të japë, edhe duhet të marrë nga organizatat ndërkombëtare.Vetë presidenti rus, Vladimir Putin tha se gjërat kanë nisur të lëvizin dhe shpresonte se diccka do të ndodhë.

Lexone

Zbulohet dëshmitari i ri, në video-përgjimin e “Babales”: Në përgjim jam unë, aktrova rolin e Agron Xhafajt

Hetimi i dosjes shumë të përfolur në politikën Shqiptare të audio-përgjimit të pretenduar mes Albert Veliut (Babalja) dhe Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka sjellë nxjerrjen në dritë të elementëve të reja mbi këtë çështje.Një element i ri ka dalë së fundmi, provë e cila mund të kthejë përmbys të gjithë situatën e debatit politik dhe vërtetësinë e akuzave të bëra nga PD, se Agron Xhafaj drejton trafikun e drogës. Por nëse ky element do jetë i vërtetë, atëherë përgjegjësia totale do bjerë mbi kupolën drejtues të PD dhe denoncuesit publik të këtij audio-përgjimi të mistershëm.Gjatë verifikimeve të kryera elementë të rinj kanë dalë, duke treguar një anë të erët dhe version të panjohur deri më sot, mbi atë çfarë ka ndodhur dhe vërtetësinë e këtij audio-përgjimi, që Partia Demokratike e publikoi në media, dhe trumbetoi se Agron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm drejton trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të Italisë.“Shqiptarja.com” mëson s..

Lexone

Skeda e pasurisë së deklaruar të Bashkim Dedja-s: Ja “njollat e zeza” që mund të djegin kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Analiza e deklaratave të pasurisë së Bashkim Dedja- kryetar i Gjykatës së Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut të premten, nga viti 2003 deri në vitin 2017.Bashkim Dedja ka lindur në 13 mars 1970 në Dibër dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë së Universitetit të Tiranës në vitin 1993. Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe më pas deri në vitin 1998 si gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë. Gjatë viteve 1998-2010 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Durrës. Në muajin maj të vitit 2010 Dedja u emërua anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i vitit 2012 është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese.Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Bashkim Dedja nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko këtu për skedë..

Lexone

Nga salla e gjyqit, Izet Haxhia kërkon përballje me Sali Berishën

Këtë të enjte është zhvilluar seanca e parë gjyqësore për Izet Haxhinë, i cili ka kërkuar nga gjykatësi që të ketë një përballje të drejtpërdrejtë me ish kryeministrin Sali Berisha. I akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, i dënuar me 25 vite burgim, i larguar në Turqi e më në fund këtë vit i ekstraduar me vetë dëshirën e tij për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, këtë të enjte Izet Haxhia është shfaqur i qeshur përpara kamerave në sallën e gjyqit.Vetë Haxhia teksa ka kërkuar përballje me Sali Berishën ka treguar dhe planin e ish kryeministrit për ekzekutimin e tij dhe të një sërë personash të tjerë. “Denoncuesi dhe akuzuesi im Sali Berisha ka një marrëveshje të bërë në “Rogner” për të ekzekutuar disa persona. Mes tyre edhe mua. Disa i vranë, mua jo”, ka deklaruar Haxhia. përpara trupës gjykuese.Avokati i Haxhisë, Romeo Karaj ka paraqitur një dokument të SHIK-ut në seancën gjyqësore, i cili paraqiste një raport mbi vdekjen e Azem Hajdarit dhe ku emri i ish bodyguard-it të Sali Be..

Lexone

A do të rihapet dosja e shekullit? Provat e Izet Haxhisë në gjykatë dhe “marrëveshja e Rognerit”

Avokati i Izet Haxhisë, ish-truprojës së Sali Berishës të dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit paraqiti sot në Gjykatën e Tiranës provat për të kërkuar rihapjen e dosjes “Hajdari” e konsideruar si “dosja e shekullit”.Bashkim Nikolla ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm, por u largua drejt Turqisë për shkak se i rrezikohej jeta.Për të vërtetuar që emri i tij nuk përmendet si bashkëpunëtor në vrasje, avokati ka nxjerrë një shkresë të Shërbimit Informativ Shtetërot (SHIK) asokohe drejtuar kryeministrit Pandeli Majko dhe Presidentit Rexhep Mejdani.Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” dhe një kopje të kësaj shkrese, në të cilën emri i Izet Haxhisë nuk përmendet të jetë një nga vrasësit e Azem Hajdarit.Por jo vetëm këtë, për rihapjen e dosjes së bujshme apo rivendosjen e afateve siç raporton gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb” është përdorur si provë edhe një shkresë dërguar ministrit të asaj kohe të Drejtësisë, Ilir Rusmajli, i cili jep..

Lexone

Drejtoresha ‘gangstere’ kërcënon nxënësit: “Sa të jetë partia ime s’më plas për ju”

Një skandal i fundit vjen nga fshati Shtoj i Ri në Shkodër, ku tre nxënës dhe disa mësues të shkollës 9 vjeçare “Osman Dhampiraj” kanë denoncuar drejtoreshën e tyre.Sipas Report Tv, ata kanë shkuar në policinë e Shkodrës dhe kanë bërë denoncimin, ku sipas tyre, drejtoresha e shkollës, Saimi Hagrepaj, i ka kërcënuar dhe përmes familjarëve të saj ka tentuar që të ushtrojë dhunë.Luljeta Shyti, njëra prej mësueseve, ka deklaruar se është kërcënuar nga drejtoresha dhe nxënësit kanë treguar se Saimi ka dërguar dhëndrin e saj për t’i bërë presion atyre, madje ai ka tentuar edhe t’i godasë nxënësit.Drejtoresha, Saimi Hagrepaj Mësuesit dhe nxënësit kanë rrëfyer se kjo sjellje e drejtores ka ardhur pa asnjë arsye dhe sipas tyre, kjo situatë ka tre vite që po ndodh. Ndërkohë, në pyetje nga policia është marrë edhe drejtoresha e shkollës, Saimi, e cila është akuzuar për këto veprime.The post Drejtoresha ‘gangstere’ kërcënon nxënësit: “Sa të jetë partia ime s’më plas për ju” appeared first ..

Lexone

Negociatat për detin me Greqinë, flet Berisha: Akt tradhtie, Rama-Bushati do firmosin marrëveshje anti kombetare

Sali Berisha e quan një akt tradhëtie të madhe atë çfarë po ndodh me negociatat për detin.Në një prononcim për mediat para Kuvendit, ai tha se pala greke po mundohet të imponohet duke sulmuar negociatorët shqiptarë.Ish-kryeministri i quan të pafytyrë, edhe pse deri më sot nuk kemi asnjë marrëveshje konkrete apo detaj nga negociatat pasi mbledhjet kanë qenë mjaft të rrezervuara.“Ca ndodh brenda delegacionit? Një i pafytyrë që quhet Skapi, arrin të nënshtrojë e bindë për të firmosur gjërat pasi janë hequr gjërat që jaën deklaruar aty.Kurse me Edi Ramën anëtar të delegacionit marrin kërcënime për largime imediate nga puna.Palët negociatore e udhëheqin dy persona secili më zi se tjetri, Skapi famoz dhe spiuni Muçollari i njohur se punon në çdo rast kundër Shqipërisë”, tha Berisha.Fjala e plotë“Disa anëtarë të delegacionit kanë bërë letra, kujt i bëjnë?! Shefave të tyre, ndër tyre Edi Ramës dhe Ditëzi Bushatit. Çfarë ndodh brenda delegacionit?!Një i pafytyrë që quhet skapi d..

Lexone

Vettingu jep rezultatin, Gjyqtari i Gjykatës së Lartë rezulton se…

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sërish në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.“Përgjegjshmëria shpërblehet”, ka qenë kjo deklarata e shkurtër e gjyqtarit, i cili rezultoi i pastër dhe kaloi “sitën” e Vettingut.Për Islamajn është bërë hetim pasuror, mbi figurën dhe aftësitë profesionale.Relatorja Genta Tafa Bungo u shpreh në seancën e kaluar se: “Sipas IDKPKI deklarimet e islamajt jane te sakta, ka burime te ligjshme per justifikimin e pasurise. Nuk ka konflikt interesi. Sipas hetimit administrativ te KPK ne vitin 2017 Islamaj ka deklaruar nje apartament ne Durres, 87 metra katrore qe e zoteron me prinderit, toke are ne Karpen te Kavajes, 1000 metra katrore, llogari depozite kursimi e krijuar ne vitin 2000 me vlere 5 mije euro, depozitë kursimi 20 mije euro ne vitin 2016”.Sipas KPK, “konstatohet nga ana e komisionit se subjekti i rivleresimit dhe bashkejetuesja e tij i kane patur mundesite financiare per te kursyer keto shuma”.Mesohet se ka pa..

Lexone

“Lista e zezë” e ndërtuesve, Artan Lame: Hoqëm 122 subjekte, ka kohë edhe për 134 të tjerët

Vetëm një javë pasi kreu i ALUIZNI-t, Arta Lame, njoftoi “listën e zezë” të 236 subjekteve ndërtuese me probleme në procesin e legalizimit të pallateve, me shkelje në lejen e ndërtimit apo të braktisur nga ndërtuesit, dje me një njoftim të dytë ky institucion solli një listë të re të korrigjuar me ndërtuesit problematikë.Artan Lame i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, sqaroi se ka pasur reagime të subjekteve por edhe gabime nga ana e institucionit.Artan Lame: Nëse qeveria vendimin për legalizimin e pallateve të braktisura apo pallateve me shkelje e ka marrë në janar të 2017, ne na thonë në maj të 2018 se nuk e kemi marrë seriozisht këtë histori.Kështu e shtymë dhe me një javë dorëzimin e listës paraprake. Pati nga ata që u përfshinë gabimisht. Gabon me firma që kanë ndërrruar 3-4 emra, ti e di se është kjo firmë. Në fakt ajo është mbyllur dhe me atë emër është një firmë tjetër dhe vjen dhe thotë pse me ke nxjerrë emrin.Historira të këtij lloji. Ishin 9 subjekte, madje ..

Lexone