Home / Tag Archives: deklaruar

Tag Archives: deklaruar

SHIFRAT: Euro vendos rekord të ri, shënon rënien më të ulët në histori

Rënia e monedhës së përbashkët nuk ka të ndalur. Euro u këmbye sot me 126.74 lekë, duke rënë me 0.15 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Ky është një tjetër nivel rekord i 10 viteve të fundit, që nga shkurti i vitit 2009. Ardhja e turistëve, teksa sezoni këtë vit ka filluar që ne maj, është një nga arsyet që po ndikon, sipas eksperteve, krahas faktorëve të tjerë që kanë rritur gradualisht ofertën për euro në treg, si investimet e huaja apo shitjet në euro në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT, për katër mujorin, në vend kanë hyrë rreth 1 milion shtetas të huaj, me një rritje prej 7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku u konstatua rritje e ndjeshme e polakëve, italianëve e shtetasve të tjerë. Në rritje ishin dhe pushuesit nga Kosova, ndryshe nga viti i kaluar kur ata e “braktisën” Shqipërinë. Këtë vit pritet një numër rekord turistësh, teksa hotelet në Durrës kanë deklaruar se ata janë të prenotuar 100% duke fillu..

Lexone

Arratisja në Vlorë, kreu i gjykatës: Zero parametra sigurie

Gjykata e Vlorës provoi sot se ka mungesë të sigurisë, pasi 28-vjeçari Mikel Kasaj u arratis vetëm pak minuta pasi i ishte komunikuar dënimi nga trupa e gjyqtarëve. Kryetari i kësaj gjykate, njëkohësisht dhe gjyqtari i çështjes së Kasajt, Skënder Haluci thotë se i ka kërkuar vazhdimisht KLD-së të merren masa, pasi gjykata është jashtë çdo parametri të sigurisë. “E kam kërkuar vazhdimisht dhe e kërkoj me forcë, dje ka qenë hera e fundit që kam marrë në telefon KLD, gjykata jonë është jashtë çdo lloj parametri sigurie, delegohen gjyqtarë në Sarandë, nuk ka asnjë mjet transporti. Dje u kam deklaruar KLD dhe zyrës së administrimit të buxhetit gjyqësor. Nuk mund të shkojnë gjyqtarët me furgonat e linjave pa asnjë lloj sigurie duke pasur në gjykim çështje të rënda penale”, tha Haluci. Siguria dhe mbrojtja e jetës së gjyqtarëve ka qenë kërkesa tjetër e vazhdueshme e Halucit, prej katër vitesh në këtë detyre. “Kërkojmë autoriteteve shqiptare të marrin masa për mbrojtjen e jetës së gjyqtarëv..

Lexone

Rripi i Gazës, Izraeli godet objektivat e Hamasit

Pas infiltrimit në Izrael të disa palestinezëve nga Gaza që dogjën një stacion ushtarak, forcat ajrore izraelite kanë goditur dy objektiva të Hamasit gjatë natës. Kjo u raportua nga zëdhënësi i ushtrisë, duke deklaruar se avioni izraelit kishte goditur një “infrastrukturë nëntokësore të sigurisë” në veri të Rripit të Gazës dhe dy objektiva të “forcës detare terroriste të Hamasit”. Këto sulme të armatosura vijnë në një kohë që tensioni është i lartë në Gaza, ku qindra palestinezë u vranë dhe mbi 1 mijë u plagosën nga përplasja me forcat ushtarake izraelite gjatë kohë që në Jeruzalem inaugurohej ambasada e SHBA-ve. 23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Basha, deputetët e PD dhe gazetari Olldashi s’dinë emrin e “Babales”, herë e quajnë Albert dhe herë Arben Veliu. Pse e morën me kaq ngut…

Video-përgjimi i dytë i lajmëruar nga ana e Lulzim Bashës dhe deputetëve të PD doli bllof, përderisa dhe vetë gazetari Jetmir Olldashi që mori përsipër këtë akt, deklaroi se as që e kishte takuar ndonjëherë Agron Xhafajn, vëllain e Fatmir Xhafajt. Madje gazetari i PD ka deklaruar që nuk është edhe aq i sigurt se në ato përgjime është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm. Olldashi tha se ai nuk ka qenë i pranishëm në ambientin ku u zhvillua përgjimi, por se besoi tek “Babalja” ose Albert Veliu pasi herën e parë kur ishte bashkë me të në lokalin e tij pa që kishte njohje me të. Por se nuk mundi të shkonte për së dyti në lokalin e Agron Xhafaj. “Pasi foli ai në telefon bëra një verifikim nëpërmjet true caller. S’kisha mundësi të tjera. Unë nuk e di nëse Agron Xhafa është i përfshirë në trafik. Unë s’kam asnjë prove, asnjë element për ta vërtetuar atë”, ka deklaruar gazetari. Me një deklaratë të tillë gazetari Olldashi ka hedhur poshtë tërë skenarin e PD kundër ministrit të B..

Lexone

Loja mbaroi dhe topi ngeci në portën e Bashës

Nga Flogert Muça Telenovela e nisur pak ditë më parë nga Partia Demokratike mbi vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj mesa duket ka mbaruar mbrëmë. Ishte një nga ato historitë e ndërtuara keq, e ndërtuar për qëllime politike që kalojnë përtej betejës në Tiranë e që dëmtojnë vendin në prag të vendimit të çeljes së negociatave. Nga ana tjetër, personazhet e zgjedhur për këtë telefilm që zgjati mbi një javë, ishin viktimat e vetëofruara në gijotinën e PD-së, e cila pasi mbaroi punë me ta i hodhi tutje. Historia për ata që e kanë harruar ose e kanë të paqartë kronologjinë, po ta përmbledhësh ishte e tillë: PD në datën 14 maj shfaqi një audio-përgjim ku thoshte se biseda (krejt e paqartë)zhvillohej midis një bashkëpunëtori X dhe vëllait të ministrit Xhafaj. PD pretendonte se flitej për trafik droge dhe pse në audio asgjë e tillë nuk thuhej. Pas dilemave për autencitetin e audio-përgjimit, PD nxorri dëshmitarin X i cili në një intervistë shprehej se nuk e ka bërë ai përgjimin, p..

Lexone

Kontrata e lobimit të PD, Prokuroria kërkon informacion në Skoci

Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike ka hyrë në një fazë intensive, pasi organi i akuzës ka dërguar një letër-porosi në Skoci, ku kërkon informacion për aksionerët e kompanisë “Biniatta Trade LP”. Letër-porosia është dërguar në Skoci, pasi aktiviteti i kompanisë është i bazuar në këtë vend. Më herët Prokuroria ka nisur një letër-porosi në SHBA, ku kërkohej informacion për Nick Muzin, personi që sipas PS i mundësoi Lulzim Bashës një foto me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump. Hetimi për këtë çështje nisi pas akuzave të Partisë Socialiste, e cila konstatonte se PD nuk kishte deklaruar shumë e harxhuar për kontratat e lobimit. Akuzat shpërthyen në kulmin e publikimit të materialeve për dosjen Habilaj, ku në qendër të akuzave nga opozita ishte ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. PS atëherë theksonte se kontratat e PD janë financuar nga një kompani guackë dhe shuma e paguar shkote në 675 mijë USD. Po për më tepër PS e lidhte lobimi..

Lexone

“Butari, shqiptari i Selanikut”

Nga Gerta Banushi Nuk është e para herë që Kryetari i Bashkisë së Selanikut sulmohet. Që prej zgjedhjes se tij si kryetar i Bashkisë së Selanikut ka qenë shënjestër e sulmeve nga ekstremistë e majtë e të djathtë grekë. Por ajo që ndodhi ditën e shtunë i vuri kapakun me anë të dhunën fizike ndaj kryebashkiakut. Janis Butaris u qëllua brutalisht nga aktivistë që merrnin pjesë në përkujtimoren e gjenocidit kundër pondëve, pakicës greke që u shpërngul me dhunë nga Azia ku u vranë afro 300 mijë njerëz. Sulmi ndaj Butaris nuk ishte gjë tjetër veçse një goditje e paralajmëruar për të disatën herë nga ekstremistët, të cilët nuk i kursyen shkelmat e sendet e forta kryetarit të Bashkisë së dytë më të rëndësishme në Greqi. Por kush është Janis Butaris? Vizion Plus sjell profil të 75-vjeçarit. Ai drejton Bashkinë e Selanikut prej vitit 2011. Është biznesmen, pasardhës i themeluesve të kantinës së verës me famë botërore“Butari”. Nuk i ka mohuar kurrë rrënjët e tij voskopojare. Babai i tij St..

Lexone

“Provokacja” e Beogradi: Treni me mbishkrimin “Kosova është Serbi” mund të riniset shumë shpejt

Një tjetër paralajmërim vjen nga Serbia, ndërsa kjo e fundit ka deklaruar se treni me parulla prokative ndaj Kosovës mund të riniset shumë shpejt. Mësohet se parullat me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në këtë tren kanë kushtuar 498 mijë dinarë (rreth 4.000 euro) “Fakti se dikujt nuk i pëlqen mesazhi, nuk do të thotë se ne nuk do ta përsërisim… Kosova për ne gjithmonë do të jetë zemra e Serbisë”, citon b92 të ketë thënë Kozarev sot duke raportuar për punën e Zyrës për Kosovën në vitin 2017. Kujtojmë se treni me mbishkrimet në 21 gjuhë “Kosova është Serbi”, më 14 janar 2017 ishte nisur nga Beogradi për në Kosovë. Pas paralajmërimeve nga Qeveria e Kosovës se atij nuk do t’i lejohej hyrja në territorin e saj, treni u ndalua në stacionin e ne fundit afërt kufirit me Kosovën, në Rashkë dhe ishte kthyer në Beograd.

Lexone

“Një gjyqtar i përfshirë në shantazhin ndaj Xhafës, ja ç’bëri ai në Itali…”

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, në Ora News, tha se në atë që ai e quan shantazh ndaj Fatmir Xhafajt, është përfshirë edhe një gjyqtar që ka shkuar në Itali duke kërkuar dosjen e Agron Xhafajt. “Unë po ju them me bindje dhe informacion, emra nuk kam, po ju them që është një gjyqtar që ka shkuar edhe në Gjykatën e Kasacionit në Itali dhe ka kërkuar dosjen e të dënuarit, Agron Xhafaj në Itali. Kërkesat në Itali lënë gjurmë. Kur kam deklaruar ditën e premte kam pasur këtë informacion. Ndaj këtij procesi shantazhimi janë bërë bashkë interesa politikanësh të korruptuar dhe gjyqtarë të cilët është jo vetëm drejtuesi i reformës në drejtësi, por është një prej ideatorëve të vettingut në drejtësi. Këtu ka të bëjë me një shantazhim të ministrit aktual të Brendshëm edhe me punën e tij për reformën në drejtësi. Ka interesa kriminale të subjekteve të caktuara të lidhura me eksponentë të PD-së që janë në hetim e sipër nga organet e P..

Lexone

Kjo është mosha kur femrat ‘vdesin’ për të bërë seks!

Ndoshta pjesa më e madhe do të mendojnë se bëhet fjalë për vajzat e reja që janë rreth të 20-tave, por jo! Zbulime të shumta kanë dalë në përfundimin se femrat janë shumë më të interesuara për seks, në të 30-tat dhe 40-tat e tyre. Edhe pse këto ishin rezultatet, hulumtuesit gjithashtu kanë vënë re se tek femrat e kësaj moshe në krahasim me të kaluarën ka rënë shumë siguria në shtrat. Si pasojë e frikës nga menopauza e hershme, gratë bëhen më të frustruara dhe duan më shumë seks, dhe kështu dëshira për marrëdhënie dominon tek mosha 30-40 vjeç. Pothuajse 75 % e femrave të anketuara kanë qenë të frikësuara nga menopauza dhe po e njëjta shifër e grave që kanë arritur në menopauzë kanë deklaruar se i ka penguar në marrëdhënie, pavarësisht dëshirës së tyre. Sa ju përket meshkujve nëse duan eksperienca të mira në shtrat, mund ti kenë me gratë pas të 30-av./zonelire.al The post Kjo është mosha kur femrat ‘vdesin’ për të bërë seks! appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone