Home / Tag Archives: champions

Tag Archives: champions

Mallkimi “Champions” për Salzburgun, 9 herë është eliminuar në ‘Play Off’

Gjigantët austriakë të Red Bull Salzburg i dhanë lamtumirën Ligës së Kampionëve mbrëmë në fazën Play Off, pasi u eliminuan nga serbët e Crvena Zvezda dhe do të luajnë tashmë në grupet e Europa Leagues.Ky eliminim ka lënë një zhgënjim të jashtëzakonshëm te Salzburg, që sezonin e kaluar shkoi deri në gjysmëfinalet e Ligës së Europës, pro që me Championsin nuk ka marrëdhënie aspak të mira.Kjo pasi skuadra ka dështuar për të 11-tën herë radhazi të arrijë në grupet e Championsit, 9 nga të cilat është eliminuar pikërisht në fazën Play Off.Kështu në 2006-ën Salzburgu u eliminua në Play Off nga Valencia, një vit më pas nga Shakhtar Donetsk dhe pastaj me radhë nga Maccabi Haifa (2009), Hapoel Tel Aviv (2010), Dudelange (2012), Fenerbahce (2013), Dinamo Zagreb (2016), Rijeka (2017) dhe së fundi Crvena Zvezda (2018).30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shkëndija pret Rosenborgun për të hyrë në histori

Shkëndija e Tetovës do të presë sonte në orën 20:15 gjigantët norvegjezë të Rosenborgut, në sfidën e kthimit të Play Off-it të Europa Leagues, një takim të cilin Supersport do ta sjellë live dhe ekskluzivisht për të gjithë sportdashësit shqiptarë.Kuqezinjtë do të tentojnë historinë në stadiumin “Filipi II”, pasi do të zbresin në fushë me synimin për të eliminuar kundërshtarët dhe për të arritur për herë të parë në fazën e grupeve.Rezultati i ndeshjes së parë, 3-1 për Rosenborgun, nuk është shumë shpresëdhënës, por loja e Shkëndijës në “Lerkendal Stadium”, bën që trajneri Qatip Osmani të shpresojë në një rezultat të mjaftueshëm për t’u kualifikuar më tej.Kuqezinjtë e nisën eksperiencën europiane me eliminatoret e Champions League, ku arritën deri në turin e tretë dhe u eliminuan nga austriakët e Salzburgut, ndërsa më pas vijuan në Play Off-in e Europa Leagues.Trajneri Qatip Osmani ka grupin e plotë në dispozicion dhe theksoi edhe në intervistën e parandeshjes, se skuadra është g..

Lexone

Shorti i Champions League, grupe “ferri” për sezonin 2018-2019

Janë mësuar dhe 8 grupet e Champions League, me 32 skuadra që do të përplasen kundër njëra-tjetrës.Një grup shumë i vështirë është ai për Napolin, pasi kundër do të kenë PSG-në, Liverpulin dhe Cverna Zvezda. Kampionët në fuqi, Real Madrid, do të kenë në grup Romën, CSKA-në e Moskës dhe Viktoria Pëlzen.1 of 4Një rikthim jo shumë i ëmbël për Interin në Champions, pasi në grup do të kenë Barcelonën, Totenhamin dhe PSV Eindhovenin.Juventusi do ta ketë të vështirë kundër Mançester Junajtid dhe Valencias, por nuk mendohet se do ta ketë të vështirë kalimin e fazës së grupeve.30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Çmimet e UEFA-s, Modric mposht Cristiano Ronaldon

Luka Modric mposht Cristiano Ronaldon në garën për lojtarin më të mirë të UEFA-s për vitin 2018. Mesfushori i Los Blancos fitoi garën treshe me Salah dhe Ronaldon duke i hequr mundësinë yllit portugez për të fituar këtë çmim prestigjoz për herë të 4-t në karrierë. Cermonia e ndarjes së çmimeve të UEFA-s në Montecarlo me rastin e hedhjes së shortit të edicionit 2018-2019 të UEFA Champions League nisi me nderimin e legjendës angleze David Beckham i cili fitoi çmimin e karrierës. Portieri më i mirë u zgjodh Keylor Navas i Realit të Madridit, i cili fitoi betejën me Buffon dhe Allison.Mbrojtësi më i mirë me meritë u zgjodh kapiteni i Realit, Sergio Ramos, çmimi i mesfushorit më të mirë shkoi për Luka Modric ndërsa ai i sulmuesit më të mirë për Cristiano Ronaldon. Leo Messi dhe Mohamed Salah ishin rivalët e portugezit të Realit i cili gjithsesi me Championsin e tretë radhazi të fituar nga Los Blancos dhe me 15 golat e realizuar në këtë edicion të Champions League nuk mund të kishte rivalë..

Lexone

Çmimet e UEFA-s, Salah shpërfill Sergio Ramos (Video)

Mohamed Salah dhe Sergio Ramos kanë pasur takimin e parë, që pas finales së Champions Legue, ku egjiptiani nuk ruan aspak kujtime të mira.Duket se organizatorët e UEFA-s nuk e kanë marrë aspak parasysh atë se çfarë ndodhi në atë mbrëmje, duke caktuar Ramosin të ulej një karrike pas Salah. Ndonëse kanë kaluar kohë dhe kapiteni i “Los Blancos” është shprehur se nuk ka pasur aspak qëllim për të lënduar yllin e Liverpool, duket se ky i fundit ende i mban qëndrim për atë goditje në shpatull që i kushtoi titullin, por edhe ndeshjen e parë në Kupën e Botës.Pasi mori çmimin “mbrojtësi më i mirë i sezonit”, Ramos u kthye në vendin e tij dhe pati një kontakt me Salah duke e prekur në shpatullën e lënduar, por egjiptiani as nuk bëri më të voglin reagim.Tensioni mes tyre ndihej që në ajër dhe duket se dyshja nuk e ka rregulluar ende marrëdhënien mes tyre që nga ajo ndeshje…30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Sergio Ramos, je me fat që nuk luan kundër meje” (Video)

Është një fenomen i rrjeteve sociale, tani Adebayo Akinfewa është bërë idhulli i tifozëve të Liverpool dhe i popullit egjiptian. Arsyeja? Një video e postuar në rrjetet sociale nga sulmuesi muskuloz, i famshëm për fizikun e tij, që i është drejtuar Sergi Ramos.Kolosi i Wycombe Wanderers, skuadër e kategorisë së tretë e futbollit anglez, ka kërcënuar spanjollin e Real Madrid. “Ramos, jo vetëm dëmtove Salah, por tani mësoj se ke goditur në kokë Karius”.“E di se nuk do të luaj kurrë kundër teje, sepse nuk do të luaj kurrë në Champions League, por je me fat, sepse po ta bëje… “.Don’t worry Liverpool FC I will always have your back. #YNWA #WeInThisTogether #SometimesYouHave2Smile #BeastMode pic.twitter.com/2aaYtffSMs— daRealAAkinfenwa (@daRealAkinfenwa) June 6, 20188 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Bisha” kërcënon Sergio Ramos: Je me fat që nuk luan kundër meje”

Është një fenomen i rrjeteve sociale, por tani Adebayo Akinfewa është bërë idhulli i tifozëve të Liverpool dhe i popullit egjiptian.Arsyeja? Një video e postuar në rrjetet sociale nga sulmuesi muskuloz, i famshëm për fizikun e tij, që i është drejtuar Sergi Ramos.Kolosi i Wycombe Wanderers, skuadër e kategorisë së tretë e futbollit anglez, ka kërcënuar spanjollin e Real Madrid.“Ramos, jo vetëm dëmtove Salah, por tani mësoj se ke goditur në kokë Karius.E di se nuk do të luaj kurrë kundër teje, sepse nuk do të luaj kurrë në Champions League, por je me fat, sepse po ta bëje…”, shprehet ai.

Lexone

Mesazhi prekës i Manuel Neuer: Kam vuajtur për të

Gafat e Loris Karius në finalen e Champions League kanë bërë xhiron e bitës dhe do të jenë përgjithmonë pjesë e historisë si disa prej gabimeve më të mëdha të historisë së futbollit.Tani, Manuel Neuer ka dashur të ngushëllojë kolegun e tij nga grumbullimi me kombëtaren e Gjermanisë.“Të gjithëve ne këtu na ka qarë zemra duke parë gabimet e Karius”, ka thënë gjermani, shkruan Telesport.“Kemi vuajtur bashkë me të, është një situatë e vështirë.Po të isha në vendin e tij do të doja të qëndroja vetëm. Pushimet e verës nuk janë një gjë e mirë.Pas një gabimi kërkon të kthehesh menjëherë në fudhë për të fshirë figurën e keqe”.Numri një i Bayern i ka bërë një urim të bukur Karius-it.“Është i ri, mund të luajë finale të tjera. Do të kishte qenë e rëndë nëse do të kishte qenë ndeshja e fundit.Shpresoj me gjithë zemër që të luajë ndeshje të tjera të rëndësishme”, ka thënë Neuer.

Lexone

Karius relaksohet me ish të dashurën e Ronaldos (Foto)

Pas gafave në Kiev, portieri i Liverpool ngushëllohet me ish-in e Cristiano Ronaldos.Pas gafave në finalen e Champions League, Loris Karius ka vendosur të relaksohet në Bora Bora.E sipas Bild, portieri i Liverpool, që do të kujtohet gjithnjë për dy gabimet e pabesueshme në Kiev, ka shkuar me pushime me të dashurën e re, Daniella Grace.27-vjeçarja është bërë e famshme edhe si ish-e dashura e një tjetër lojtari, Cristiano Ronaldos, i cili në finalen e Kievit nuk arriti të shënonte në portën e Loris Karius, edhe sepse nuk ishte e nevojshme.1 of 106 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

5 miliardë €! Klubet e Premier League fitojnë të ardhura rekord

Viti i parë i marrëveshjes rekord për të drejtat televizive të Premier League, bashkë me rregullimet financiare që synojnë të parandalojnë që një shumë e madhe parash t’i shkojë agjentëve dhe lojtarëve, i ka transformuar 20 klubet elitare të Anglisë në profit marramendës.Analizat e anglezes The Guardian tregojnë se 17 klube kanë pasur fitime të mëdha, dhe të gjithë bashkë kanë fituar 5 miliardë euro.Gjithë kjo pasuri e madhe për klubet angleze vjen nga shpërndarja më e madhe e të drejtave televizive, e cila ndahet në mënyrë të barabartë për 20 klubet e Premier League, shkruan Telesport.Gjithsesi, janë gjashtë klubet elitare Man United, Man City, Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Tottenham ato që përfitojnë më shumë. Pas tyre është Leicester City, që luajti në Champions League dy sezone më parë dhe fitoi titullin në 2015/16.Marrëveshja e klubeve të Premier League për sa i përket të drejtave televizive është përmirësuar ndjeshëm nga përfshirja e rregullave financiare që limitojnë h..

Lexone