Home / Tag Archives: ceshtjen

Tag Archives: ceshtjen

Vettingu për Dritan Prençin, një nga prokurorët e “Tahirit”

Dritan Prençi, një nga prokurorët e Krimeve të Rënda që gjykon çështjen “Tahiri” i nënshtrohet sot vetingut.Seanca dëgjimore ndaj tij në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka nisur dhe trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.Më herët në KPK ishte anëtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, ndërsa më 8 qershor është parashikuar seanca me kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Shpenzimi kolosal i Skënderbeut, 600 mijë euro studios ligjore për të fituar betejën në KAS

Klubi i Skënderbeut ka fituar gjithçka në sezonin e fundit, por tani ka edhe “finalen” e madhe, atë ndaj KAS-it, që është thelbësore edhe për ekzistencën e tij.Për ta fituar çështjen e hapur në lidhje me dënimin 10-vjeçar nga Kupat e Europës, drejtuesit e Skënderbeut kanë pajtuar një studio ligjore zvicerane dhe kostot janë të jashtëzakonshme.Burime të “Vipsport.al” pranë klubit jugor mësojnë se bëhet fjalë për një pagesë prej 600 mijë eurosh për këtë studio, e cila ka dhënë garanci në një përqindje të lartë për ta fituar çështjen në KAS.Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë realisht dhe brenda datës 5 pritet të mësohet se pari, nëse Skënderbeu do të marrë pjesë apo jo në Champions, më pas vazhdon beteja ligjore në KAS.Drejtuesit janë optimistë për fitimin e çështjes, ndaj dhe janë bindur të shpenzojnë një shifër kaq të lartë për studion ligjore.

Lexone

Deputeti i PD-së, kundër kolegëve të tij: Lëreni Xhafajn e Tahirin, këtu kemi ardhur për tjetër gjë

Deputeti Dashamir Shehi ka dalë kundër kolegëve të tij të Partisë Demokratike.Ndërsa ata përplaseshin me Erjon Braçen për Fatmir Xhafajn dhe Saimir Tahirin në Komisionin e Ekonomisë, Shehi ka kërkuar që të mos merren me këtë debat.Ai ka kërkuar nga kolegët e tij, që të diskutonin për çështjen e ditës, dhe që kishte lidhje me ekonominë, pasi sipas tij, kjo gjë është më e rëndësishme se debatet e përjavshme tashmë të opozitës, për Xhafajn dhe Tahirin.“Më pëlqen të merremi me këtë fondin, se ka shumë gjëra për të diskutuar.Sot kryefjala e të gjitha punëve është kjo”, tha Shehi, që ka ndërhyrë për të ndërprerë debatin mes Braçes dhe Edmond Spahos, pasi ky i fundit ishte duke i kërkuar llogari kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, pse u lirua Saimir Tahiri, a thua vendimi ishte marrë nga Erjon Braçe.(TemA)

Lexone

Protesta e 26 majit, Basha mbledh grupin e PD dhe krerët e degëve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha një ditë para seancës plenare dhe 3 ditë para protestës mbledh në seli grupin parlamentar.Takimi mes tyre do të mbahet në orën 13:00, ndërsa më pas Basha do të presë edhe krerët e degëve.Këto takime vijnë në kuadër të organizmit të protestës që do të mbahet ditën e shtunë.Tashmë janë zbuluar disa detajë në lidhje me çështjen organizative.Protesta do të nisë të shtunën në orën 11:00, ndërsa kërkesa kryesore është largimi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Me të rinjtë edhe në Kukës, te Flamurtari bëjnë gati listën e rinovimeve

Ndeshja e së mërkurës në Kukës është sa për statistikë për Flamurtarin, që po mbyll, edhe një tjetër sezon të dështuar, pa shkuar në Kupat e Europës, edhe pse i kishte të gjitha mundësitë për ta bërë këtë gjë.Në ndeshjen me Partizanin, stafi teknik vendosi të aktivizonte shumë lojtarë të rinj në formacion dhe kështu do të veprohet edhe në Kukës të mërkurën.Është e qartë se po mendohet që tani për sezonin e ri dhe këta lojtarë të rinj kanë shansin të tregojnë vlerat e tyre.Drejtuesit e klubit ndërkohë po merren me çështjen e rinovimeve të lojtarëve, pasi pjesa më e madhe e grupit aktual pritet të qëndrojë.Burime pranë klubit kuqezi bëjnë me dije për “Vipsport.al”se lojtarë si Nukorkoviç, Alvesh, Musta, Siljanovski, Useini, Bicaj, Sidibe, Kamara dhe ndonjë tjetër, janë në planet e vlonjatëve edhe për sezonin e ri.Në dyshim janë lojtarët e ardhur ne merkaton e dimrit, me përjashtim të Muarem, i cili pritet të vazhdojë.Tunkara, Nedeljkoviç dhe Zuka kanë më shumë shanse largimi ..

Lexone

“Do flas me Iva Alikon për drogën”, Arian Çani thyen monotoninë e emisioneve

Mbrëmjen e kësaj të premte Arian Çani nga studio e “Zonë e Lirë” ka lajmëruar se nuk do të merrej me çështjen Xhafaj.Ndryshe nga sa bënë gjithë emisioniet gjatë javës, Çani tha se do t’i ikte politikës dhe zhvillimeve nga aktualiteti dhe në studion e tij ka ftuar Iva Alikon, e cila duhet thënë që ka ardhur tepër seksi, me pjesën e dekoltesë së hapur.“Ju do thoni mos tani do rrimë tek Çani me këtë histori, sot Fatmiri nesër Saimir”, është shprehur Çani, teksa ka ftuar Iva Aliko, për të thyer gjithë monotoninë e emisioneve të tjera.Ndryshe nga të tjerët Çani do të flas me Iva Alikon për të gjitha zhvillimet. “Unë do të flas me një vlonjate për drogën, do flas me Iva Alikon”, tha Çani në fillim të emisionit./zoneelire.alThe post “Do flas me Iva Alikon për drogën”, Arian Çani thyen monotoninë e emisioneve appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Rama mbron Xhafën: Shfaqja e djeshme, maskaradë teatrale e SHQUP-it

Kryeministri Edi Rama ka folur për çështjen e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Rama deklaroi se audion e dërguar për verifikim në një agjenci e ka bërë për të qenë vetë i sigurt në lidhje me pafajësinë e ministrit dhe vëllait të tij Agron Xhafaj.Rama këmbënguli se e gjitha kjo është një shpifje e PD-së, duke e cilësuar si një maskaradë të shëmtuar të SHQUP-it.“Nuk jam drejtuar asnjë firme dhe asnjë kompanie, por një agjencie të specializuar. Ajo që kam bërë ka qenë urgjente për mua, për të ditur unë të vërtetën. Nuk ka vlerën e një prove, pasi atë duhet ta identifikojë dhe certifikojë Prokuroria, por jam shumë i qartë se bëhet fjalë për një maskaradë me qëllime që janë të qarta për të gjithë dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar dhe mundësisht për të hedhur në erë negociatat për integrimin e Shqipërisë.Nëpërmjet audio-videos SHPK-së kuptuat se ku është katandisur PD dhe çfarë mungese respekti ka PD për inteligjencën e shqiptarëve.Pë..

Lexone

“Babalja” kalon nga selia e PD-së, merr udhëzimet nga Salianji dhe pastaj shkon në Prokurori, me avokatët e PD-së

I konsideruar si bashkëpunëtori X, Albert Veliu i cili shfaqet në audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, është marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, raporton News 24.Më herët Albert Veliu ka qenë në selinë e PD, ku është takuar me deputetin e PD, Ervin Salianji.Dëshmitari Albert Veliu është shoqëruar tek Krimet e Rënda nga avokatët Artan Murrizi dhe Ivi Kaso.Paraditen e sotme deshmitari Albert Veliu dëshmoi në Prokurorinë e Tiranës.Kujtojmë se për çështjen në fjalë ka dy procedime penale, njëri në Prokurorinë e Tiranës pas kallëzimit të vetë Agron Xhafaj dhe njëri tek Krimet e Rënda për trafik droge.Hetimi nga Prokuroria e Tiranës nisi pas kallëzimit të Agron Xhafaj për kallëzim të rremë.Vëllai i ministrit mohoi se në audio ishte zëri i tij dhe tha se ishte një montim.Për këtë arsye në letrën publike ai pohoi se kishte depozituar zërin për ekspertim.Të hënën ndërkohë, në Prokurori duhet të paraqiten edhe Enkelejd Al..

Lexone

Shpërthen sherri në “Opinion”, Nano ‘masakron’ ish- ministrin e PD: Vilën e satëme, kërriç, idiot me gjyslyke…

Gazetari Mustafa Nano është përplasur ashpër më ish-ministrin e PD-së, Gazmend Bardhi, në emisionin “Opinion”.Shkak për këtë është bërë fakti, se gjatë debatit për çështjen “Xhafaj”, Bardhi e ka akuzuar Nanon se ka një vilë në Gjirin e Lalzit.Pjesë nga debati:Bardhi: Flasim për vilen tënde ne Lalëz.Nano: Vilën time?Bardhi: Po po per vilën tëndeNano: Vilën e satëmeBardhi: Vilën e satëmeNano: Unë nuk kam vilë në Lalëz. Unë kam apartament. Ti jë një idiot me gjyslykeBardhi: Ne s’jemi këtu për pasuritëNano: Ti nuk je idiot mor, ti je kërriçBardhi: Po të flasësh kështu nuk është argumentNano: Ik mor zuzar, palaço.(TemA)

Lexone

“Audio-përgjimi”, reagon Prokuroria e Përgjithshme: Ja çfarë po hetojmë

Dy procedime janë regjistruar për çështjen e bujshme të ditëve të fundit, përgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt, të pretenduar.Një procedim është regjisturar në Prokurorinë e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të Geron (Agron) Xhafajt, që pretendon se përgjimi është sajesë dhe denoncon tre politikanët e PD-së.Si dhe te Krimet e Rënda ku është regjistraur dëshmia e Albert Veliut, personit që pretendon se është në përgjimin e Agron Xhafajt.Prokuroria e Përthishme deklaron se nga te dy Prokurorite po rakordohet per nje hetim te përbashkët, për bashkim procedimesh.

Lexone