Home / Tag Archives: britanise

Tag Archives: britanise

Ish-spiuni Sergei Skripal del nga spitali 2 muaj pas helmimit

Ish-spiuni rus Sergei Skripal ka lënë ambientet e spitalit, dy muaj pasi u helmua me një agjent nervor në Salisbury të Britanisë së Madhe.66-vjeçari u gjet i shtrirë përtokë pranë një stoli në qytet më 4 mars, me vajzën e tij Julia. Ata u dërguan në njësinë e kujdesit intensiv të Spitalit të Qarkut Salisbury, ku gjendja e tyre u stabilizua pasi u ekspozuan ndaj agjentit rus Novichok.E bija e tij, Julia Skripal doli nga spitali më 9 prill dhe u zhvendos në një vend të sigurt. Drejtoresha e infermierisë Lorna Ëilkinson tha se trajtimi i Skripalëve ishte “një sfidë e madhe dhe e pashembullt”.Ajo shtoi: “Kjo është një fazë e rëndësishme në rimëkëmbjen e tij, e cila tani do të ndodhë larg spitalit”.Qeveria e Britanisë së Madhe fajësoi Rusinë për sulmin, me kryeministren Theresa May që e përshkruan incidentin si “të furishëm” dhe “të neveritshëm”.Por qeveria ruse mohoi çdo përfshirje dhe ka akuzuar Britaninë e Madhe se ka shpikur një “histori të rreme”.18 maj 2018 (gazeta-Shqip.c..

Lexone