Home / Tag Archives: boterore

Tag Archives: boterore

Banka Botërore paralajmëron: Rritja e tarifave do të kthejë tregtinë globale në nivelet e vitit 2008

Përshpejtimi i luftës tregtare mund të kthejë nivelet e tregtisë globale në vitin 2008, paralajmëron Banka Botërore.Në raportin e fundit mbi “Perspektivën Ekonomike Globale”, organizata dha një projeksion të zymtë për tregjet në zhvillim dhe ato të zhvilluara, duke përfshirë në analizë përshpejtimin e konflikteve tregtare.“Vendosja e tarifave mund të ketë pasoja negative për tregtinë globale. Përshpejtimi i tyre mund të përkthehet në një rënie të fluksit tregtar në të gjithë botën me rreth 9%, e ngjashme me rënien e regjistruar gjatë krizës globale financiare të vitit 2008”, bëri të ditur Banka Botërore në raport.Kanadaja, Meksika dhe Bashkimi Europian po përgatisim masat e tyre ndaj Shteteve të Bashkuara, në përgjigje të lajmërimit të Donald Trump gjatë javës së kaluar, ku nuk përjashtoi këto ekonomi nga tarifat mbi çelikun dhe aluminin.Zhvillimet ndjekin përplasjet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të nisura nga akuzat e Shtëpisë së Bardhë për praktikat e padrejta tregtare..

Lexone

“E lindur me këmishë”, shqiptarja takohet rastësisht me Rihannën

Të kesh fat në ditët e sotme është një privilegj i madh…Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, numëron me miliona fansa në të gjithë botën, të cilët çfarë nuk do jepnin vetëm për t’u takuar njëherë me yllin botëror.Mesa duket, një fat i tillë i ka trokitur në derë një vajze shqiptare. Sipas “Prive”, vajza me emrin Vlora Neziri, punon në një dyqan veshjesh në Soho, Manhattan, në SHBA.Gjatë turnit të saj në dyqan, për rastësi ka hyrë Rihanna, e cila ka blerë disa gjëra. Në këtë mënyrë, vajza shqiptare ka patur mundësinë që ta takojë Rihannën dhe të bëjë disa foto me të.Në këtë foto, Rihanna ka buzëqeshur përpara kamerës. Ajo shihet e veshur me një fustan blu dhe një varëse diamanti, siç është fotografuar më pas edhe nga paparacët.The post “E lindur me këmishë”, shqiptarja takohet rastësisht me Rihannën appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Ish-ortaku i Steve Jobs: Shpresoj që bitcoin të bëhet monedha e përbashkët botërore

Njëri prej themeluesve të hershëm të “Apple”-it, Steve Wozniak, mendon se e gjithë bota një ditë duhet të ketë një monedhë të vetme, e cila të përdoret pavarësisht kufijve kombëtarë.Ai mbështeti idenë e menaxherit të përgjithshëm të “Tuiterit”, Jack Dorsey, i cili kohët e fundit është shprehur se bitcoin mund të bëhet monedhë e përbashkët botërore.Vetë Wozniak e ka blerë monedhën elektronike kur ajo vlente vetëm 700 dollarë, por thotë se interesi i tij nuk ishte përfitimi financiar, por teknologjia që qëndron pas bitcoin-it.“Bitcoin është matematikisht e përcaktuar. Ka një sasi të caktuar bitcoin dhe ka një mënyrë sesi ajo shpërndahet.Është diçka e pastër, nuk drejtohet nga një njeri apo një kompani dhe vetëm rritet e rritet.Kjo për mua është natyrale dhe natyra është më e rëndësishme se çdo konvencion njerëzor”, ka thënë ai në një konferencë në Amsterdam.Aktualisht janë rreth 1 000 monedha elektronike, por Wozniak thotë se bitcoin mbetet “e pastër” pasi të tjerave u është ..

Lexone

Stilistja e famshme gjendet e vdekur në apartamentin e saj, dyshohet se u vetëvra

Stilistja me famë botërore Kate Spade është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Nju Jork. Sipas mediave të huaja, dyshohet se 55-vjeçarja është vetëvarur në apartamentin e saj.Ajo nisi punën në vitet ‘80 për revistën e femrave “Mademoiselle” në Manhatan.Kulmin e karrierës e arriti me dizajnimin e kuletave së bashku me bashkëshortin e saj Andy, me të cilin u martua në vitin 1994.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Stilistja e famshme gjendet e vdekur në apartamentin e saj

Stilistja me famë botërore, Kate Spade është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në Nju Jork.TMZ shkruan se Spade, 55 vjeç, ka varur veten në apartamentin e saj.Ajo nisi punën në vitet ‘80 për revistën e femrave “Mademoiselle” në Manhatan.Ndërkohë, kulmin e karrierës e arriti me dizajnimin e kuletave së bashku me bashkëshortin e saj Andy, me të cilin u martua në vitin 1994.

Lexone

FOTOT: Pas koncertit në Tiranë, zhvishet Rita Ora

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora po kalon disa momente relaksi fill pas koncertit që bëri me datë 3 qershor në Tiranë.Ajo ka postuar disa foto në Instagram teksa shihet duke marrë rrezet e diellit.E veshur me bikini Rita dukej mjaft seksi dhe në super formë. (TemA)

Lexone

Po me Rita Orën ç’patët xhanëm?

Nga Mentor KikiaLexova sot shumë qëndrime të njërëzve të ndryshëm për koncertin e Rita Orës.E gjeta kohën dhe durimin në fakt, enkas për të mësuar se deri ku shkon mbrapështia e shumë njerëzve.Me pak fjalë, shumica e bënin Ritën fajtore se po u merrte shqiptarëve një shumë parashë që ishte e taksave të tyre.Ca të tjerë, e bënin fajtore që vjen e bën aheng në Tiranë, kur njërëzit kanë halle të tjera e s’kanë bukë për të ngrënë një pjesë.Disa të tjerë e përçmonin se doli në skenë e veshur jo në mënyrë serioze, se me ato “breçkat” e verdha po na ç’edukonte fëmijët.Madje një kritik këngëtaresh e kishte quajtur edhe kurvë (nga pikëpamja estetike).Po mirë more njerëz, nëse Rita Ora ju ka marrë paratë, mos ua vodhi apo grabiti gjë?Nëse jeni vërtet të revoltuar se paratë tuaja prishen vënd e pavend, dilni e protestoni.Tregoni sa të revoltuar jeni.Nëse jeni kaq të ”moralshëm” sa ua prishi moralin Rita Ora, shikoni se ashtu siç Rita doli të këndojë, vajzat po na shkojnë n..

Lexone

VIDEO+FOTOT/ Fenomeni Rita Ora ndezi sheshin “Skëndërbej”, mijëra qytetarë e ndjekin live

Sheshi “Skënderbej” është elektrizuar sot nën ritmet e muzikës së këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.Mijëra qytetarë kanë tejmbushur sheshin “Skënderbej” që në orët e para të pasdites në pritje të këngëtares së mirënjohur shqiptare. Sheshi “Skënderbej” ishte mbipopulluar si kurrë më parë në çdo cep të tij për të shijuar hitet botërore të këngëtares Rita Ora.Koncerti nisi me ritmet e muzikës së këngëtares së njohur nga Kosova, Kida. Disa nga hitet më të bukura të saj kanë bërë që qytetarët e shumtë që ishin në shesh të shijonin muzikën por edhe të kërcenin së bashku me këngëtaren.Skena ka kulmuar më tej kur në shesh mbërriti këngëtarja me famë ndërkombëtare Rita Ora.“Your song” e Rita Orës ka elektrizuar jo vetëm skenën por të gjithë sheshin “Skënderbej”, ndërsa spektakli ka vijuar me të tjera këngë hit të saj.Nuk ka munguar në repertorin e saj edhe një miksim i një prej hiteve të saj me muzikën e një prej valleve më të njohura shqiptare, asaj të Tropojës.

Lexone

Modelja seksi reklamon linjën e saj të bikinive, provokon me format trupore

Tashmë, Demi Rose është bërë një modele e afirmuar në botën e modelingut dhe nëpërmjet famës botërore që gëzon, 23 vjeçarja është në fokusin e çdo medie.IBIZA Sneak peak at my new collectionA post shared by Demi Rose (@demirosemawby) on May 26, 2018 at 1:45pm PDTSë fundmi, Demi ka nxjerrë linjën e saj të bikinive, ku ka ekspozuar si gjithmonë, format e saj bombastike, duke çmendur fansat e saj të shumtë.Caption thisA post shared by Demi Rose (@demirosemawby) on May 17, 2018 at 2:24pm PDTE veshur bardh e zi, modelja ka pozuar që nga plazhet e Ibizës, ku duket mjaft joshëse dhe seksi.The post Modelja seksi reklamon linjën e saj të bikinive, provokon me format trupore appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Bella Hadid: Nuk kam bërë operacione plastike (Foto)

Gjithmonë është përfolur se ka rimodeluar hundën dhe buzët madje ka edhe foto të saj që qarkullojnë në internet, të cilat e mbështesin shumë këtë teori.Megjithatë, modelja me famë botërore Bella Hadid nuk i pranon këto fjalë madje i quan ato akuza. Në një intervistë të dhënë së fundmi ajo ka treguar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, pasi i ka shumë frikë gjilpërat apo shpimet dhe sipas saj këtë gjë e dinë të gjithë.Ajo shtoi se është e lodhur nga këto aludime të kota dhe nëse do të kishte bërë ndonjë ndërhyrje plastike në fytyrë ajo do ta kishte pranuar haptazi.1 of 61 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone