Home / Tag Archives: beauty

Tag Archives: beauty

“Kraharori yt ende jep gurgullimë”, Flutura Açka poezi prekëse për të birin një muaj pas vdekjes

Një muaj pas vdekjes së të birit, shkrimtarja e njohur Flutura Açka i ka kushtuar një poezi mjaft prekëse.Nën titullin “Roja i dritës”, Açka ka folur mbi ndarjen nga jeta të 18 vjeçarit pas një sëmundjeje të rrallë.Më poshtë poezia e plotë:“Roja i dritës”Ti kishe kaq qiell brenda teje, sa dhe dielli bante ndejë n’tandin sy, e drita xhelozohej kur fikej mramjeve, horizontit ankohej, se s’mundej me të ngja ty. Kurdisur n’buzëqeshje kraharori yt ende jep gurgullimë, andrrës dhe zhgjandrrës të çajë thurjen e pezmët të trishtimit tonë, mësyn. Është larg, n’rini të përjetshme, mbretërinë e Askundit lyen me bojë njeriu, i pakorruptueshmi shpirt, i papërlyemi kurm, e pavramja ndjenjë, xeherore qe s’e prek kush thellimave, ekzistencë diku, gega im, “the terrible beauty”* në më t’gjatin mërgim. Ti dashuria që ecje, ti buzëqeshja baretëse, ti i thikti rrezatim mirësie, kushedi në ç’mors lexon tani, vajin tonë që lutet për kthim. Ti roja i dritës, përgjon errëtitë që aviten të na nxijnë, t..

Lexone