Home / Tag Archives: bashkise

Tag Archives: bashkise

Landfilli i refuzuar. U ndërtua në Maliq, por bashkitë s’kanë fonde për transportin

Të paktën 4 nga 6 bashkitë që duhet të depozitojnë mbetjet urbane në landfillin e Maliqit nuk e përballojnë dot koston e transportit.Bashkia e Korçës, pjesë e projektit, por edhe Bashkia e Maliqit, për shkak të afërsisë gjeografike, janë të vetmet të cilat i depozitojnë mbetjet urbane tek ky landfill.Nuk depozitohen mbetjet nga Bashkitë e Pogradecit, Ersekës, Devollit dhe Pustecit.Eduard Kapri, kryetar i Bashkisë së Pogradecit, shprehet: “Çdo ton mbetje që depozitohet në landfill ka koston e vet. Për ne është goxha edhe kostoja e transportit nga Pogradeci deri këtu. Është vendosur që për Pogradecin, Devollin dhe Ersekën, të kenë një pikë transferimi që do të minimizojë kostot”.Përfaqësuesit e bashkive që nuk i transportojnë mbetjet në landfillin e Maliqit u takuan me zyrtare të bankës gjermane për zhvillim për të gjetur zgjidhje.30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

“Tirana Parking” dhuron gjak për të sëmurët talasemikë

Tirana Parking iu bashkua sot nismës për dhurimin e gjakut në ndihmë të sëmurëve me talasemi dhe atyre ne nevojë. Punonjësit e agjencise ne varesi te Bashkise se Tiranes, u sensibilizuan per te kontribuuar vullnetarisht në dhurimin e gjakut.Tirana parking është institucioni i gjashtë i Bashkisë së Tiranës që ka kontribuar në këtë nismë, pas APR-së, Policisë Bashkiake, DPN3, AMK dhe UKT.Falë kontributit të institucioneve të Bashkisë së Tiranës, gjatë periudhës së verës është siguruar nje sasi e mire gjaku per te semuret, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ka bërë që problematika e furnizimit me gjak të mos ndjehet më gjatë periudhës së verës, ku dhe nevoja është më e lartë, si për shkak të sëmundjeve, ashtu edhe të aksidenteve.Ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se tashmë me kalimin e kësaj faze emergjente, institucionet e saj do ta kthejnë dhurimin e gjakut në një proces të periodik.30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Dajti si atraksion turistik, vendoset sistem ndriçimi në zonën e Linzës

Krahas rregullimit të qendrave urbane, Bashkia e Tiranës po punon edhe për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale. Urbanizimi po prek çdo zonë të kryeqytetit e cila me ndarjen e re administrative-territoriale është bërë pjesë tashmë e Bashkisë së madhe.Ndërmarrja e Punëtorëve Nr. 2 e kryeqytetit ka filluar këtë javë me vendosjen e shtyllave në zonën e Linzës, një aks rrugor tepër i rëndësishëm jo vetëm për rritjen e turizmit në zonën e Dajtit, por njëkohësisht edhe për mijërave familje që jetojnë në këtë zonë.1 of 3Dikur të harruara, tashmë këto zona po pajisen me të gjithë infrastrukturën e nevojshme të ngjashme me ato në qytet, duke sjellë një transformim dhe një impakt pozitiv edhe në përmirësimin e ekonomisë lokale për shitjen e produkteve bujqësore e blegtorale të zonës.13 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Linjë e re ujësjellësi për banorët e “Rrugës së Kavajës”

Ndërhyrja e radhës nga Bashkia e Tiranës ka qenë në rrugicat e rrugës së “Kavajës” ku po punohet për zëvëndësimin e linjave të furnizimit. Përveç tubave kryesorë të ndërtuara në ’63, po zëvëndësohen edhe linjat e vogla shpërndarëse për të ofruar cilësi maksimale furnizimi.Falë investimeve të Bashkisë së Tiranës dhe ndërhyrjeve që ka bërë në disa prej linjave të furnizimit me ujë, ka shmangur abuzimet me ujë dhe ka sjellë një furnizim më të madh për familjet në krahasim me vitet e shkuara.Bashkia po rinovon të gjithë linjat e transmetimit të ujit të pijshëm duke garantuar më shumë cilësi për qytetarët, por edhe furnizim më të rregullt me ujë duke ulur edhe nivelin e humbjeve në rrjet.1 of 313 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Rriten pagat për edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve, Veliaj: Lajm shumë i mirë për qindra edukatore

Nga ky muaj, pagat e edukatoreve në çerdhe dhe në kopshte në Tiranë do të jenë më të larta dhe më dinjitoze. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, është miratuar propozimi i Bashkisë së Tiranës për rritjen e pagës për të gjithë edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve duke u dhënë një vlerësim për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë për fëmijët e Tiranës.Veliaj deklaroi se sot çerdhet e kopshtet e Tiranës ofrojnë kushte shumë më të mira jo vetëm krahasuar me situatën para 2015-s, por edhe krahasuar me pjesën dërrmuese të kopshteve e çerdheve private.“Kjo ka të bëjë me një lajm shumë të mirë për qindra edukatore të Tiranës. Bëhet fjalë për rritjen e tyre të rrogës. Tani që dhe Bashkia ka edhe më shumë financa mbas zjarrfikësve kishim premtuar që do të ishin edukatoret që do të merrnin lehtësimin e shumë pritur prej vitesh. Megjithatë edukatoret janë në dijeni dhe mezi e presin dhe do të doja t’i falenderoja shumë për sakrificën”, tha Veliaj.Projektet “Adopto një çerdhe” dhe “..

Lexone

Gazetari: Tani i Topit ishte zënë keq me Edi Ramën pak para vdekjes, familjarët e tij pastaj…

Në shkrimin e tij për lëvizjen e mundshme të Blendi Fevziut në drejtim të Top Channel, Enkel Demi shkruan edhe për Dritan Hoxhën.Ai thotë se ai ishte zënë keq me Edi Ramën, pak para vdekjes.“Për trafikun politik e vriste pak ose aspak mendjen.Për shembull, të gjithë e dimë që pak para se të vdiste ishte grindur keqas me Edi Ramën, i cili më pas bëri shefin e ceremonialit mortor.Përse ishin zënë?Për një pult që ta lejonte Tanin e Topit të kalonte në një zonë me trafik të kufizuar në ish-Bllok.Nuk bënë fjalë për leje ndërtimi apo ndonjë tender të Bashkisë, por një pult, sepse Tani i Topit nuk e qethte për trafikun e influencës, por kishte zgjedhur tjetër udhë tjetër në sipërmarrjen e tij mediatike.Pasi ai shkoi, kjo “ëndërr” vazhdoi, derisa familjarët e tij përzunë nga Top Channel drejtuesit e dikurshëm të kësaj linje dhe i zëvendësuan me drejtuesit politikë të partisë LIBRA”, shkruan Enkel Demi.

Lexone

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për gjykimin e Elvis Roshit

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi.Prej më shumë se një muaji, kjo gjykatë nuk kishte vendosur nëse do të pranonte kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut.Ai akuzohet për falsifikim të dokumenteve, akuzë e cila ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale.Por, nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.Përveç mungesave të palëve në proces dhe problemet me njoftimin, një tjetër shkak për zvarritjen e këtij procesi paraprak ishte dilema se kush gjykatë ishte kompetente për të gjykuar Roshin, ajo e Kavajës apo Gjykata e Tiranës.

Lexone

Eksperienca holandeze në menaxhimin e UKT-së: Përmirësim i procedurave me konsumatorët

Eksperienca holandeze në administrimin e ujit të pijshëm dhe shërbimit ndaj qytetarëve do t’i shërbejë edhe Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Bashkisë së Tiranës për të rritur efikasitetin në administrimin e kompanisë si dhe në reduktimin e ujit të papaguar.Falë marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar në fund të vitit të shkuar mes Bashkisë së Tiranës me dy nga agjencitë kryesore të ujësjellësit në Holandë, një grup ekspertësh holandezë nga kompania “Dunea” kanë mbërritur në Tiranë për të ndihmuar UKT-në që të rrisë kapacitetet menaxhuese me qëllim final përmirësimin e shërbimit dhe furnizimit me ujë të qytetarëve.Ekspertët holandezë kanë zhvilluar një sërë seancash trajnimi me specialistët e njësive përkatëse dhe departamenteve të UKT-së për përmirësimin e procedurave me konsumatorin dhe reduktimin e ujit pa të ardhura. Ndërkohë që paralelisht me punën për të rritur kapacitetet menaxhuese bazuar në eksperiencën më të mirë holandeze, UKT-ja pritet të nisë punën në dy i..

Lexone

Bllokohet mish lope i kontaminuar në kufi me Greqinë, ndalohet tregtari

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të një operacioni që po vazhdon ka konstatuar një shtetas që po transportonte një kafshë gjedh, lopë e therur. Sipas të dhënave dyshohet që kafsha vinte nga Greqia kontrabandë përmes kufirit të Gjelbër.Kafsha e therur transportohej në mungesë të certifikatës veterinare dhe jashtë çdo kushti higjieno-sanitar.Automjeti që transportonte mishin është në pronësi të shtetasit Thanas Ciko, i cili u ndalua pranë kufirit më shtetin grek në Sherret të Bashkisë Konispol.Inspektorët e Drejtorisë Rajonale Vlorë kanë konstatuar se kafsha gjedh transportohej në mungesë të dokumentacionit përkatës dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.Për këto shkelje të rënda ne bazë të legjislacionit në fuqi, inspektorët e AKU-së e kanë gjobitur me masën administrative me gjobë në vlerën e 200 mijë lekëve.Gjithashtu është marrë masa e sekuestrimit të menjëhershëm të produktit dhe mjetit transportues.Aktualisht rasti është në proces dhe po bashkëpunohet me polic..

Lexone

FOTOT: Simbolet e Vidit përdoreshin deri në kohën e Zogut

Letërnjoftim i vitit 1925, i lëshuar me një afat të pakufizuar “përgjithmonë” nga Ministria e P. Brendshme të Republikës Shqiptare ( duket qartë korrigjimi nga Shteti Shqyptar në Republikë Shqyptare) , por ajo që bie në sy është fakti se kapaku, stema zyrtare dhe formulimi apo formati, ishte akoma ai i kohës së Princ Vidit.Në rastin konkret bëhet fjalë për Kostandin Danilin, i cili në kohën e Monarkisë, pra disa vite pasi ishte pajisur me këtë letërnjoftim, kishte vendosur një foto të vulosur tashmë nga Zyra e Gjendjes Civile e Bashkisë së Durrësit.Nga vëzhgimi i dokumenteve të tjera të ngjashme të kohës, na rezulton se fotot nisën të vendoseshin nëpër dokumente me shumë gjasa më vonë se viti 1925, kështu që kjo është edhe arsyeja se pse mbi foton e Danilit shihet logo e Mbretërisë dhe jo e Republikës.Në vitet e mëvonshme Monarkia ndërmori një reformë administrative e dokumentare, e pas vitit 1933 shihen dokumenta më cilësore e të unifikuara.A.Plaka

Lexone