Home / Tag Archives: bashkepunimin

Tag Archives: bashkepunimin

Pas paqartësive për takimin SHBA-Kore e Veriut, Putin dhe Shinzo Abe takohen në Moskë

Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryemininistri japonez Shinzo Abe, do të mbajnë takim në Moskë më 26 maj, me focus në Korenë Veriore, Ishujt Kurile dhe bashkëpunimin ekonomik.Takimi vjen pas paqartësive mes samitit të planifikuar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong Un, që ishte planifikuar të mbahet në Singapor muajin e ardhshëm.Më 25 maj, dy liderët morrën pjesë në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, duke mbajtur takime me këshillin biznesor ruso-japonez.Kryeministri japonez theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, si dhe të dy pritet të vendosin rreth përgatitjeve të projekteve të përbashkëta në Ishujt Kurile të kontrolluar nga Rusia.Dy liderët kishin rënë dakord në Dhjetor të vitit 2016 për fillim të negociatave në zhillimin e projekteve për këtë ishull, por pak proges është bërë në këtë drejtim.

Lexone

Rebelohet çuni i Fahriut, kërkon ta thërrasin në emër!

Një shpërthim legjitim nervoziteti pësoi ditët e fundit deputeti i PD-së Çuni i Fahri Balliut, të cilit me dashakeqësi kundërshtarët politikë nuk i thërrasin në emër. Jo vetëm kaq, por gërmën H dhe nyjëzën I përtojnë ta shqiptojnë dhe i bien akoma më shkurt, Çuni Fariut.Edhe pse fakti që Çuni Fariut ia arriti ditës të ketë kundërshtarë politikë ja ka përkëdhelur disi sedrën, ai nuk e ka kapërdirë dot që vazhdimisht e identifikojnë me të atin.Kështu, erdhi dita që në një komision parlamentar, (po po, Çuni Fariut merr pjesë në komisione parlamentare), ai të shpërthejë ndaj atyre që insistojnë të mos ia përmendin emrin.“Mos ma përmendni më babën, unë kam emrin tim, jam Çunni Fari Balliu,” ngriti zërin Çuni Fariut, të cilin në Pogradec e njohin si Fariçka. Dhe shtoi duke i sfiduar të gjithë publikisht:“Baba ka punët e veta, unë të miat. Im atë, nëse ka zili famën time, po deshi le të quhet babi i Çunit Fariut!”Siç mësojnë burime të Gojëve të Liga, Çuni Fariut po konsideron serioz..

Lexone

Klop humbet “krahun e djathtë”, mister në Liverpul

Liverpuli po përgatitet për gjysmëfinalen e kthimit në Champions League kundër Romës, por sot ka marrë një lajm befasues, sepse ndihmestrajneri Zeljko Buvac ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin për arsye personale.Klop u paraqit në stërvitjen e sotme i nxirë në fytyrë dhe nuk shkëmbeu batuta në askënd, ndërkohë që mediat në Angli aludojnë për një problem mes trajnerit gjerman dhe ndihmësit të tij.Serbo-boshnjaku ka 17 vite që punon me Klopit, me të cilin ka luajtur te Mainci dhe me pas e ka ndjekur kudo si hije, duke qenë mjaft i vlerësuar nga Klopi, aq sa shpesh quhet “truri” pas Klopit.

Lexone

“Presidentet” nga Werner Schwab, ngjitet premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental

Shfaqja “Presidentet” nga Werner Schwab, do të ngjitet premierë në sallën Moliere të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, në datat 28 & 29 prill, ora 20:00. Disa prej pjestareve të kësaj shfaqje janë në emisionin e sotëm të “Zonë e lirë” për të promovuar këtë shfaqje.Kjo është një komedi, e cila vjen për herë të parë në shqip me regji nga Sabine Mitterecker dhe nën interpretimin e aktoreve Ermira Gjata, Adriana Tolka dhe Eni Jani.Kjo vepër trajton historinë e tre grave, të cilat nuk kanë jetë përtej televizorit të tyre dhe jetojnë me kujtimet e së shkuarës. Ato i përkasin një klase sociale që shmanget nga shumë njerëz, pasi jeta e tyre është e cekët, memoria e vagullt dhe gjuha e tyre është vulgare. Këto tre gra jetojnë në një ëndërr dhe humbja e kontrollit ndaj iluzionit, sjell një fund të përgjakshëm.Shfaqja vjen nën bashkëpunimin e TKEKS me Ambasadën Austriake në Tiranë.The post “Presidentet” nga Werner Schwab, ngjitet premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eks..

Lexone

Kapja e vrasësve të Devi Kasmit, Xhafaj: Operacion i shkëlqyer

Kapja e vrasësve të Devi Kasmit, Xhafaj: Operacion i shkëlqyer

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar ditën e sotme lidhur me operacionin ku u kapën vrasësit e Devi Kasmit, vrasje kjo e ndodhur disa ditë më parë. Përmes një postimi në Twitter, Xhafa e ka cilësuar si operacion të shkëlqyer, ndërsa ka falenderuar policinë dhe prokurorinë. “Operacion i shkëlqyer: …

Lexone