Home / Tag Archives: barcelona

Tag Archives: barcelona

Klauzolat te Barcelona, 3 miliardë e 855 milionë euro!

Të mësosh duke gabuar. Barcelona duket se ka zënë mend nga rasti “Neymar”, kështu që i ka marrë të gjitha masat për të mos humbur asnjë lojtar cilësor në të ardhmen, sigurisht nëse çmenduritë nuk shkojnë përtej çdo imagjinate. Pas transferimit të brazilianit te PSG për 222 milionë euro, që ishte dhe shifra e klauzolës së largimit, klubi spanjoll ka nxituar që futbollistëve të tjerë cilësorë t’u vendosë klauzola të paimagjinueshme.“Marca” ka shfaqur grafikisht formacionin e Barcelonës, duke u bashkangjitur emrave shumat që duhen shpenzuar për t’i shkëputur nga katalanët. Nga 700 milionë që duhet për të rrëmbyer Messin te 125 milionë që mjaftojnë për të marrë Rakitic. Nëse mblidhen të gjitha shifrat e klauzolave, shumë totale shkon 3 miliardë e 855 milionë euro. Si përfundim, nuk ia vlen t’i blesh futbollistët e Barcelonës një e nga një, sepse kushton shumë më lirë nëse blen të gjithë klubin “blaugrana”!5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Xavi e krahason me Real Madridin: Barcelona ka rënë në gjumë…

Xavi goditi Barcelonën e madhe, gjigantët e La Liga-s, se ka rënë në gjumë, në mes të dominimit europian të Real Madridit.“Los Blancos” kanë fituar titullin e tretë të Ligës së Kampionëve, të shtunën e kaluar, duke mposhtur Liverpool 3-1 në finalen e Kievit.Ndërkohë, Barcelona fitoi titullin kampion në Spanjë, për herë të tretë në katër sezone e fundit.Por Xavi, i cili fitoi katër trofe të Ligës së Kampionëve me Barcelonën, i akuzoi kampionët e La Liga-s se kanë rënë në “gjumë”, pavarësisht nënshkrimit të sërës së Luis Suarez, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele, në sezonet e fundit.“Real Madridi ka një gen, që fiton, ndërsa Barcelona ka rënë në gjumë”, – tha ai për “El Penalti”.Xavi gjithashtu vuri në dukje fatin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ku më së fundi ishte lëndimi i Mohamed Salah dhe gabimet e Loris Karius, në finale.“Real Madridi kishte çdo gjë para syve. Lojtarët e dëmtuar, si Neymar i PSG, Arjen Robben dhe Jerome Boateng të Bayern Munich i erdhën në nd..

Lexone

Mbrojtësi francez: Barcelona duhet të më flakë jashtë dere, që të largohem…

Samuel Umtiti, i cili ka qenë i lidhur ngushtë me Manchester United, ka pohuar se Barcelona do të duhet të “nxjerrë nga dera”, që të largohet.Mbrojtësi i Francës ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij, e cila është duke u konsideruar nga disa klube.Umtiti nuk ka dhene asnjë shenjë se do të kërkojë një lëvizje, pasi e ka deklaruar më parë dashurinë e tij për Barcelonën dhe tani ka sugjeruar se do të largohet vetëm nëse konsiderohet i tepërt te skuadra katalanase.“Unë jam në një klub, që më lejoi të kuptoja ëndrrën time për të luajtur atje.Jam ende në kontratë për momentin.Pra, për mua, që të largohem, ose duhet të më hedhin jashtë dere, ose vetë vendos të largohem”, i tha “L’Equipe” 24-vjeçari.Kontrata e tanishme e Umtitit zgjat deri në vitin 2021.

Lexone

Kroacia, trajneri Zllatko Daliç shpall listën me 24 lojtarët e grumbulluar

Kroacia ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për në Botërorin e Rusisë. Janë 24 lojtarë të grumbulluar nga ish-trajneri i Dinamos, Zllatko Daliç.Nga lista paraprake me 32 lojtarë janë përjashtuar lojtarë si Letica, Barisiç, Niziç, Sosa, Rog, Pasaliç, Cop dhe Santini. Brenda datës 4 qershor, trajneri Daliç do të komunikojë edhe emrin e të përjashtuarit të fundit të listës, që duhet të ketë 23 lojtarë.Ja dhe lista e bërë publike nga Kroacia:Portierë:Danijel Subasiç (Monaco), Lovre Kaliniç (Gent), Dominik Livakoviç (Dinamo Zagreb)Mbrojtës:Vedran Çorluka (Lokomotiv Mosca), Domagoj Vida (Besiktas), Ivan Striniç (Sampdoria), Dejan Lovren (Liverpool), Sime Vrsaljko (Atletico Madrid), Josip Pivariç (Dinamo Kiev), Tin Jedvaj (Bayer Leverkusen), Matej Mitroviç (Club Bruges), Duje Caleta-Car (RB Salisburgo)Mesfushorë:Luka Modriç (Real Madrid), Ivan Rakitiç (Barcelona), Mateo Kovaçiç (Real Madrid), Milan Badelj (Fiorentina), Marcelo Brozoviç (Inter), Filip Bradariç (Rijeka..

Lexone

Barça e mbyll sezonin me fitore në lamtumirën së Iniestës

Barcelona e mbylli me fitoren sezonin, duke mposhtur 1-0 në “Camp Nou” Real Sociedadin me një gol të mrekullueshëm të Coutinhos në pjesën e dytë, në atë që ishte sfida e fundit e Andres Iniestës me fanellën “blaugrana”.93 pikë të grumbulluar nga katalanët, me një golaverazh 99 gola të shënuar dhe 29 të pësuar.Pas vërshëllimës së fundit të kryesorit futbollistët dhe stafi i Barcelonës u futën në dhomat e zhveshjes, për të nisur më pas ceremoninë e titullit, ku një hapësirë e veçantë ishte rezervuar për lamtumirën e Iniestës.20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

I pari është Griezman, “El Mundo Deportivo” zbulon merkaton e Barcelonës…

Barcelona ka nisur një plan të qartë për rinovimin e skuadrës me futbollistë të rinj në moshë dhe cilësorë dhe do të bëj katër blerje të mëdha duke nisur nga vera e këtij viti deri në verën e vitit 2019, ka zbuluar “El Mundo Deportivo”.Pas largimit të Andres Iniesta dhe duke qenë se Lionel Messi, Gerard Pique dhe Luis Saurez janë 30 vjeç, katalanasit kanë nisur planin për rinimin e ekipit.Emri i parë që do të marrin është ai i Antoine Griezman nga Atletico Madrid.Marrëveshja është arrirë.Pas blerjeve të Dembele dhe Coutinho, Griezmann do të jetë blerja e radhës 100 milionëshe për Barcelonën, teksa do të afrohet nga akademia edhe mesfushori Carles Alena, që ka shkëlqyer sivjet me ekipin “B”.Në janar 2019, Barcelona do të marrë brazililianin Arthur për 30 milionë euro nga Gremio, ndërsa në verën e vitit të ardhshëm priten edhe dy blerjet e tjera të shtrenjta që do të kompletojnë planin “blaugrana”, sipas “El Mundo Deportivo”.

Lexone

Barça ‘shkatërron’ Villarealin, Messi më pranë Këpucës së Artë

Me titullin kampion tashmë të fituar, Barcelona vijon të jetë e motivuar për të mbyllur sezonin në La Liga, në kuotën e zero humbjeve.Pas asaj El Clasico-je të çmendur, skuadra e Valverdes zbriti sërish në ‘Camp Nou’, këtë herë për t’u përballur me Villarealin. Ndaj ‘nëndetëses së verdhë’, katalanët nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, duke mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë.Philippe Coutinho hapi serinë e golave në minutën e 11’, ndërsa Paulinho në të 16-ën dhe Messi në të 45-ën, vulosën rezultatin 3-0 në pjesën e parë.Në 45-minutëshin e dytë Villareali shënoi golin e vetëm me anë të Sanssones, ndërsa në minutat e fundit të takimit ishte Ousmane Dembele ai që shënoi një dopiete për Barcelonën dhe fiksoi rezultatin 5-1, me Barcelonën që tashmë shkoi në kuotën e 90 pikëve, kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur.9 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Reali nuk e nderoi, Barça e bën vetë paradën e nderit

El Clasico i fundjavës së shkuar u parapri nga nje debat i ndezur nëse Reali duhej të nderonte Barcelonën dhe të rreshtohej duke krijuar një tunel ku do të kalonin mes duartrokitjeve lojtarët blaugrana.Në fund El Pasillo i famshëm nuk ndodhi, ashtu si kishte urdhëruar Zinedin Zidan, me justifikimin se edhe Barcelona nuk e nderon Realin për Botërorin e Klubeve dhe Superkupen e Europës, fituar vitin e shkuar.Gjithsesi, mendoi një ndër personalitet me të mëdhenj të Barcelonës, Xherard Pike, për të organizuar festën, sepse me mikrofon në dorë pas ndeshjes deklaroi: “Meqë askush nuk na e bëri sot paradën e nderit, po e bëjmë vetë. Stafi teknik do të rreshtohet dhe do të na duartrokasë”.Y Piqué organizó el pasillo: "Somos campeones y nadie nos ha hecho un pasillo, así que hoy nos lo hará nuestro cuerpo técnico". pic.twitter.com/XjV5V4tT0o— La Casa del Fútbol en Movistar+ (@casadelfutbol) May 6, 2018

Lexone

Iniesta heq dorë nga Kina, zgjedh Japoninë

Andrés Iniesta do të luajë tre sezonet e ardhshme në kampionatin japonez të futbollit, me skuadrën Vissel Kobe, që ka pronar drejtorin e Rakuten-it, kompaninë që mban në fanelë Barcelona.Marrëveshja, që do të bëhet zyrtare në fund të sezonit, është arritur në bazë të 25 milionë eurove për sezon.Iniesta njoftoi përpara dy javësh se do të largohej nga Barcelona pas 22 vitesh në klubin katalanas. Mendohej se e ardhmja e tij do të ishte në Kinë, në ekipin Chonquing Dandgai Lifan, por marrëveshja nuk u arrit.Iniesta pati thënë se, përveçse në Europë, mund të luante kudo tjetër. “E përjashtoj Europën pasi nuk dua të përballem me Barcelonën”, theksoi Iniesta.8 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Bomba e Suarezit, Grizman te Barcelona!

Antuan Grizman te Barcelona, tashmë nuk është më thjesht një spekulim mediatik. Nëse mediat spanjolle janë për t’u besuar, sulmuesi francez e ka mbyllur marrëveshjen me klubin katalanas dhe burimi i lajmit është as më shumë e as me pak por një lojtar i Barcelonës, Luis Suarez.Sulmuesi uruguaian ka folur për një radio në vendlindje dhe me apo pa dashje, e ka bërë fakt të kryer transferimin e Grizmanit në Katalunjë, me francezin që kushton 100 milionë euro, nëse nuk rinovon.“Jemi krenarë që te Barcelona duan të vijnë lojtarët më të mirë, si Antuan Grizman, apo si ata që kanë ardhur muajt e shkuar, si Dembele e Kutinjo”.Pikërisht për Grizmanin deklaratat e Suarezit janë të bujshme: “Ai luan në nivele të larta prej vitesh, është lideri i sulmit tek Atletiko dhe është i mirëpritur në Barcelonë. Nuk vjen për t’i marrë vendin ndokujt, por vjen për te fituar trofe me skuadrën më të mirë në botë”.Po Nejmari pse iku? “Më erdhi shumë keq, sepse në jemi miq, përveçse ishim kolegë në re një..

Lexone