Home / Tag Archives: barabarte

Tag Archives: barabarte

Këta dy fëmijë në foto, sot i kanë ‘pushtuar’ zemrat e shqiptarëve me këngët e tyre

Reperët nga Ferizaji, Getinjo dhe Mozzik janë mjaft të dashur për publikun.Ata deri më tani kanë arritur të realizojnë këngë dhe hite të shumta që u pritën mjaft mirë nga fansat, shkruan lajmi net.Duke qenë se janë të barabartë edhe në muzikë, Mozzik para pak çastesh ndau një foto me vëllaun e tij, teksa shfaqen kur ishin të vegjël. “1 € + 1 € = 2 € “, ka shkruar ai.Dyshja ka kohë që janë larguar nga grupi “On Records”, ku tanimë ndaras po sjellin projekte tejet të suksesshme. Mozzik po ashtu së shpejti pritet të bëhet baba për herë të parë.1 € + 1 € = 2 € @getinjoA post shared by MOZZIK (@mozzik) on Aug 14, 2018 at 9:32am PDT

Lexone

Irlanda i thotë “po” referendumit mbi abortin

Irlanda ka thënë “po” në referendumin për shfuqizimin e nenit 8 të Kushtetutës, i cili deri tani i ndalonte gratë të abortonin, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme.Sipas sondazheve të kryera votat e favorshme do të ishin me 68% pro dhe 32% kundër. Rezultatet zyrtare pritet të dalin gjatë të shtunës.Referendumi vjen si rezultat i një debati disadekadësh mbi abortin në Irlandë dhe do të shënojë herën e gjashtë në këtë vend që votohet për këtë çështje“Amendamenti i Tetë”, i konsideruar kontrovers, është miratuar pas një referendumi të vitit 1983. Ai “njeh të drejtën për të jetuar të të palindurit dhe, duke marrë parasysh edhe të drejtën e barabartë për të jetuar të nënës, garanton në nenet e tij të respektojë dhe, për sa kohë që është e praktikueshme, të mbrojë dhe justifikojë këtë të drejtë”, duke nënkuptuar kështu se jeta e nënës dhe e të palindurit shihen si të barazvlefshme.26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Thyhet rekordi i dallgës më të lartë, regjistrohet në Zelandën e Re

Shkencëtarët në Zelandën e Re kanë dokumentuar atë që ata besojnë se është dallga më e madhe e regjistruar ndonjëherë në hemisferën jugore.Dallga 23.8m u mat gjatë një stuhie të fortë me ndihmën e një mjeti shkencor në Campbell Island të Zelandës së Re në Oqeanin Jugor të martën, tha autoriteti i motit të vendit.Ajo eklipson një valë 22.03m që u identifikua në jug të shtetit australian të Tasmanisë në vitin 2012.Dallgët më të mëdha janë regjistruar në hemisferën veriore.Zona është e njohur për aktivitetin e madh të stuhive, por valët ishin më parë të vështira për t’u matur.“Dallga e cila është e barabartë me një ndërtesë tetë-katëshe të lartë, u krijua nga një sistem i thellë presioni i ulët dhe erërat të forta”, tha Tom Surrant, oqeanograf i lartë i MetService.“Kjo është një ngjarje shumë emocionuese dhe për njohuritë tona është vala më e madhe e regjistruar ndonjëherë në hemisferën jugore,” i tha ai BBC.(TemA TV)

Lexone

kuriozitete të ndryshme ???

Njeriu pa dyshim është qenia më inteligjente në planet, por ka disa raste që kafshët janë më të afta në disa fusha të caktuara. Për më shumë shikojeni ato.Nuhatja e një qeni është rreth 10 000 deri në 100 000 herë më e mirë se e një njeriu.Tigrat mund të …

Lexone