Home / Tag Archives: banoreve

Tag Archives: banoreve

Ura e vdekjes në Bulqizë

Ura që u shërben banorëve të 5 fshatrave të Zerqanit, në Bashkinë Bulqizë, po shkon drejt shkatërrimit.Ura e “Tre çezmave” është harkuar dhe plasaritjet vënë në rrezik jetën e banorëve që kalojnë mbi të. Ura dridhet sa herë mbi të lëvizin automjete të tonazhit të rëndë. Bazamenti i urës vazhdon të gërryhet, sidomos gjatë dimrit, kur lumi fryhet nga reshjet e shiut dhe dëbora.Të rrezikuar janë fëmijët që bëjnë plazh në Zallin e Bulqizës, nën urën që prej vitesh në zonë e njohin si “ura e vdekjes”.30 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO/ ‘Gradaçela’ në Durrës që sfidoi shtetin, 23-katëshi në rërë përfundon së ndërtuari

Përfundon së ndërtuari gradaçela, e cila vitin që shkoi rrezikoi jetën e banorëve në plazhin e Durrësit.Kudo që të ndodhesh në Durrës dhe të hedhësh sytë nga bregu i detit, objekti i vetëm që dallohet është gradaçela e plazhit që ndodhet tek “Shkëmbi i Kavajës”.Ky objekt monstruoz ka sfiduar në mënyrë të hapur shtetin, pasi i ka injoruar ligjet urbanistike dhe mjedisore në mënyrë flagrante.23 kate të ngritura mbi rërë janë jo vetëm një shëmtirë arkitektonike, por edhe një rrezik i përhershëm për jetët e njerëzve.Vitin që shkoi, shtesa disakatëshe pa leje ndërtimi, për shkak të materialit të dobët u shemb në tokë.Policia nisi një procedim penal në ngarkim të pronarit të pallatit, Enver Shala, i cili edhe u arrestua për ndërtim pa leje.Disa ditë më vonë familjarët e tij denoncuan në polici një sasi eksplozivi të vendosur në kolonat e pallatit, gjë që i bindi hetuesit për një ngjarje të inskenuar, por që nuk arriti të vërtetohej.

Lexone

Do rinisë taksa në “Rrugën e Kombit”, përgatitet pagesa e re javën e ardhshme

Në “Rrugën e Kombit” prej disa javësh vijon puna për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit.Përveç “toll”-eve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë, në mënyrë që brenda një kohe më të shkurtër të trajtohen më shumë mjete.Sipas Top Channel javën që vjen qeveria do të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në rrugë, e cila do të ketë lehtësi veçanërisht për banorët e zonës dhe për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.Pas protestës së dhunshme, qeveria nisi bisedimet si me koncesionarin, ashtu edhe me banorët për të gjetur një zgjidhje. Detajet e formës së re ende nuk janë bërë të ditura, por ato do të mësohen shpejt, kur kalimi në “Rrugën e Kombit” të rinisë me pagesë.

Lexone

FOTOT: Njihuni me pishinën brenda në… lumë

Nëse jeni duke kërkuar për një pishinë unike, atëherë zgjidhja juaj është Badeschiff.Pishina ‘lundurese’ është ndërtuar në lumin Spree, i cili kalon nëpër qytetin gjerman.Badeschiff, ose ndryshe ‘Anija për larje’, e ankoruar pranë qendrës së qytetit lindor, është një pishinë e madhe e ndërtuar brenda hapësirës së zbrazët të një anije të ankoruar.Pishina është dizenjuar nga Susanne Lorenz si pjesë e një konkursi për projektet e arteve në qytetit dhe u inagurua në maj 2004.Që nga ajo kohë Badeschiff është bërë një atraksion shumë i preferuar i turistëve dhe banorëve në Berlin.Gjatë muajve të verës përveç pishinës janë në dispozicion një lokal, hapësirë për të marrë rreze dielli, për të bërë masazh dhe klasa sporti.Ndërsa në periudhën e dimrit vendoset një çati e përkohshme mbi pishinën dhe zonën përreth, e cila mban dy sauna dhe një sallë pritjeje.Gjithashtu organizohen koncerte dhe festa të ndryshime.

Lexone

OKB: 2 milionë afganë rrezikojnë të mbeten pa ushqim

Të paktën 2 milion njerëz janë në rrezik për gjetjen e resurseve ushqimore për shkak të thatësisë që ka kapluar Afganistanin. Lajmi bëhet i ditur nga zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Vendet më të prekura janë pjesët veriore dhe perëndimore të Afganistanit, ku të korrat e grurit janë vonuar apo zvogëluar në të paktën 20 provinca, kryesisht për shkak të mungesës së shiut dhe borës në dimër, thuhet në raportin e OKB-së.“Të korrat (e dimrit të kaluar) duhet të konsiderohen si të humbura tërësisht”, tha Abdul Majid nga Organizata për Ushqim dhe Agrikulture e OKB-së.Më shumë se 21 mijë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në provincat e Badghes dhe Ghor për shkak të thatësisë.“Rreth 1.5 milion kafshë shtëpiake në pjesën verilindore nuk mund të gjejnë ushqim dhe më shumë se 600 nga 1 mijë fshatra po e vuajnë mungesën e ujit”, thuhet në raport.Afërsisht gjysma e 30 milionë banorëve të Afganistanit mbështeten në agrikultur..

Lexone

Thatësira në Afganiztan, alarmon OKB: 2 milionë njerëz rrezikojnë jetën

Të paktën 2 milion njerëz janë në rrezik për gjetjen e resurseve ushqimore për shkak të thatësisë që ka kapluar Afganistanin, bën të ditur Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.Vendet më të prekura janë pjesët veriore dhe perëndimore të Afganistanit, ku të korrat e grurit janë vonuar apo zvogëluar në të paktën 20 provinca, kryesisht për shkak të mungesës së shiut dhe borës në dimër, thuhet në raportin e OKB-së.“Të korrat (e dimrit të kaluar) duhet të konsiderohen si të humbura tërësisht”, tha Abdul Majid nga Organizata për Ushqim dhe Agrikulture e OKB-së.Më shumë se 21 mijë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në provincat e Badghes dhe Ghor për shkak të thatësisë.“Rreth 1.5 milion kafshë shtëpiake në pjesën verilindore nuk mund të gjejnë ushqim dhe më shumë se 600 nga 1 mijë fshatra po e vuajnë mungesën e ujit”, thuhet në raport.Afërsisht gjysma e 30 milionë banorëve të Afganistanit mbështeten në agrikulture, për punë..

Lexone

Sondazhi/ Çështja e vëllait asnjë ndikim, 70 % opinion pozitiv dhe neutral për ministrin Xhafaj

Nga Eduard ZaloshnjaRreth 49% e banorëve të Shqipërisë, të moshës 18 vjeç e lart (përkthyer në shifra numrore, mbi 1 milion të rritur), kanë opinion pozitiv për punën e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.Rreth 19% (rreth 400 mijë të rritur) kanë opinon neutral, ndërsa rreth 32% (rreth 670 mijë të rritur) kanë opinion negativ (shihni grafikun shoqërues).Thënë ndryshe, 2/3 e banorëve të rritur kanë opinion pozitiv ose neutral për punën e ministrit Xhafaj, ndërsa 1/3 ka opinion negativ.Këto rezultate i kam llogaritur përmes ekstrapolimit të të dhënave të sondazhit elektronik të rradhës, në serinë e sondazheve që kam zhvilluar kohët e fundit për revistën Follow Business Albania, e cila publikohet nga firma CROSG®.Sondazhi u krye me 1188 të anketuar në rang kombëtar, për ta përfaqësuar popullsinë e Shqipërisë sa më mirë, demografikisht dhe politikisht.Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për këtë sondazh ishte plus/minus 3%.

Lexone

Rama në Tepelenë: Investoni në Agroturizëm, ju nxjerr nga varfëria

Kryeministri Edi Rama është ndaluar në Tepelenë, në kuadër të turit të “Llogaridhënies publike” dhe ka prezantuar disa projekte infrastrukturore që do të ndryshojnë jetën e banorëve të kësaj bashkie. Kryeministri e vendosi fokusin tek zhvillimi i Agroturizmit në fshatrat e Tepelenës, të cilët janë piktoreskë dhe me tradita të rralla.Për këtë Rama i kërkoi shokut Tërmet, siç e thërret ai kryebashkiakun e Tepelenës që të bashkëpunojë me fermerë, biznesmenë dhe njerëz që duan të investojnë për ngritjen e bujtinave.“I bëj thirrje atyre që janë në emigracion ta shohin këtë mundësi. Është rruga e daljes përfundimtare nga varfëria. Nuk është një zonë kjo ku mund të mendojmë zhvillim me bujqësi apo blegtoria që mund të tehet në zhvillim industrial, por është një zonë që përmes bujtinave dhe hoteleve të vegjël tradicional të Agroturizmit mund të zhvillohet. I kam thënë shokut Tërmet ngjitu nëpër male dhe bëni projekte me njerëz që kanë shtëpi atje. Do t’i mbështetim projektet financiarisht,..

Lexone

Vlora lëkundet sërish, tërmete të vogla gjatë natës

Vlora është lëkundur sërish nga tërmetet, ku sipas EMSC-së, janë me magnitudë rreth 2 deri në 3 Ballë të shkallës Rihter dhe disa prej tyre kanë pasur epiqendër në detin Adriatik.Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në fshatrat Bashaj, Matogjin dhe Vërmik. Sipas banorëve të fshatit Bashaj, lëkundje ka pasur dhe gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit, duke përhapur panik.Edhe vetë banorët thonë se tërmetet kanë qenë më të vogla se të parat, por janë frikësuar sërish duke kaluar natën jashtë.21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Djema bëhuni gati: Ky shtet ju ofron 5 mijë euro shpërblim nëse i lini gratë shtatzanë

Duket si shumë e bukur për të qenë e vërtet, por a e dinit se Islanda i ofron meshkujve 5 mijë euro shpërblim nëse ata lënë shtatzanë gratë e këtij vendi?Më shumë se dy të tretat e foshnjeve islandeze janë të lindura nga prindër që nuk janë të martuar me njëri-tjetrin, më konkretisht rreth 67% e tyre.Në këtë ishull mbijeton shoqëria më feministe në planet, ku me rreth 320.000 banorë në të gjithë vendin, lindshmëria është një problem shumë i madh.Për të rritur këtë gjë, qeveria e Islandës ofron të ardhura mujore në masën e 5 mijë eurove, për të gjithë meshkujt që vendosin të martohen me femrat që kanë shtetësi islandeze.Kjo shumë jepet pasi pjesa më e madhe e banorëve të këtij shteti janë mbi 40 vjeç dhe vendi po përballet me një krizë të vërtetë demografike.Iniciativa është propozuar nga Presidenti dhe nuk është aspak e re në llojin e saj, pasi edhe Kanadaja e Japonia kanë të tilla programe, ku të rinjtë që kanë dëshirë të martohen me njerëzit e këtyre shteteve dhe të krijojn..

Lexone