Home / Tag Archives: autoritetet

Tag Archives: autoritetet

FOTOT: Momenti i shpërthimit të vullkanit në Guatemalë, shënohen dhjetëra të vdekur

Autoritetet në Guatemalë thanë se të paktën 25 veta kanë humbur jetën nga shpërthimi i vullkanit afër Guatemala Cityt, që hodhi llavë të nxehtë dhe mbuloi me tym dhe hi fshatrat përreth.Zyrtarë të shërbimeve të emergjencave thanë se një numër i panjohur llogariten si të zhdukur, ndërsa më shumë se 3 mijë veta janë evakuuar dhe mbi 600 janë strehuar në provincat Escuintla dhe Sacatepéquez.“Është një lumë llave që ka tejmbushur brigjet e tij dhe ka prekur fshatin El Rodeo. Ka njerëz të plagosur, të djegur dhe të vdekur”, tha në radio bashkërenduesi kombëtar i emergjencave, Sergio Cabanas. “Ne po evakuojmë dhe po shpëtojmë njerëz.”Cabanas tha se katër njerëz vdiqën në fshatin El Rodeo kur llava dogji shtëpitë e tyre. Ai i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se dy fëmijë u dogjën në një urë derisa po shikonin shpërthimin.Vullkani Fuego ndodhet rreth 44 kilometra në jugperëndim të Guatemala Cityt dhe është afër qytetit Antigua, një zonë turistike.Aeroporti La Aurora Interna..

Lexone

Lezhë, arrestohet 38-vjeçari i dënuar në Itali me 22 vite për trafik droge

Policia e Lezhës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili ishte dënuar në Itali me 22 vite burg. Ai është Artan (Festim) Abedini banues në Malbardhë, Kurbin.Abedini ishte dënuar nga Gjykata e Firences në 2015 me 22 vite burg për trafik droge.38-vjeçari ishte në kërkim nga autoritetet italiane pas dënimit, ndërsa dje është arrestuar dhe pritet që të ekstradohet në vendin fqinj për të vuajtur dënimin.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ministria e Jashtme jep lajmin e mirë: Belgjika njeh lejet e drejtimit shqiptare

Belgjika njeh lejen e drejtimit të automjetit të lëshuar nga autoritetet shqiptareMinistria për Europën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se, për shtetasit shqiptarë që qëndrojnë në Blegjikë më pak se 3 muaj, mund të përdorin lejen shqiptare te drejtimit të automjetit.Për shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi në Belgjikë, duhet të paraqiten në komunë për t’u pajisur me leje drejtimi belge në bazë të lejes shqiptare të drejtimit.

Lexone

Vdes në moshën 93-vjeçare miliarderi dhe pronari i gazetës franceze “Le Figaro”

Sipërmarrësi dhe politikan francez Serge Dassault është ndar nga jeta në moshën 93-vjeçare, tha familja e tij.Dassault udhëhoqi grupin Dassault pas vdekjes së babait të tij, Marcel, në vitin 1986.Grupi ka firma të shumta në aeronautikë dhe armatim dhe zotëron gazetën franceze, “Le Figaro”.Dassault ishte një nga burrat më të pasur të Francës dhe renditet lartë në listën e miliarderëve sipas Bloomberg dhe Forbes .Sipas këtyre mediave, pasuria e tij shkon rreth 26 – 27 miliard dollarë.93-vjeçari ishte gjithashtu i përfshirë në politikë dhe kishte shërbyer si senator konservator dhe kryebashkiak i Corbeil-Essonne, një lagje jugore e Parisit.Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi e nderoi Dassault, duke thënë se: “Franca ka humbur një industrialist të madh dhe një mik”.Kanali i lajmeve franceze BFMTV raportoi se Dassault vdiq pas një sulmi në zemër në selinë e grupit të aviacionit Dassault të hënën.Vitin e kaluar, ai u gjet fajtor për mashtrim nga një gjykatë e Parisit pasi ..

Lexone

Gazetari ironizon Bashën: Dili zot “Babales”!

Albert Veliu apo “dëshmitari X”, i njohur ndryshe edhe me pseudonimin “Babale”, është arrestuar prej disa orësh nga autoritetet në Kosovë.Ky arrestim ma sjellë një sërë reagimesh në opinionin publik, ashtu si edhe ironi me kreun e PD-së Lulzim Basha.Me anë të një postimi në rrjetet sociale, gazetari Elvi Fundo, njëherësh editor i CNA.al (CityNews Albania), ka ironizuar Bashën, teksa ngre pyetjen, nëse do i dalë për zot njeri Babales apo jo.“Po mbushen disa ore qe “Babalen” e shkrete e kane arrestuar ne Kosove dhe askush nuk po ndihet ne PD.Do t’i dale njeri zot atij apo jo, se nuk bejne burrat keshtu?Kalova lumin te dh…kalin.Te pakten Salianji, i cili e ka treguar veten qe eshte macho…mund ta kishte bere nje ankese”, shkruan Fundo.

Lexone

FOTOT: Një mrekulli natyrore në zonën e Elbasanit

Fundjava nuk ka qenë thjesht turistike e argëtuese në rrethin e Elbasanit, por ka sjellë dhe një zbulim të ri në fushën e spelologjisë.Specialistët e AdZM Elbasan kanë zbuluar një mrekulli natyrore të panjohur më pare dhe bëhet fjalë për një shpellë në Klos të Elbasanit.Fillimisht shpella është konstatuar nga banorët e zonës të cilët po nxirrnin gurë në shpatin e një kodre dhe menjëherë kanë njoftuar autoritetet e AdZM Elbasan.Shpella mbart vlera unikale dhe është shumë e veçantë në llojin e saj. Shoqata-AlbNatyra – ka propozuar që kjo shpellë të shpallet Monument Natyre që të mund të mbrohet nga dëmtimet dhe kureshtarët e stalagmiteve. Kështu mund të themi se zonës turistike të Elbasanit, ju shtua dhe një tjetër destinacion turistik siç është kjo shpellë.

Lexone

Dhuna seksuale, Weinstein dorëzohet në polici

Producenti kinematografik,Harvey Weinstein, është dorëzuar te autoritetet policore për t’iu përgjigjur akuzave mbi përdhunimin e një gruaje dhe se ka detyruar të tjetër të kryejë me të seks oral. Sipas CNN, prokurori i Manhatanit, ka gati për të një akuzë për përdhunim të shkallës së parë dhe të tretë dhe të akteve seksuale të gradës së parë. Weinsiein është nën hetim për akte të ngjashme edhe në Los Anxheles dhe Londër.Avokati i tij në Nju Jork, Benjamin Brafman, nuk ka dashur as të komentojë e as të konfirmojë nëse klienti i tij ka pasur vërtet qëllim të dorëzohet, duke u kufizuar të deklarojë që Weinstein është në këto momente shumë “i vetmuar dhe i dëshpëruar”.Akuza kundër producentit, është e lidhur me denoncimin e paraqitur para disa kohësh nga aktorja Lucia Evans, e cila ka treguar për shtypin se është përdhunuar nga Weinstein në 2004-ën.Weinstein vazhdon të këmbëngulë se nuk ka detyruar ndonjë femër për marrëdhënie intime. Kjo përbën herën e parë që ndaj tij formulohet nj..

Lexone

Dhuna seksuale, Weinstein gati të dorëzohet në polici

Producenti kinematografik,Harvey Weinstein, duket se është gati të dorëzohet te autoritetet policore për t’iu përgjigjur akuzave mbi përdhunimin e një gruaje dhe se ka detyruar të tjetër të kryejë me të seks oral. Sipas CNN, prokurori i Manhatanit, ka gati për të nj akuzë për përdhunim të shkallës së parë dhe të tretë dhe të akteve seksuale të gradës së parë. Weinsiein është nën hetim për akte të ngjashme edhe në Los Anxheles dhe Londër.Avokati i tij në Nju Jork, Benjamin Brafman, nuk ka dashur as të komentojë e as të konfirmojë nëse klienti i tij ka pasur vërtet qëllim të dorëzohet, duke u kufizuar të deklarojë që Weinstein është në këto momente shumë “i vetmuar dhe i dëshpëruar”.Akuza kundër producentit, është e lidhur me denoncimin e paraqitur para disa kohësh nga aktorja Lucia Evans, e cila ka treguar për shtypin se është përdhunuar nga Weinstein në 2004-ën.Weinstein vazhdon të këmbëngulë se nuk ka detyruar ndonjë femër për marrëdhënie intime. Kjo përbën herën e parë që ndaj ..

Lexone

Rikonstruktimi i strukturave, reagon FSDKSH: Ishin të fryra dhe jo efiçente

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm për shkrirjen e strukturave.Përmes një njoftimi për mediat, Fondi sqaron se struktura e institucionit ishte tejet e fryrë dhe joeficente. Sipas FSDKSH, në këtë institucion kishte detyra dhe kompetenca të mbivendosura.Fondi thekson se procesin e ristrukturimit nuk cënohet shërbimi ndaj qytetarëve.Sqarimi i plotëFondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor sqaron se ky institucion ka nisur procesin e ristrukturimit, per shkak se nder vite, struktura ishte tejet e fryre dhe joeficiente.Ristrukturimi i Fondit u kthye ne domosdoshmeri per arsye se ne funksionimin e kesaj strukture kishte detyra e kompetenca te mbivendosura, pra e njejta pune kryhej nga disa persona ne sektore apo drejtori te ndryshme, konstatuar dhe nga autoritetet kontrolluese ne raportet e tyre.Gjithashtu kishte mospërputhje mes përshkrimit të punës dhe pozicioneve të krijuara, çka bënte që shumë pozicion..

Lexone

FOTOT: Taksitë e së ardhmes “fluturojnë” mbi lum

Një kompani franceze që synon të eleminojë bllokimin e udhëtarëve me automjete në trafik, ka nisur një projekt të ri në uji, pasi ka testuar taksinë e saj fluturuese ‘SeaBubbles’ në lumin Seine.Pas një mosmarrëveshjeje me autoritetet vitin e kaluar, që pas testimit u zhvendos në Zvicër, firma e teknologjisë në fund mori projektin e ri në ujë në kryeqytetin francez.“SeaBubbles” është pjesë e makinerisë detare dhe pjesë e aviacionit, me mjetin e çuditshëm që mund të ngrihet deri në 70 cm mbi ujë. Dyert e saj janë si krahët e gurëve në miniaturë, ndërsa ato lëvizin falë sistemit të baterive elektrike.Synimi i shpikjes është të hapë rrugë ujore për transportin ekologjik dhe për të zvogëluar ndotjen e shkaktuar nga miliona vetura në planet.“Sapo fluturimi të përfundojë, Bubble ngadalëson, ulet në sipërfaqen e ujit duke u kthyer në një barkë, dhe më pas i lejon pasagjerët të dalin”, thotë kompania. (TemA TV)

Lexone