Home / Tag Archives: arrestuar (page 5)

Tag Archives: arrestuar

“Vrasja” e Babchenkos, kapet biznesmeni që e donte të vdekur

Një gjykatë ukrainase ka arrestuar një biznesmen i cili dyshohet se kishte planifikuar komplotimin e vrasjes së gazetarit investigativ rus në Ukrainë, të martën e kësaj jave.Borys Herman thuhet se ka paguar një vrasës për 15,000 dollarë për të ekzekutuar gazetarin Arkady Babchenko në Kiev.Por gjatë marrjes në pyetje ai tha se nuk kishte ndërmend të vriste gazetarin dhe se kishte bashkëpunuar me shërbimin e sigurimit SBU.SBU inskenoi vdekjen e Babchenko me qëllim që nxirrej në pah më shpejt komploti dhe personi që e donte të vdekur.Por duket se Ukraina është kritikuar ashpër për inskenimin që krijoi dhe kritikët thonë se kjo lëvizje i ka dhënë Rusisë avantazh moral, ndërsa nga ana tjetër Moska e cilësoi operacionin si një akt provokimi, raporton BBC.Arkady Babchenko, gazetari rus që ka inskenuar vdekjen e tij në Ukrainë, ka thënë të enjtën se i është dashur të bëjë një veprim të tillë, pasi është frikësuar se mund të përfundonte sikur ish-agjenti rus, Sergei Skripal, që është ..

Lexone

Arkady Babchenko tregon inskenimin e vrasjes: Nga artisti, make-up, gjaku i derrit, e deri tek morgu i spitalit

Gazetari disident rus, Arkady Babchenko, ka zbuluar se autoritetet ukrainase kanë falsifikuar vdekjen e tij të martën, si pjesë e një operacioni të rëndë për të nxjerrë në pah një komplot të dyshuar vrasës rus.Babchenko ka dhënë detaje se si e ka inskenuar vdekjen e tij në Ukrainë, duke thënë se i është dashur të bëjë një veprim të tillë, pasi është frikësuar se mund të përfundonte sikur ish-agjenti rus, Sergei Skripal, që është helmuar me agjent nervor në Britani.“Secili thotë se kjo dëmton besimin te gazetarët, çfarë do të bënit ju në vendim tim, nëse ata do të vinin te ju dhe do t’iu godisnin?”, ka thënë ndër të tjera gazetari.Babchenko ka thënë se ka menduar të largohet nga Poli Verior në momentin që ka kuptuar planet për vrasjen e tij, mirëpo i është kujtuar se edhe “Skripal ka tentuar të ikë”.Duke folur në një konferencë shtypi, Babçenko mbrojti taktikat e përdorura nga shërbimet e sigurimit të Ukrainës dhe tha se komploti për ta vrarë ishte tmerrësisht i vërtetë.Sipas ..

Lexone

Grabiti farmacinë në qendër tregtare, pranga 17-vjeçarit në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur grabitjen e ndodhur në një farmacie. Blutë e kryeqytetit kanë arrestuar 17 vjeçarin me iniciale R.N. si autorin e grabitjes.I riu vodhi xhiron ditore të subjektit duke kërcënuar me thikë punonjësen e farmacisë, 27-vjeçaren me iniciale A.R.“Menjëherë pasi ky shtetas është larguar nga vendi i ngjarjes me sasinë e vjedhur të lekëve është njoftuar policia dhe falë reagimit të shpejt dhe në kohë rekord të shërbimeve të policisë është bërë kapja e këtij shtetasi rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes”, sqaron policia.Materialet do t’i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit R. N., për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Policia: Asnjë rast i kultivimit të kanabisit, 70 mijë kontrolle në 5 muaj

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit, Gjovalin Loka, drejtor i departamentit për sigurinë publike tha se që nga viti 2017 policia po zbaton planin kombëtar antikanabis.Rastet e konstatuara janë 23 parcela me 2579 bimë. Për krahasim me 2017 kur Shqipëria doli përfundimisht nga harta e vendeve problematike që kultivonin kanabis janë 21.500 bimë më pak të kultivuara. Policia ka zhvilluar 70 mijë kontrolle dhe rikontrolle që janë monitoruar nga drejtuesit e lartë të policisë së Shtetit dhe SHÇBA në Ministrinë e Brendshme”, tha Gjovalin Loka, Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë.Ndërkohë kontrollet ajrore do të vijojnë deri në vjeshtë duke zgjatur dhe periudhën e kontrollit.“Këtë vit për një kontroll më të plotë ka nisur më herët kontrolli ajror nga Guardia di Finanza. Janë kryer 29 fluturime që nga prilli dhe nuk është konstatuar bimë e kultivuar. Monitorimet do vijojnë deri në vjeshtë duke zgjatur periudhën e kontrol..

Lexone

Kapet në Shijak 53-vjeçari i dënuar për përdhunim në Itali

Policia e Durrësit ka arrestuar një 55-vjeçar më qëllim ekstradimin e tij në Itali. Shtetasi Eqerem Dervishi, banues në Maminas, është dënuar në Itali për veprën penale “Përdhunim” me pesë vite burg.Gjykata e Santa Maria Capua Vetere, Itali e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale “Përdhunim” parashikuar në nenet 110,81/2 dhe 609 i Kodit Penal Italian.Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Fotografia që vuri botën në lojë

Vrasja e Arkady Babchenkos nuk ka ndodhur, edhe pse pas raporteve për vrasjen e gazetarit rus, më 29 maj, ka dalë një fotografi e trupit të tij të zhytur në gjak.Fotografia ishte e rreme, me gjasë pjesë e një dredhie që zyrtarët ukrainas të sigurisë thanë se është bërë për të penguar një komplot për vrasjen e Babchenkos.Se kush e ka bërë fotografinë dhe kush e ka vënë në qarkullim, nuk dihet. Nuk është madje e sigurt nëse vetë Babchenko është në foto.Ajo u publikua për herë të parë në faqen e Facebook-ut të një ish-gazetari ukrainas, i cili tani thotë se punon për një organizatë konsultimesh në Uashington.Fotografia u shpërnda shpejt në mesin e gazetarëve ukrainas dhe rusë, edhe pse pak media, nëse ndonjë, e kanë publikuar atë, për shkak të përmbajtjes së rëndë.Yevhen Lauer, gazetari që e publikoi fotografinë, i tha Radios Evropa e Lirë se e ka marrë atë nga një burim i zbatimit të ligjit, të cilin nuk pranoi ta identifikojë.Lauer, i cili ka punuar për media të ndryshme në ..

Lexone

Dhunoi vajzën e mitur, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë

Një 63-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës me akuzën e dhunës në familje.Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi F.M, 63 vjeç, pasi në banesë ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me mjete të ftohta prerëse vajzën e tij A.M., 17 vjeçe.Polici ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kapet me 20 doza heroinë, në pranga 46-vjeçari në Vlorë

Një 46-vjeçar është arrestuar sot në Vlorë, pasi është kapur në flagrancë duke trafikuar drogëra të forta të llojit heroinë.Mësohet se atij i janë kapur 20 doza heroinë dhe një peshore elektronike.Strukturat Policore të Seksionit Kundër Narkotikëve në D.V.P.Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv dhe të ndjekur me metoda speciale për goditjen e rasteve të drogërave të forta (heroinë), kanë finalizuar operacionin e koduar “Laica”, ku si rezultat është arrestuar shtetasi :Aleksandër.K., 46 vjeç, banues në Vlorë. Në banesën e këtij shtetasi, policia ka sekuestruar 20 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, si dhe një peshore elektronike.Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim, shitja e narkotikëve”.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Lezhë, arrestohet 38-vjeçari i dënuar në Itali me 22 vite për trafik droge

Policia e Lezhës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili ishte dënuar në Itali me 22 vite burg. Ai është Artan (Festim) Abedini banues në Malbardhë, Kurbin.Abedini ishte dënuar nga Gjykata e Firences në 2015 me 22 vite burg për trafik droge.38-vjeçari ishte në kërkim nga autoritetet italiane pas dënimit, ndërsa dje është arrestuar dhe pritet që të ekstradohet në vendin fqinj për të vuajtur dënimin.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Fotografia që vuri botën në lojë, skenari i ‘vrasjes’ së gazetarit rus në Ukrainë

I gjithë opinioni është tronditur, pasi Arkady Babchenko, gazetari anti-Kremlinit doli në një deklaratë për mediat unkrainase vetëm një ditë pasi u shpall i vdekur.Babchenko në një konferencë në Kiev, tha se vdekja e tij ishte një inskenim nga vetë ai dhe policia e Ukrainës për të zbuluar agjentët e fshehtë rus. Vrasja e Arkady Babchenkos nuk ka ndodhur, edhe pse pas raporteve për vrasjen e gazetarit rus, më 29 maj, ka dalë një fotografi e trupit të tij të zhytur në gjak.Fotografia ishte e rreme, me gjasë pjesë e një dredhie që zyrtarët ukrainas të sigurisë thanë se është bërë për të penguar një komplot për vrasjen e Babchenkos. Ndërsa nuk dihet kush e ka bërë fotografinë dhe kush e ka vënë në qarkullim. Nuk është madje e sigurt nëse vetë Babchenko është në foto.Ajo u publikua për herë të parë në faqen e Facebook-ut të një ish-gazetari ukrainas, i cili tani thotë se punon për një organizatë konsultimesh në Uashington.Fotografia u shpërnda shpejt në mesin e gazetarëve ukrainas d..

Lexone