Home / Tag Archives: arrestuar (page 2)

Tag Archives: arrestuar

Mega-operacion në Itali, kapet anija me 10 ton hashash

Një sasi prej 10 ton hashash është sekuestruar nga policia italiane në një ish-anije peshkimi oqeanike në ujërat e ishullit të Sicilisë. Në këtë operacion janë arrestuar 9 persona, të gjithë anëtarë të ekuipazhit të anijes me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Anija, me emrin “Quest”, mbante flamurin e vëndeve të Ulëta. Droga është kapur, pasi policia italiane e ka monitoruar për 40 orë anijen, e cila ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë jug-lindore.Operacioni është ekzekutuar menjëherë pasi është marrë autorizimi nga policia e vendeve të Ulëta, flamurin e të cilëve mbante anija e peshkimit.7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Sapo ishte kthyer nga Anglia, djali vret nënën dhe babain në Peshkopi (EMRAT)

Foto nga vendi i ngjarjes Një ngjarje tepër e rëndë ka tronditur këtë të enjte qytetin e Peshkopisë. Mësohet se një krim i dyfishtë në familje ka ndodhur në një banesë në zonën e “Llixhave”, ku djali i familjes ka vrarë nënë dhe babain.Ai quhet Qemal Sela dhe është 26-vjeç. Sipas dëshmitarëve djali i çiftit Sela ishte kthyer mbrëmë nga Anglia dhe kishte probleme mendore.Viktima janë Flamur Sela, 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Zeqimete Sela, 50 vjeçe.Policia ka arrestuar menjëherë djalin dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun që e çoi deri në këtë vendim ekstrem. Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe disa gëzhoja.Vijon…7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kur ta kërkon Kim Kardashian, si thua dot jo…

Ka rezultuar i suksesshëm takimi mes Kim Kardashian dhe Presidentit Donald Trump në zyrën Ovale.Modelja 37-vjeçarja kaloi një orë në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ku diskutoi me dhëndrin e presidentit, Jared Kushner, njëkohësisht këshilltar i tij, e më pas edhe me Trumpin vet për të kërkuar faljen e një 63-vjeçareje të dënuar me burg përjetë pasi ishte arrestuar në 1993-shin për trafik droge.E këtë pasdite Donald Trump ka dëgjuar këshillën e Kim Kardashian duke amnistuar 63-vjeçaren Alice Marie Johnson.Historia e Johnsonit ia tërhoqi fillimisht vëmendjen yllit të “reality show”-t, kur pa një video të shkurtër mbi të, të postuar në një medie sociale.Kim u prek aq shumë sa i kërkoi avokates së saj, Shawn Holley, t’i hidhte një sy rastit, e vendosi të paguajë për të një ekip të ri ligjor, i cili do të kujdeset me mbrojtjen e gruas, si dhe të bashkojë forcat me Kushnerin, që këmbëngul prej kohësh për një reformë federale të sistemit penitenciar.

Lexone

Burri me dashnoren bëjnë plan për ta vrarë dhe të fitojnë 250.000 euro, por…

Në gjykatën rajonale të Hamburgut ka nisur procesi gjyqësor ndaj një 39-vjeçari dhe dashnores së tij të të njëjtës moshë, te cilet akuzohen për veprën penale “tentativë për vrasje”.I pandehuri akuzohet se ka dashur të vrasë bashkëshorten e tij, për të arkëtuar fitimin nga sigurimi jetësor në një shumë prej 250.000 eurosh.Që në fillim të vitit të kaluar, ai ishte zhytur në vështirësi financiare, ndërsa bashkëshortësia po zbehej, thotë Prokuroria gjermane në Hamburg, raporton Albinfo.ch.Pas dy përpjekjeve të dështuara që të angazhojë një vrasës, dashnorja e tij ishte shprehur e gatshme të kryejë aktin.Sipas akt-akuzës, më 29 nëntor të vitit të kaluar ajo ishte fshehur në shtëpinë e çiftit.Pasi në mëngjes burri ka shkuar në punë, ajo është futur e maskuar në dhomën e fjetjes dhe ka tentuar ta vrasë me thikë bashkëshorten e tij, atëbotë 34-vjeçare.Shtetasja gjermane me prejardhje nga Maqedonia, ka arritur të arratiset në ballkon dhe të kërkojë ndihmë, ndërsa sulmuesja është lar..

Lexone

‘Skifteri’ pogradecar kapet duke vjedhur banesën e emigrantit në Fier (EMRI)

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar, i cili tentoi të vidhte një banesë.“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit: Lefter Meruko, 42 vjeç, banues në Pogradec. (I dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje”)”, njofton policia.Sipas Bluve të Fierit denoncimi për vjedhje është bërë nga një qytetar në fshatin Peshtan, i cili ka parë grabitësin pogradecar teksa hynte në banesën e shtetasit J.Gj, 46 vjeç, aktualisht me banim në Greqi.Pas njoftimit të marë nga Salla Operative, patrulla e policisë ka shkuar në vendngjarje duke e kapur në ambientet e brendshme të banesës 42-vjeçarin Meruko. Dyshohet se autori ka kryer edhe disa vjedhje të tjera banesash për dokumentimin ligjor të të cilave po punohet.Po punohet intensivisht për dokumentimin ligjor të gjithë veprimtarisë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativ..

Lexone

Zbardhet vrasja e 29-vjeçarit në Vlorë, në kërkim dy autorët (EMRAT)

Policia e Vlorës ka zbardhur plotësisht ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Pavarësia”, ku u ekzekutua me armë biznesmeni 29 vjeçar, Vasil Dervishaj.Blutë e Vlorës kanë identifikuar autorët e vrasjes, për të cilën thonë se ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta.Janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit. Ata janë:-E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;-A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.Në vijim të veprimeve hetimore policia ka arrestuar edhe dy të rinj nga Vlora, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Ata janë:-Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,-Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë.Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:–një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.– një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,– një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.– një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se jan..

Lexone

Zbardhet ekzekutimi i biznesmenit në Vlorë, dy autorët janë nga Tepelena. Ja emrat (arrestohen dy bashkëpunëtorët)

Policia e Vlorës ka zbardhur vrasjen e 29-vjeçarit Vasil Dervishaj dhe ka shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar.Ndërkohë, janë arrestuar dy bashkëpunëtorët e tyre.Autoret e dyshuar te shpallur në kërkim janë:-E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;-A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.Ndërsa dy bashkëpunëtorët e arrestuar janë:-Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,-Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë.Deklarata e drejtorit të Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj:Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë,Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë punën për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:-një armë zjarri kallas..

Lexone

Elbasan, dy të arrestuar për trafik njerëzish dhe falsifikim dokumentesh

Dy shtetas janë ndaluar në qytetin e Elbasanit pas një hetimi disamujor, të dyshuar për aktivitet kriminal në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.Në përfundim të operacionit policor të koduar “Premtimi” janë sekuestruar pasaporta biometrike, dokumente dhe certifikata të falsifikuara dhe 850 euro.Në pranga kanë rënë 60-vjeçari Musa Rama, i lindur në Librazhd e banues në Tiranë, si dhe 51-vjeçari Arben Hako, lindur e banues në Durrës, që të dy me precedentë të mëparshëm kriminalë.Të arrestuarit ishin shpallur në kërkim nga forcat blu, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në datën 4 qershor.Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë dhe vende të tjera të Europës, përmes falsifikimit të dokumenteve përkundrejt shumave në vlerën e 10 mijë euro apo 16 mijë eurove për person.6 qershor 2018 (gaze..

Lexone

Kërkohej në Norvegji për trafik droge, kapet në Morinë kosovari

Një shtetas nga Kosova është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin norvegjez.“Specialistët e Policisë Kufitare bënë arrestimin me qëllim ekstradimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Istref Tahirukaj, 49 vjeç, banues në Deçan, Kosovë. Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Norvegjeze”, njofton policia.Mësohet se Gjykata e Borgating Norvegji, me vendim Nr.03-01299M/03, më datë 12.12.2003, e ka dënuar atë me 10 vite burg, për veprën penale në fushën e narkotikëve. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Pas protestave masive, mbreti i Jordanisë Abdullah bën thirrje për rishikimin e taksave

Mbreti i Jordanisë Abdullah ka urdhëruar kryeministrin e ri të vendit që të kryejë një rishikim të një ligji të ri të taksave të diskutueshme, pas ditë protestash që detyruan edhe rëzimin e qeverisë së parë.Ministri i arsimit dhe ish-ekonomisti i Bankës Botërore Omar al-Razzaz ka zëvendësuar ish-kryeministrin Hani Mulki, i cili dha dorëheqjen të hënën.Protestat në Jordani, një aleat i rëndësishëm perëndimor, janë më të mëdhatë në vite.Demonstruesit thonë se një projekt-ligj i ri taksash i mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar do të dëmtojë klasën e varfër dhe të mesme.Ish-kryeministri ka refuzuar të heqë propozimet, të cilat përfshijnë taksat më të larta dhe masat shtrënguese.Në letrën që emëron Razzaz për të formuar një qeveri të re të martën, Mbreti Abdullah tha se kabineti “duhet të kryejë një rishikim gjithëpërfshirës të sistemit tatimor” për të shmangur “taksat e padrejta që nuk arrijnë drejtësinë dhe ekuilibrin midis të ardhurave të të varfërve dhe të pasurit “.Mb..

Lexone