Home / Tag Archives: arrestua

Tag Archives: arrestua

‘Sarpit’ nuk i ndahen skandalet, zihet me të dashurën në publik

Aktori turk Çagatay Ulusoy i njohur për rolin e Sarp në serialin i “Infiltruari, kohët e fundit e ka fituar vëmendjen mediatike vetëm me ngjarje negative.Pasi u arrestua me akuzën e përdorimit të drogës një tjetër skandal në jetën private është zbuluar.Çagatay Ulusoy prej disa kohësh është lidhur me Duygu Sarisin, me të cilën njohja ka ndodhur në xhirimet e serialit ‘Infiltruari’.ImagePara pak kohësh u ndanë, ndërsa së fundmi janë rilidhur.Mediat turke kanë zbuluar se gjatë një feste mes miqsh, dy të rinjtë janë grindur keq, pasi aktori e injoronte vazhdimisht të dashurën e tij dhe ajo ka shpërthyer në skena xhelozie.Dy të rinjtë janë larguar nga festa menjëherë pas debatit.The post ‘Sarpit’ nuk i ndahen skandalet, zihet me të dashurën në publik appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Vrau 5 vetë me kamion në Stockholm, dënohet me burgim të përjetshëm 40 vjeçari

Personi nga Uzbekistani i cili kreu sulmin me kamion në Suedi vitin e kaluar, duke vrarë pesë persona është dënuar me burgim të përjetshëm për krime terroriste.Rakhmat Akilov, 40 vjeç, kishte shprehur simpati për grupin xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS), përpara se të ndërmerrte sulmin vdekjeprurës në Stockholm.Por prokurorët duhej të vërtetonin se kishte për qëllim të dëmtonte shtetin, pasi ISIS nuk tha se ishte pas sulmit.Akilov, një azilkërkues i refuzuar, iku nga vendi i ngjarjes, por u arrestua shpejt dhe u rrëfye gjatë marrjes në pyetje të policisë.Ai u largua nga Uzbekistani për Suedinë në vitin 2014 dhe kërkoi qëndrim atje, por në dhjetor të vitit 2016 i ishte thënë se kishte katër javë për t’u larguar nga vendi.Ai u zhduk dhe, disa muaj para sulmit, u vendos në listën e më të kërkuarve.Më 7 prill të vitit të kaluar, Akilov rrëmbeu një kamion birre jashtë një restoranti në qendër të Stokholmit dhe i dha atij për rreth 500 metra në një rrugë këmbësorësh para se ta ..

Lexone

VIDEO: I vodhi qentë, e pëson keq hajduti… rrihet dhe përplaset me makinë nga pronari

Një hajdut i cili kishte vjedhur tre qen e ka pësuar keq.Kjo pasi pronari i qenve e ndjek nga pas me makinë dhe përplas furgonin në të cilin udhëtonte hajduti.Për shkak të përplasjes fugoni rrokulliset dhe kthehet në një anë.Më pas pronari i qenve del nga makina e tij dhe me një shkop në dorë godet hajdutin.Ngjarja ka ndodhur në Kinë, si dhe grabitësi u arrestua nga policia. (TemA)

Lexone

VIDEO/ ‘Gradaçela’ në Durrës që sfidoi shtetin, 23-katëshi në rërë përfundon së ndërtuari

Përfundon së ndërtuari gradaçela, e cila vitin që shkoi rrezikoi jetën e banorëve në plazhin e Durrësit.Kudo që të ndodhesh në Durrës dhe të hedhësh sytë nga bregu i detit, objekti i vetëm që dallohet është gradaçela e plazhit që ndodhet tek “Shkëmbi i Kavajës”.Ky objekt monstruoz ka sfiduar në mënyrë të hapur shtetin, pasi i ka injoruar ligjet urbanistike dhe mjedisore në mënyrë flagrante.23 kate të ngritura mbi rërë janë jo vetëm një shëmtirë arkitektonike, por edhe një rrezik i përhershëm për jetët e njerëzve.Vitin që shkoi, shtesa disakatëshe pa leje ndërtimi, për shkak të materialit të dobët u shemb në tokë.Policia nisi një procedim penal në ngarkim të pronarit të pallatit, Enver Shala, i cili edhe u arrestua për ndërtim pa leje.Disa ditë më vonë familjarët e tij denoncuan në polici një sasi eksplozivi të vendosur në kolonat e pallatit, gjë që i bindi hetuesit për një ngjarje të inskenuar, por që nuk arriti të vërtetohej.

Lexone

Sërish heroinë në Berat, arrestohet shpërndarësi 43-vjeçar

Një drogë e fortë si heroina duket se është bërë e zakonshme në qytetin e Beratit, pasi në harkun kohor të pak ditëve policia e këtij qyteti ka bërë disa arrestime të shpërndarësve të kësaj lënde narkotike.I fundit që ka rënë në prangat e Bluve të Beratit është Gerti Duda, 43 vjeç, banues në lagjen “Çelepias”.Policia njofton se atij iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël heroine, teksa u arrestua në lagjen “13 Shtatori”.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: “Bombë në bord”, pasagjerët hidhen nga krahu i avionit në pistë, dhjetra të plagosur

Një alarm për bombë ka bërë që pasagjerët e një avioni të hidhen nga krahu i tij në pistë.Në pamjet filmike do të shikoni pasagjerët e tmerruar që hidhen menjëherë pasi hapet dera e emergjencës.Të paktën dhjetë vetë u plagosën, shumica thyen këmbët dhe morën plagë në kokë pasi u hodhën nga krahu i avionit.Paniku shpërtheu në avion Boeing 737 kur një burrë tha se një bombë ishte në bord.Fatmirësisht alarmi për bombë ishte fals dhe 26-vjeçari, Frantinus Nirigi i cili përhapi panikun u arrestua nga policia.Ngjarja ndodhi në aeroportim Supadio në qytetin Pontianak në Indonezi. (TemA)

Lexone

Dëmi 50 milion euro: Lirohet ish-drejtori që abuzoi me tenderat e rrugës Elbasan-Gjinar

Ish-drejtori i Rrugëve Andi Toma është lënë i lirë.Gjykata e Durrësit ka marrë këtë vendim pas akuzave se ai abuzoi me tenderat e rrugës Elbasan-Gjinar.Toma ka mbajtur postin e Drejtorit të Rrugëve gjatë periudhës 2008-2013, ndërsa u arrestua në muajin shkurt.Ndalimi i tij erdhi fill pasi ish-Drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika pas skandalit të dosjes të një dëmi rreth 50 milion euro, shkaktuar për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan.(TemA)

Lexone

VIDEO/ Aksidenti i frikshëm: Shoferi fluturon disa metra në ajër, përfundon në… çatinë e një shtëpie

Ky është momenti tronditës kur një hajdut përplaset me makinën që kishte vjedhur pasi po e ndiqte policia.Në pamjet filmike do të shikoni se si makina rrokulliset dhe shoferi fluturon në ajër nga dritarja e përfundon në çatinë e një shtëpie.Ai pësoi vetëm plagë të lehta dhe u arrestua më pas menjëherë nga policia.Aksidenti i frikshëm ndodhi në Parana të Brazilit. (TemA)

Lexone

Tentoi t’i fusë celular vëllait në burgun e Bënçës

Një person u arrestua nga policia e Tepelenës, pasi ka tentuar të fusë celular në burgun e Bënçës.Në pranga ka përfunduar Dritan Rrapa 33 vjeç, banues në Gjirokastër.Ai u ndalua në kushtet e flagrancës gjatë kësaj të marte, gjatë kontrollit.Arrestimi i tij u bë pasi u kap në burgun e Bënçës në Tepelenë teksa fuste një telefon celular për vëllanë e tij të dënuar, Gëzim Rrapa 35 vjeç.Në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës.23 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tropojë, fadroma aksidenton për vdekje punonjësin e firmës

Një aksident i rëndë është shënuar në Tropojë, ku një fadromë ka aksidentuar një person. I dyshuar për aksidentin është Flamur Alla, 45 vjeç, banues në Elbasan, fadromist i firmës së ndërtimit “Gener-2”.Arrestimi i tij u bë pasi, pasditen e kësaj të hëne, në vendin e quajtur “Tuneli i Çeremit”, në fshatin Çerem, Tropojë, duke punuar me fadromë në brendësi të tunelit, aksidentalisht ka goditur me fadromë punonjësin e kësaj firme, A.Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Bashkia Elbasan.Si pasojë e dëmtimeve të marra 49-vjeçari ka humbur jetën.Alla u arrestua nga policia, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tropojës, për veprime të mëtejshme.15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone