Home / Tag Archives: arrestohet

Tag Archives: arrestohet

Vlorë, plagosi 34-vjeçarin, arrestohet pas 3 javësh autori

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 34-vjeçarit E.L. ngjarje e ndodhur tre javë më parë.Mësohet se në pranga është vënë shtetasi Nikollaq Cepaj (Taullaraj), 34 vjeç. Plagosja ndodhi 3 javë më parë në një lokal në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Sërish heroinë në Berat, arrestohet shpërndarësi 43-vjeçar

Një drogë e fortë si heroina duket se është bërë e zakonshme në qytetin e Beratit, pasi në harkun kohor të pak ditëve policia e këtij qyteti ka bërë disa arrestime të shpërndarësve të kësaj lënde narkotike.I fundit që ka rënë në prangat e Bluve të Beratit është Gerti Duda, 43 vjeç, banues në lagjen “Çelepias”.Policia njofton se atij iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël heroine, teksa u arrestua në lagjen “13 Shtatori”.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Dhunoi vajzën e mitur, arrestohet 63-vjeçari në Vlorë

Një 63-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës me akuzën e dhunës në familje.Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi F.M, 63 vjeç, pasi në banesë ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me mjete të ftohta prerëse vajzën e tij A.M., 17 vjeçe.Polici ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.31 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Arrestohet 18-vjeçari në Durrës, plagosi me thikë një 20-vjeçar

Dy ditë nga plagosja e 20-vjeçarit E. M. në Durrës, policia ka vënë në pranga personin e dyshuar si autor të kësaj ngjarje, i cili është shtetasi 18-vjeçar G.GJ.I riu më 23 maj, rreth orës 14:00, në lagjen Nr.18 Durrës, për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin E. M. 20 vjeç.I plagosuri vazhdon të qëndrojë në spitalin e Durrësit në kujdesin e mjekëve.25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: Grabiti dhe sulmoi me kazmë një të moshuar, arrestohet 25 vjeçari

Ky është momenti kur forca të shumta policie kanë arrestuar një 25-vjeçar në ambientet e universitetit Lincoln.I riu kishte bërë një grabitje si dhe kishte sulmuar një burrë me kazmë.Dhjetëra policë të armatosur deri në dhëmbë u futën në kampusin e universitetit dhe detyruan të riun të gjunjëzohet dhe dorëzohet, derisa studentët e tmerruar nga ajo çfarë po shihnin nuk e dinin se çfarë po ndodhte.Policia e Lincolnshire në Angli, ka konfirmuar arrestimin e të riut i cili ishte parë duke shëtitur lirshëm nëpër kampusin e universitetit.“Personi i arrestuar dyshohet për një plaçkitje, ku në ato momente kishte sulmuar një burrë me kazmë”, thuhej në një komunikatë të lëshuar nga policia angleze. (TemA)

Lexone

Mashtroi dhjetëra qytetarë, arrestohet pronari i kompanisë farmaceutike në Tiranë

Arrestohet pronari i një kompanie farmaceutike, ish-administratori i një spitali privat ne Tirane, qe ishte ne kërkim për mashtrim. Mësohet se ne pranga është vene shtetasi Lefter Sulkaj.Ai akuzohet se ka mashtruar një numër të lartë personash dhe 4 banka të nivelit të dytë së me paratë që iu merrte do i bënte aksionerë në biznesin e tij. Ndaj tij gjykata kishte vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Lexone

SHËNIM: Lulzim Basha përpiqet të sigurojë alibi për falsifikimin që ka bërë vetë

Dëshmitari që Lulzim Basha nxorri me urgjencë sot para shtypit, është prova e qartë se ai është vetë autor i falsfikimit të kasetës për Agron Xhafajn.I gjendur para fakteve që Xhafaj ka denoncuar në Prokurori mbi falsfikimin, kryedemokrati Basha po përpiqet te stimulojë alibi për vete, dhe jo të sulmojë Xhafajn.Me lëvizjen e fundit politike, ai po përpiqet që të tregojë se nuk ka faj apo përgjegjësi për audio-përgjimin, por ky personazhi e ka ngatërruar, se i kanë thënë qe ka porositur të çojë hashash, por nga inati se ka bere më ne fund.Pra, siç mund të kuptohet haptas, kemi një skenar të xhiruar filmi.Dhe në këtë pike nuk bëhet fjalë për një film dokumentar, por një film që ka regjisor dhe aktor Lulzim Bashën që sot është me i trembur për vet se per Agron Xhafajn.Sa për dëshmitarin që nxorri Lulzim Basha, ai duhet të arrestohet pasi është përdorur për shantazh ndaj ministrit të Brendshëm, nga ana e Partisë Demokratike.(TemA)

Lexone

Berat, arrestohet 34-vjeçari, kishte mbjellë kanabis në vazo

Policia e Beratit ka arrestuar një 34-vjeçar për kultivim të bimëve narkotike. Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi Bendo Mema.Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e policisë iu gjetën të mbjella në vazo 11 rrënjë bimë narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.16 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Muriqan, kapen 15 kg kanabis, arrestohet 37-vjeçari nga Shkodra

Në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit në Shkodër është sekuestruar paraditen e sotme një sasi prej 15 kg drogë. Policia doganore ka vënë në pranga 37-vjeçarin Genc Nikshiqi, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” në qytetin verior, pasi drejtonte mjetin tip “Furgon” ku u gjet lënda narkotike.“Arrestimi i tij u bë pasi në PKK Muriqan, në dalje nga territori i R. Sh. me mjetin tip Benz Furgon, me targa AA591RT, nga kontrolli i ushtruar këtij mjeti janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 24 pako lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku pas peshimit rezultoi me peshë 15.5 kilogram”, sqaron policia.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.13 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Grigja bën listën e problemeve që justifikohen me dosjen “Tahiri”

Grigja ka bërë sot një listë të gjatë të problemeve që PD duhet të justifikojë në të ardhmen e afërt me dosjen “Tahiri”.Pas vendimit për “arrest shtëpie” të Tahirit, Grigja ka bërë gati listën e problemeve që PD do të ngrejë, duke e lidhur me këtë çështje.Nëse arrestohet Hajdarmataj si mbrojtës i kokainës, e ka prej Saimir Tahirit, se ky i fundit ka prishur tregun e kokainës, duke i dhënë përparësi hashashit.Nëse nuk arrestohet Hajdaramataj, fajin e ka Saimir Tahiri, pasi në seancën e pyetjeve e ka instruktuar Hajdarmatajn si të shpëtojë.Nëse arrestohet Adriatik Llalla, e ka prej Saimir Tahirit, pasi ai ka pas shitur e blerë toka në Tiranë, dhe Saimiri ka qenë kryetar partie.Nëse nuk arrestohet Adriatik Llalla, fajin e ka Saimir Tahiri, se konsumoi “peshkun e madh”.Nëse PD nuk hyn në zgjedhjet lokale, përgjegjësia bie mbi Saimir Tahirin, pasi njerëzit janë mërzitur që nuk mbjellin hashash.Nëse PD hyn në zgjedhje locale, faji është i Saimir Tahirit, pasi arrestimi i tij i ..

Lexone