Home / Tag Archives: ardhurat

Tag Archives: ardhurat

Mosdeklarimi i pasurisë nga zyrtarët, rritet arkëtimi me forcë i gjobave

Në katër muajt e parë të vitit përmbarimi ka ekzekutuar tërëisht të paktën 104 raste gjobash të vendosura ndaj zyrtarëve dhe për të cilat gjykatat kanë vendosur në favor të insitucionit.Shifrat i ka bërë publike Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, (ILDKPKI). Gjatë raportimit të ecurisë së të ardhurave të institucionit ku një zë është nga ekzekutimi i detyrueshëm nga Zyrat Përmbarimore të rretheve për gjobat e vendosura për rastet e shklejes së detyrimeve ligjore si dhe vendimeve gjyqsore që kanë marrë formë të prerë.“Për këtë periudhë të vitit janë ekzekutuar tërësisht 104 raste në vlerën 15.8 milionë lekë nga të cilat në 70 raste në vlerën 11 milionë lekë kanë kaluar në llogari të të ardhurave të ILDKPKI.Arkëtimi në favor të ILDKPKI I 34 rasteve të tjera të cilat përbëjnë vlerën 4.8 milionë lekë është në process likujdimi. Po kështu të ardhurat e tjera vlerësohen në masën 23 mijë lekë” thuhet në raportin e Inspektoratit ku analizohen të dhë..

Lexone

Karmina e shqetësuar nga dasma e Princeshës angleze

Dasma e princesësh angleze Meghan Markle me Princ Hery ka shqetësuar sot Karminën. Ajo ka një sër vrejtjesh për dasmën, për tualetin e saj dhe për gjithë ceremoninë.Në një postim të saj blogerja Karmina shkruan:“Nuk e di si do ti dukej Merlinit kjo skenë po me siguri do kishte fikur ekranin. Si mundet një princesh të mos kontrolloj dot fijet e flokut. Në krahun e majtë asaj I kanë rënë një tufë flokësh mbi fytyrë. Fytyra ndërkohë është e patrajtuar dhe pa klasë. Është thuajse pa tualet fare. Ja kisha fal unë një set tualeti nga ato që më dhurojnë sponsorët e mij. Nuk e shikoj dot ashtu.Pastaj dasma, aspak me klas. Ok e kuptoj, Princ Hery se e ka për herë të parë që martohet, por kjo nuk e ka për herë të parë. Kjo duhet të dëshmoj klasin e saj, pasi vjen nga një shtresë e ulët tek një familje e lart.Unë kur kam njohur Zenin, rrija lexoja gjithë natën Merlinin dhe të nesërmen e dija përmendës hgjithë faqen e librit që lexoja gjatë natës. Ishte e vetmja mënyrë të rrisja klasin tim..

Lexone

Saranda dhe Ksamili, ende s’janë gati për sezonin turistik

Saranda ende nuk ka përfunduar me masat për sezonin turistik. Selmani nga Kosova që e nisi më herët se zakonisht plazhin sivjet thotë se plazhet publike janë të pamjaftueshme duke e kthyer në detyrim blerjen e shërbimit të privatëve.“Çka nuk është në rregull ta zëmë nga Butrinti nuk kemi ku të shkojmë të gjitha janë të mbuluar me privatë”, thotë Selman Fazlliu.Thori nga Norvegjia mbërriti në Sarandë me të shoqen dhe disa miq pak ditë më parë.“Para se të vinim kishim dëgjuar se plazhi këtu është plot me njerëz por tani për tani jemi vetëm ne, ndoshta është herët. Çmimet dhe shërbimet janë mirë por kaq shumë godina të papërfunduara nuk të lënë ndjesi të mirë, dhe tjetra është se kemi parë shumë mbeturina gjithandej”, thotë Thor – Eilif Kittelsen pushues.Ajo çka pritet të ulë disi të ardhurat për njësitë akomoduese dhe restorantet lidhet me shtimin e të pakten 300 shtretërve këtë vit si dhe një numri restorantesh të reja. Çmimet duket se do të përcaktojnë ndjeshëm rregullat e konk..

Lexone

UET: Fushata kundër universitetit për luftë tregtare, padi për shpifjet, dëmshpërblimet do t’i çojmë për bamirësi

Universiteti Europian i Tiranës, pjesë e EEI Sh.p.k. – Iniciativa Europiane për Edukim hedh poshtë me neveri, si pjesë të një lufte tregtare lajme nga të ashtuquajtura portale mediatike, inskenime, tekste denigruese edhe të gënjeshtërta njëkohësisht.Këto lajme nuk kanë asnjë bazë reale dhe janë tërësisht jashtë etikës së institucioneve private. Ato nuk janë gjë tjetër vetëm elemente të një fushate denigruese të nxitur nga elementët e konkurrencës për interesa tregtarë si dhe nga portale që kanë një natyrë shantazhuese mbi biznesin dhe institucionet e pavarura në Shqipëri.UET dhe shoqëria që e ka në pronësi, respektojnë të gjitha standardet e miradministrimit, sipas legjislacionit në fuqi në të gjitha aspektet dhe kanë marrëdhënie shumë korrekte me të tretët në funksione të detyrimeve fiskale etj. UET dhe shoqëria që e ka atë në pronësi u janë nënshtruar standardeve më të larta ndërkombëtare në auditim financiar, pas akreditimit akademik “shumë mirë” nga agjencia angleze e akrediti..

Lexone

Shuma marramendëse që Vin Diesel ka fituar nga “Fast and Furious”

Eshtë një nga filmat më të ndjekur!Saga “Fast and Furious” nisi në vitin 2001 dhe një nga protagonistët më të pëlqyer është Vin Diesel. Prestigjozja “Variety” bëri të ditur fitimet e disa prej aktorëve më të mëdhenj Hollyëood-ian, duke përfshirë edhe 50-vjeçarin. Sipas kësaj reviste, Diesel fitoi plot 20 milionë dollarë për rolin vetëm në vitin e kaluar, domethënë në episodin e tetë.Të ardhurat e aktorit u rritën ndërsa projekti filmik shënoi një sukses në rritje, kështu që thuhet se për të gjithë filmat “Fast and Furious” që ka marrë pjesë ka fituar deri në pesë miliardë dollarë. Në disa pjesë, ai gjithashtu ka punuar si producent, duke bërë që të ardhurat që të arrin këto shifra.The post Shuma marramendëse që Vin Diesel ka fituar nga “Fast and Furious” appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Orban: Emigrantëve të mos u jepet asnjë cent nga fondet e BE-së

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, thotë se asnjë qindarkë e buxhetit të BE-së nuk duhet të shkojë për emigrantët. Orban tha se Budapesti nuk do ta miratojë Kornizën Financiare Shumëvjeçare (MFF), nëse nuk i plotësohen kërkesat e tij.Komisioni Evropian zbuloi propozimet e projektbuxhetit të mërkurën, por versioni final duhet të marrë dakordësinë unanime të të gjitha vendeve të BE-së.“Ky do të jetë një proces negociatash dhe debatesh. Hungarezët nuk kanë pse shqetësohen. Përsa kohë që nuk thonë po, nuk do të ketë buxhet. Ne mendojmë se asnjë cent nuk duhet t’u jepet emigrantëve”, tha Orban duke shtuar se vendet e tjera që duan të mbështesin emigrantët duhet t’i paguajnë ata me të ardhurat e buxheteve kombëtare.Orban thotë se fondet nuk duhen devijuar nga programet e zhvillimit rajonal dhe kërkimeve dhe t’u jepen vendeve që duan të pranojnë emigrantë.Mbështetja e emigrantëve është një prej pikave kryesore të projektbuxhetit të Komisionit Europian. (TemA TV)

Lexone

Guardiola: Do investojmë 1.000 milionë euro

Cila është mënyra për të triumfuar edhe në Europë? Nëse quhesh Real Madrid është e lehtë, fanella peshon shumë dhe më milionat e Florentino Perezit është gjithçka e thjeshtë, sepse çdo futbollist ëndërroj të shkojë në Madrid.Po nëse je Mançester Siti dhe në histori nuk ke bere asgjë në kupat e Europës? Trajner me emër dhe shpenzime pa fund ka qenë zgjidhja deri tani, por që ka vlejtur vetem për triumfin në Angli, ashtu si PSG në Francë.Me sa duket, sheikët e Mançester Sitit nuk dorëzohen dhe të nxitur edhe nga të ardhurat kolosale të Sitit, kanë vendosur të shtojnë shpenzimet në merkato, sipas trajnerit Pep Guardiola, i cili në një intervistë për Sport Bild paralajmëron shpenzime monstruoze, edhe pse nuk kuptohet nëse e ka me shaka apo seriozisht.“Do të investojmë shumë, ndoshta 1.000 milionë euro. Pa futbollistë cilësorë është e pamundur të luajmë futbollin cilësor që duam. Sot lojtarët më të mirë në botë kushtojnë shumë, ndaj do duhen shpenzime madhore. Pa këto investime, do të..

Lexone

Zgjedhjet lokale, PS pyetësor për “performancën” e kryebashkiakëve

Partia Socialiste po përgatitet për filtrimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.Një grup pune i forumeve të PS-së, i përbërë nga Ilir Beqaj, Eglantina Gjermeni, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi, është ngritur përpara një muaji për të analizuar punën e kryetarëve aktualë të bashkive, të cilëve iu është dashur të plotësojnë një formular me 28 pyetje.Pyetjet kanë të bëjnë me performancën e kryetarëve të bashkive dhe kanë lidhje me mënyrën sesi kanë menaxhuar të ardhurat, sa investime kanë kryer, apo sa metra katrorë leje ndërtimi kanë dhënë gjatë mandatit të tyre.Në formular ka pyetje edhe për numrin e pemëve të mbjella, për situatën e furnizimit me ujë dhe numrin e të punësuarve.“Grupi i punës duhej të kishte dalë me një raport, por 7 nga 33 kryetarët socialistë të bashkive nuk kanë kthyer përgjigje”, thuhet në dokumentin e firmosur nga Taluant Balla.Formulari është menduar për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë. Sipas ndryshimeve kushtetuese, një person n..

Lexone