Home / Tag Archives: ardhshme

Tag Archives: ardhshme

Të rinj pa fund, Luftëtari i pret afrimet e “rënda” javën e ardhshme

Skuadra gjirokastrite ka dy ditë që ka nisur stërvitjen dhe numri i lojtarëve në dispozicion të stafit teknik është mjaft i lartë.Luftëtari ngjan vërtet si një kantier ndërtimi, ku trajneri Kostiç dhe ndihmësit e tij do të testojnë shumë lojtarë të rinj.Janë mbi 10 lojtarët e rinj që kanë shkuar në Gjirokastër për t’i treguar trajnerit slloven se vlejnë. Por tifozët e Luftëtari duan të dinë se kush do të zëvendësojë yjet e larguar nga ekipi, Bregun dhe Abazajn.Burime të “Vipsport.al” pranë klubit gjirokastrite kanë pohuar se në fillim të javës së ardhshme pritet të bëhen përforcimet me lojtarë nga jashtë, të cilët do të kenë cilësinë e duhur për të mbushur boshllëkun e lënë nga Bregu dhe Abazaj.Te Luftëtari mungojnë aktualisht në stërvitje dhe Rroca dhe Jakovljeviç, për shkak dëmtimesh. Për Rrocën ka shpresa se do të jetë gati për ndeshjen e parë në Europa League.

Lexone

Beyoncé e Jay Z “prezantojnë” për herë të parë binjakët (Foto)

Një koncert i pasur me surpriza ai i që Beyoncé e Jay Z kanë ofruar mbrëmjen e shkuar në Kardif të Uellsit, faza e parë e turneut “On The Run II Tour”.Në skenë, Queen B e bashkëshorti i saj i famshëm, kanë shkëmbyer sërish unazën e martesës, duke i premtuar besnikëri të përjetshme njëri-tjetrit, por kanë “prezantuar” edhe për herë të parë, duke projektuar disa video dhe imazhe mbi një mega-skermë, binjakët e tyre, Sumi dhe Sir, të cilët do të mbushin 1 vjeç në ditët e ardhshme dhe që çifti nuk i kishte shfaqur akoma në publik që prej ditës së lindjes.1 of 117 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Trajneri i Egjiptit tregon datën e rikthimit të Salah

“Ne jemi optimist se po”, ka thënë Hector Cuper me besim se Mohamed Salah do të shërohet me kohë dhe do të luaj në ndeshjen e parë të Egjiptit kundër UruguaitFaraonët janë duke vuajtur pa Salah, por Cuper ka thënë sot se ylli i tyre mund të luaj në ndeshjen e radhës kundër Uruguait.Sipas trajnerit të Kombëtares se Egjipti, ata ishin përgatitur edhe për me të keqen nëse Salah nuk do të shërohej dhe nuk do të ishte gati për këtë Botëror.Për trajnerin Salah është një lojtar shumë i rëndësishëm i Egjiptit, por ai ka thënë se skuadra nuk mund të varet në një lojtarë gjatë gjithë garës derisa ata do të luajnë të premten e ardhshme në Rusi.“Ne shpresojmë që ne mos të ndikohemi. Ne do të përpiqemi të jemi e njëjta skuadër dhe mos të varemi nga një lojtar”, ka thënë Cuper.“Ai është një lojtar i rëndësishëm por nëse nuk është gati ne do të luajm me një lojtar tjetër. Ky është futbolli dhe këto gjëra ndodhin tek të gjithë lojtarët. Ne kemi nevojë që ta zëvendësojmë atë, por shpresojmë s..

Lexone

Diversioni i Monika Kryemadhit: Dy ministra po përgatiten si kandidatë për bashkinë e Tiranës

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Tonight Ilva Tare”, duke folur për zgjedhjet e ardhshme lokale, tha se në Tiranë diskutohen edhe emrat e dy ministrave si kandidatë, pa dhënë emra.Kryemadhi: Duam apo s’duam, sot kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë figura më intelektuale dhe më gjithëpërfshirëse e qytetit.Sot kandidat për kryetar bashkie, do të jetë një figurë me pesë emra. Mundësisht një njeri me 5 emrat, që është dënuar.Tare: Thatë pak më herët që janë në staf administror që po bëhen gati? Kush janë ato?Kryemadhi: Janë nja dy ministra..Tare: Që po përgatiten…për kryetar bashkie për Tiranën?Kryemadhi: Do ta them pas emisionit..nuk po bëj diversione. Shkoni pyesni shefat e kabinetit të disa ministreve që keni në kabinete. Njëra është zonjë.

Lexone

Për Fevzon me shumë zero (dhe ata që indinjohen me rrogat e tij)

Nga Adrian ThanoPortali ResPublica, qëndrimi editorial i të cilit mëton të djathtën reale dhe është kritik me Ramën, ka botuar dje një analizë mbi lajmet që qarkullojnë për lëvizjen e emisionit të B.Fevziut (Fevzos siç i thonë miqtë e të njohurit)nga Tv Klan në TCH.Analiza përmend dhe rrogën e re të mundshme të drejtuesit të emisionit Opinion, i cili njihet edhe më herët për pagesat e larta dhe përdorimin e statusit mediatik për mbylljen në favor të çështjeve të dyshimta pronësore.ResPublica shpreh indinjatë për faktin që rroga e një drejtuesi emisioni përflitet se do arrijë në 45 milionë lekë (të vjetra), ndërkohë që reporterët, pra gazetarët e të njëtit kanal, apo gazetarët e lajmeve në përgjithësi, marrin paga sa 1 e 100 e kësaj shifre apo dicka poshtë apo sipër kësaj.Për të gjithë ata që janë të revoltuar me pagën e re të Fevziut që edhe në mos qoftë kaq do jetë diku afër, duhet thënë që problemi nuk është se ajo ka goxha diferencë me gazetarët e lajmeve.Po të jetë për di..

Lexone

Irlanda i jep afat 2 javë Britanisë për përcaktim të kufirit

Britania duhet të dorëzojë propozimet e shkruara se si planifikon të vendos kufirin me Irlandën pas Brexitit, në dy javët e ardhshme, ose të përballet me dialog, deklaroi ministri i Jashtëm irlandëz Simon Coveney.Kufiri në mes të pjesës jugore nën Britani të madhe dhe pjesës tjetër të Irlandës do të jetë i vetmi kufi i Britanisë me Bashkimin Evropian, pas daljes nga blloku.Përderisa të dyja palët janë të vendosura të mbajnë kufirin hapur, gjetja e një zgjidhjeje alternative duket e pakuptueshme.Bashkimi Evropian dhe Irlanda insistojnë që tërheqja nga marrëveshja duhet të mbyllet me një pajtim që garanton se veriu i Irlandës do të funksionojë sipas rregullave të Bashkimit Evropian, në qoftë se ne të ardhmen ndonjë pakt i tregtisë nuk do të shfaq nevojën e rikonsiderimit të kufijve.3 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Do rinisë taksa në “Rrugën e Kombit”, përgatitet pagesa e re javën e ardhshme

Në “Rrugën e Kombit” prej disa javësh vijon puna për të ndërtuar dhe zgjeruar zonën ku do të rinisë të paguhet taksa e kalimit.Përveç “toll”-eve që ishin ndërtuar më parë dhe që u dëmtuan rëndë nga protesta e banorëve të Kukësit, koncesionari po zgjeron zonën e kalimit me pagesë, në mënyrë që brenda një kohe më të shkurtër të trajtohen më shumë mjete.Sipas Top Channel javën që vjen qeveria do të paraqesë formën e re të pagesës së taksës së kalimit në rrugë, e cila do të ketë lehtësi veçanërisht për banorët e zonës dhe për përdoruesit e shpeshtë të rrugës.Pas protestës së dhunshme, qeveria nisi bisedimet si me koncesionarin, ashtu edhe me banorët për të gjetur një zgjidhje. Detajet e formës së re ende nuk janë bërë të ditura, por ato do të mësohen shpejt, kur kalimi në “Rrugën e Kombit” të rinisë me pagesë.

Lexone

“NYT” lëshon alarmin: Milani do përjashtohet nga Europa League!

Gazeta amerikane, “New York Times” lëshon alarmin. Milani jashtë Europa League! Është e bindur për këtë gazeta amerikane sipas të cilës UEFA do të ndëshkojë klubin kuqezi duke përjashtuar nga edicioni i ardhshëm i Europa League për çështjen e fair-play-it financiar. Një goditje e rëndë kjo për kuqezinjtë që do të dëmtojë akoma edhe më shumë imazhin e tyre.Vendimi i UEFA-s për Milanin do të jepet më 15 qershor por edhe në rast se i shpëtojnë përjashtimit nga kompeticionet europiane, kuqezinjtë rrezikojnë shumë pasi mund të marin një gjobë shumë të majme ose mund t’u bllokohet merkato për verën e ardhshme. Nëse alarmi që lëshon New York Times rezulton të bëhet realitet, atëherë Milani do të bëhej klubi i parë i madh që do të përjashtohet nga kompeticionet europiane. 7-herë kampionët e Europës pak ditën më parë dështuan për të disatën herë për të arritur një marrëveshje me UEFA-n për çështjen e fair play-it financiar.1 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Dua t’ju njoh me Milenen!

Nga Rudina XhungaSot njoha Milenën, një zonjë me të zeza, nga ato që nëse nuk do e takoja, do kisha humbur shumë.Milena do më mbesë gjatë në mendje, jo pse më bëri të qaj, po se më bëri të mendoj.Është mbushur jeta jonë me skema e skena patetike, që po na trajtojnë si pacientë telenovelash.Milena që do ju tregoj është tjetër gjë.Ishte ajo vajza e re, brisk nga goja që takoi Gentin disa vite më parë dhe ra në dashuri.Po për të shkuar më tej, kishte një kusht;“Unë martohem, nëse i japim fjalën njëri- tjetrit, që një ditë pavarësisht se do të kemi fëmijë, do birësojmë një vajzë të vogël”.Genti nuk u çudit fare, me kërkesën e grua së ardhshme, se qëlloi që e kishte edhe vetë, me qejf shumë.U martuan dhe bënë një vajzë. Ndërsa bukuroshja po rritej, mami Milena ishte gati për djalin. Sakaq nisën edhe procedurat e kujdestarisë për Lean, një vogëlushe e Shtëpisë së Foshnjës.Milena mbante na bark të birin dhe trajnohej si nënë kujdestare për Lean që do të vinte.Ditën që sh..

Lexone

Italia pret në konfuzion formimin e një qeverie

Italia po pret sot, në konfuzion, formimin e një qeverie të Carlo Cottarellit, ndërkohë që hipoteza për një ekzekutiv populist është rishfaqur dhe tregjet financiare por përpiqen të rikthehen në normalitet.Cottarelli, një ish-funksionar i lartë i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), është rikthyer në mëngjes në Pallatin e Kuirinales, selia e presidencës, për një takim të shkurtër jozyrtar me presidentin Sergio Mattarella, para se të kthehej në Parlament për bisedime të tjera, shkruan ata.Mediat italiane kanë hedhur shumë hipoteza që prej shtyrjes pa shpjegime të njoftimit për formimin e ekipit të tij qeveritar, që pritej dje.Asnjë prej partive të mëdha nuk parashikon për momentin të votëbesojë qeverinë e re, madje dhe Partia Demokrate parashikon të abstenojë qeverinë Cottarelli nëse formohet. ,Dje, media italiane përmendi përpjekjet e të gjitha kampeve për një rikthim në zgjedhje që prej 29 korrikut, për t’i lënë kohë maxhorancës së ardhshme për të hartuar dhe miratuar buxhetin 2..

Lexone