Home / Tag Archives: ardhshem

Tag Archives: ardhshem

Argjentina në telashe, Lanzini humbet Botërorin

Përfaqësuesja e Argjentinës është e detyruar të bëjë një tjetër ndryshim në listën e të grumbulluarve për “Rusi 2018”, pas zëvendësimit të Sergio Romero me Nahuel Guzmán. Mesfushori i bardhekaltërve, Manuel Lanzini, ka humbur botërorin për shkak të këputjes së ligamentit të jashtëm krociat në gjurin e djathtë gjatë stërvitjes së kësaj të premteje.Lajmi është dhënë nëpërmjet Twitterit nga Federata Argjentinase e Futbollit. Lanzini, që luan në Premier League me West Hamin, konsiderohej element shumë i rëndësishëm në formacionin e trajnerit Sampaoli. Përveç Botërorit, Lanzini do të humbasë edhe një pjesë të mirë të sezonit të ardhshëm në Premier League. Zëvendësuesi i tij pritet të mësohet së shpejti.8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: Emirates Airline prezanton avionin me dritare virtuale

Emirates Airline ka zbuluar një suitë të re të klasit të parë në bordin e avionit të saj të fundit që përmban dritaret virtuale.Në vend që të shohin direkt jashtë, udhëtarët shohin imazhe të projektuara nga jashtë aeroplanit duke përdorur kamerat me fibra optike.Linja ajrore thotë se hap rrugën për heqjen e të gjitha dritareve nga aeroplanët e ardhshëm, duke i bërë ato më të lehta dhe më të shpejta.Presidenti i kompanisë, Sir Tim Clark tha se imazhet ishin “aq të mira, është më mirë se me syrin natyral”.Dritaret virtuale mund të gjenden në kabinën e klasit të parë të avionit më të ri të Emirateve Boeing 777-300ER. Sir Tim i tha BBC se qëllimi përfundimtar ishte që të kishte avionë pa dritare fare.“Imagjinoni tani një avion si ju jeni në konvikt pa dritare, por kur hyni brenda, ka dritare. Tani ju keni një avion që nuk ka dobësi strukturore për shkak të dritareve. Avionët janë më të lehtë, avioni mund të fluturojë më shpejt, do të djegin më pak karburant dhe do të fluturojnë m..

Lexone

Shënoi 16 gola me Laçin, Partizani dhe Kukësi duelojnë për Reginaldon

Duel në merkato mes Kukësit dhe Partizanit, objekti i dëshirave për të dy klubet që sezonin e ardhshëm synojnë të thyejnë hegjemoninë e Skënderbeut mban emrin e Reginaldo Faife, thjesht Reginaldo.Sezonin e kaluar shënoi 16 gola me Laçin, duke u kthyer në një pikë kyçe në suksesin e skuadrës kurbinase. E lanë pas në listën e golashënuesve vetëm Ali Sowe dhe Sindrit Guri, të dy vitin e ardhshëm nuk do të jenë në Shqipëri, Reginaldo, ndoshta.Kukësi dhe Partizani e kërkojnë, aftësitë e tij në fushë i kanë bindur se është lojtari i duhur për një skuadër që kërkon titullin, dhe tani 27-vjeçari mund të përfitojë nga ky miniankand virtual për të rritur ndjeshëm vlerën e tij.Ajo e Reginaldos është një histori e veçantë. Kur erdhi dy vjet më parë te Luftëtari, ishte një emër krejtësisht i panjohur, kontratë njëvjeçare dhe një pagë prej 1.100 dollarësh në muaj, deri diku modeste për një futbollist.Në vitin e parë në Superiore realizoi 8 gola dhe dha 4 asiste, por spikati me aftësitë e tij..

Lexone

Luftarake dhe e guximshme, 6-vjeçarja e sëmurë me kancer përlot të ftuarit

Blertina KokaËshtë bërë virale videoja e një vogëlusheje, e cila po lufton me kancerin, duke kënduar këngën ‘Fight Song’ . Vogëlushja Anya Ottley, vetëm 6 vjeç, tregoi vendosmërinë e saj për të luftuar sëmundjen kur doli para të ftuarve gjatë një dasme të mikut të familjes dhe me shumë vetëbesim këndoi dhe performoi këngën hit të Rachel Platten, “Fight Song”.Anya u diagnostikua me kancer të veshkës në nëntor të vitit 2017.Vogëlushja do të përfundojë trajtimin muajin e ardhshëm dhe familja i ka premtuar se sapo të bëhet më mirë do të organizojë një festë të madhe ku mund të shprehë talentin e saj si këngëtare.“Anya është një vajzë e bukur dhe shumë guximtare”, tregon nëna e saj.“Na përloti të gjithëve me performancën e saj gjatë dasmës. Ishte fantastike ta shikoje atë, na bëri shumë krenare. Ajo pëlqen të këndojë dhe do që të argëtohet gjatë gjithë kohës”, rrëfen ajo.

Lexone

Superkupa e Italisë në Arabinë Saudite, luhet në janar

Superkupa e Italisë për edicionin e ardhshëm, Juventus-Milan, do të luhet me shumë mundësi në muajin janar në kryeqyyetin e Arabisë Saudite, Riad. Vendimi është marrë nga Asambleja e Ligë, që ka konfirmuar mbylljen e marrëveshjes për sezonin e ardhshëm me opsion rinovimin e për dy edicionet pasardhëse. Në total, nga kjo marrëveshja, futbolli italian do të përfitojë plot 24 milionë euro. Nga kjo shumë, 3.2 milionë euro do të shkojnë për çdo skuadër finaliste. Mbetet ende për t’u zgjidhur çështja e të të drejtave televizive.5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Allegri refuzon Real Madridin; një akt dashurie për Juventusin

Juventusi, si pjesë e një skenari të dytë, mund të humbasë Massimiliano Allegri dhe duhet të kthehet në merkaton e trajnerëve me ngut.Por, momenti i dilemave zgjati shumë pak.Kaq pak ditë ishin të mjaftueshme për teknikun nga Livorno që të rinovojë dashurinë e tij për ngjyrat e Juventusit dhe të hedhë poshtë Real Madridin.Siç është raportuar nga “Gazzetta dello Sport”, në fakt, Real Madridi ka hetuar që t’ia japë Massimiliano Allegrit postin e Zidane, para se të merrte një përgjigje negative. E gjitha filloi me një telefonatë nga Adriano Galliani, një mik i madh i Florentino Perez, me të cilin Allegri ka mbajtur marrëdhënie të shkëlqyera.Nëpërmjet ish-drejtorit menaxhues të Milanit, trajneri i Juventusit e ka informuar presidentin e Real Madridit se nuk është i interesuar këtë kohë për ofertën e tij.Para së gjithash, sepse ka respekt për “Zonjën e Vjetër”, me të cilën tashmë ka planifikuar sezonin e ardhshëm dhe merkaton disa javë më parë.Por, Allegri ka edhe ndjenjën se ..

Lexone

Britani, ligji i ri ndalon shoferët e rinj në autostrada edhe pasi kanë kaluar testin

Ata që po mësojnë t’i japin makinës nuk do të lejohen të praktikohen në autostradat britanike. Një ndryshim në ligj ka për qëllim që t’u japë shoferëve të ardhshëm më shumë kohë për të fituar përvojë, para se të futen në autostrada.Autoritetet thonë se rrugët e Britanisë janë ndër më të sigurtat në botë, por aksidentet mbeten shkaku i dytë i vdekjeve të të rinjve.Më parë, vetëm kandidatët që kishin kaluar testin mund të hynin në autostradë, por tashmë nuk mund ta bëjnë këtë pa një instruktor në makinë, e cila duhet të jetë me sistem të dyfishtë drejtimi.Rreth 1/5 e aksidenteve në rrugët e Britanisë në vitin 2016 përfshinë mjete, drejtuesit e të cilave ishin të moshës 17-24 vjeç. Që nga janari deri në shtator 2016, në rrugët e Britanisë janë regjistruar 1810 të vdekur në aksidente. / BBC -TemA TV/

Lexone

I befason të gjithë, Zidane: Ju tregoj pse e mora këtë vendim

Zidane nuk do të jetë trajner i Real Madridit sezonin e ardhshëm. Ai thotë se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për freski, për diçka të re.Zizu tha se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për ndryshime, që të vazhdojë dhe të fitojë trofe, ashtu si viteve të fundit dhe se është momenti të bëhen ndryshime për të gjithë, edhe për lojtarët.“Kam marrë vendim që të mos vazhdoj të jem trajner i Real Madridit”, tha Zizu.“E mora këtë vendim sepse e dua më të mirën për këtë klub dhe mendoj që sot, për mua dhe për të gjithë, është më mirë të bëhen ndryshime dhe nuk do të vazhdoj vitin e ardhshëm”.Zidane te Reali brenda 3 viteve, fitoi 9 tituj dhe bëri historinë duke triumfuar 3 herë radhazi në Champions League.The post I befason të gjithë, Zidane: Ju tregoj pse e mora këtë vendim appeared first on Zonë E Lirë.

Lexone

Zoti deputet, varfëria nuk ka nevojë për rrogën tënde!

Nga Daniela BonollariPo shoh një entuziazëm të pamasë në rrjete sociale mbi faktin se një deputet ka dhuruar pagën e çdo muaji për mandatin e mbetur si ligjvënës në ndihmë të 6 fëmijëve jetimë në Kukës. Për t’u përshëndetur posi! Ky apo këta ‘heronj’ tashmë të rrjeteve sociale fitojnë famë e ndoshta një mandat të ardhshëm deputetllëku që do i shtojë pasurinë, reputacionin etj…Nuk jam pa zemër kur i shkruaj këto radhë, jo! Sepse 6 motrat jetime duhet të përfitonin automatikisht nga shteti benefitet që u takojnë. Shteti social që trumbetojnë çdo ditë pushtetarët tanë duhet të ketë e t’i sigurojë automatikisht politikat sociale për shtresa si këto në nevojë. Jo vetëm atë pensionin e mjerë që merr një fëmijë kur i vdes babai, por te ardhura për llogaritura mire sesa shpenzime mesatare mund te kenë motrat për ushqim, veshje, arsimim, një kujdestare ose shtëpi kujdesi për to.Shqipëria nuk ka vetëm 6 motrat jetime, por ka qindra e qindra familje me fëmijë të sëmurë, jetime, prindër të p..

Lexone

Ronaldo drejt largimit, injoron presidentin Perez (Video)

Që Cristiano Ronaldo nuk do të jetë më pjesë e Realit për sezonin e ardhshëm e vërteton edhe kjo video, ku portugezi shmang me vetëdije shtrëngimin e duarve me presidentin Perez, në një ceremoni pas fitimit të Championsit të tretë radhazi.Duket qartë se marrëdhënia mes 5 herë fituesit të Topit të Artë dhe numrit një të klubit madrilen është në pikën zero.30 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone