Home / Tag Archives: antimykotik

Tag Archives: antimykotik

Si mund të kuroj mykun në këmbë?

Vuaj prej vitesh nga një myk në gishtat e këmbës. E mjekoj dhe pas disa kohësh shfaqet përsëri, një herë në thembër e një herë në gishta. Çfarë duhet të bëj?Përgjigjet Selman Lirza, mjek dermatolog në Qendrën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.Atëherë, ky pacient ose nuk mjekohet si duhet ose nuk mjekohet deri në fund. Kjo sepse myku nuk është ndonjë sëmundje e vështirë për tu trajtuar dhe nuk ka tendencë të kronicizohet.Kam përshtypjen se pacienti nuk është i kujdesshëm. Ndoshta përdor dhe këpucë sintetike apo çorape najloni. Do i sugjeroja që pas dushit t’i thajë mirë këmbët apo në darkë kur i lan. Kur e merr mjekimin ta çojë deri në fund. Nëse i bën të gjitha këto dhe përsëri i përsëritet, ndoshta do të ketë nevojë edhe për pak antimykotik nga goja, krahas lyerjes lokale dy herë në ditë.

Lexone

Pyet mjekun: Më vijnë veshët erë të keqe…

Përshëndetje! Jam një grua 42 vjeç dhe kam probleme me veshë,t të cilët më vijnë erë të keqe. Çfarë më sugjeroni?Përgjigjet Klodiana Zaharia, mjeke ORL në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 3, Tiranë.Era e keqe e veshëve mund të ketë dy shkaqe. Ose një dyllë shumë të ndenjur dhe papastërti në vesh, ose myk. Në çdo rast zonja duhet të paraqitet pranë një mjeku ORL për të bërë ekzaminimin e veshit dhe largimin e dyllit, ose mjekimin me antimykotik nga goja dhe me pika në rast se do të jenë kërpudha.Nëse nuk arrin të shkojë për momentin tek mjeku, mund të përdorë dhe vetë një mjekim neutral siç është alkooli borik. Ai mund të ndihmojë në heqjen e erës së keqe të veshit për momentin./ Shendeti.com.al

Lexone