Home / Tag Archives: amerikane

Tag Archives: amerikane

Kanadezët gjejnë zgjidhjen, reduktim i dioksidit të karbonit me kosto minimale

Një kompani kanadeze, e mbështetur nga Bill Gates, thotë se ka arritur një stad të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë që mund të heqë CO2 nga ajri. Inxhinierët e karbonit kanë botuar një studim të rishikuar që tregon se ata mund të heqin karbonin nga ajri me një kosto nën 100 dollarë për një ton. Ky do të ishte një përparim i madh në çmimin aktual prej rreth 600 dollarë për ton. Kompania thotë se qëllimi i tyre i menjëhershëm është prodhimi i lëndëve djegëse sintetike të lëngshme të prodhuara nga karboni dhe energjia e rinovueshme. “Regullat” teknologjike për ndryshimet klimatike të emetimit të karbonit janë parë gjithmonë me dyshim nga shkencëtarët. Planet për të ndërtuar mburoja diellore në hapësirë ose për të “mbjellë” detet me materiale për të thithur karbonin janë parë si të rrezikshme për të bërë të mundur uljen e emetimit. Megjithatë, planet për të kapur dioksidin e karbonit (CO2) direkt nga ajri janë konsideruar disi më të rëndësishme, çka në thelb pasqyron funksion..

Lexone

Uashingtoni merr masa pas problemeve të një punonjësit diplomatik

Uashingtoni thotë se ka kthyer në Shtetet e Bashkuara një numër diplomatësh që shërbenin në Guangzhou të Kinës dhe familjarët e tyre, pas kryerjes së kontrolleve mjeksorë si përgjigje ndaj shfaqjes së disa simptomave misterioze tek një punonjës i qeverisë amerikane. Departamenti i Shtetit lëshoi një paralajmërim shëndetësor muajin e kaluar pasi një punonjës njoftoi se po përjetonte disa ndjesi jo-normale, të lidhura me tinguj e presion në tru. Më pas u përcaktua se ai kishte pësuar një traumë të lehtë në tru. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e vlerësoi situatën si një “incident të rëndë mjekësor”. Në një deklaratë dje të zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit Heather Nauert thuhej se “mjekët profesionistë amerikanë do të vazhdojnë të kryejnë vlerësime të plota për të përcaktuar shkakun e simptomave dhe nëse gjetjet përputhen me ato të vërejtura tek personeli qeveritar amerikan i prekur më parë apo janë krejtësish të palidhura”. Vitin e kaluar në Kubë, Shtetet e Bashkuara ra..

Lexone

Ilir Demalia: Fidel Ylli më mori në telefon dhe më tha se Tom Doshi s’ka fjalë, të qëron. Ja mesazhi im për këta cuba

Ilir Demaliaj pretendon se është kërcënuar nga deputetë Tom Doshi dhe Fidel Ylli, ndërsa shton se gazetari Frrok Çupi, e sjell si model Doshin për shkak të punësimit të djalit të tij. -Keni folur për një rast në vitin 1995, kur jeni kërcënuar nga Tom Doshi dhe Fidel Ylli. E solla në vëmendje këtë jo për të treguar diçka, por se ndodhi ai debat me zt.Frrok Çupi në emisionin e Zhejit dhe u indinjova kur Frrok Çupi na e solli si model Tom Doshin, si model i zgjedhur nga populli. Nëse Frrok Çupi ka interesat e tij me Tom Doshin, për djalin e tij të punësuar, kjo është e drejta e tij. Por si intelektual që pretendon…ne nuk kemi arritur të ngremë një elitë intelektuale. Po të kishim një elitë të fuqishme dhe të pa kompromentuar me të keqen nuk do të ishim në këtë gjendje ku jemi sot, ku e kemi bërë shtetin si shportë karavidhesh. Nuk është ndonjë gjë e re që Tom Doshi më ka vënë revole në kokë mua. Dihet Tom Doshi. Ç’kualitete ka Tom Doshi për të qenë deputet? Ç’kualitete ka Fidel Ylli pë..

Lexone

Ka shërim nga verbëria, por çmimi është tepër i lartë

Një trajtim gjenetik për një formë të rrallë dhe të trashëguar të verbërisë do të hidhet në treg për një çmim tepër të lartë. “Spark Therapeutics Inc.”, e cila do të marketojë këtë produkt ka bërë të ditur se çmimi do të jetë 850 mijë dollarë për të dy sytë. “Spark’s Luxturna” është miratuar nga FDA-ja (Administrata e Barnave dhe Ushqimeve) dhe pritet të dalë në treg. Ilaçi ka rezultuar efektiv në shumë pacientë amerikanë që vuajnë nga një sëmundje e retinës, e cila shkaktohet nga një mutacion gjenetik. Për të zbutur efektet e çmimit të lartë, kompania prodhuese thotë se po përgatit disa programe për ta ndarë pagesën në këste si edhe për të anuluar një pjesë të saj nëse progresi zbehet me kalimin e kohës. (TemA TV)

Lexone

Amber Rose rikthehet më e nxehtë pas operacionit për zvogëlimin e gjoksit

Modelja e njohur amerikane, Amber Rose, ka tërhequr sërish vëmendjen me setin e saj të fundit fotografik, në të cilin shfaqet shumë seksi. 34 vjeçare, por me linja super seksi, Amber ka pozuar me një palë doreza boksi dhe komplet topless, duke i provokuar të gjithë ndjekësit e saj. SLUTWALK 2018: October 6th, 2018 The wait is over! Join me for the 4th annual SlutWalk at Pershing Square in DTLA and get your applications in to reserve your spot as an Intern, Vendor or Sponsor by heading to the “Get Involved” section of www.amberroseslutwalk.com // I cant wait to see all of my Rosebuds #arsw18 A post shared by Amber Rose (@amberrose) on Jun 4, 2018 at 10:10pm PDT Vetëm disa muaj më parë, modelja operoi gjoksin, duke e reduktuar atë në masë, pasi i sillte dhimbje. Fashion Nova x Amber Rose Collection is out NOW!!! Go to @fashionnova and shop my collection A post shared by Amber Rose (@amberrose) on Jun 5, 2018 at 9:16am PDT “Isha e frikësuar që nuk do të ndihesha më seksi, por ar..

Lexone

FOTOT: Brenda hotelit ku do mbahet takimi historik Trump-Kim

Takimi historik midis Presidenti të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të mbahet në Hotel Capella në Sentosa Island në Singapor më 12 qershor. Siç bëjnë të ditur mediat e huaja bëhet fjalë për vendpushimin që shtrihet në 32 hektarë në ishullin Sentosa përgjatë Detit të Kinës Jugore dhe ka 112 dhoma, suita, vila dhe dërrasa, sipas faqes së saj të internetit. Nuk është e qartë saktësisht se ku Trump dhe Kim do të qëndrojnë në hotel, por raportet e mëparshme kanë sugjeruar që udhëheqësi i Koresë së Veriut dëshiron një suitë dhe se qeveria amerikane mund të paguajë për të. Në fund të majit, Trump anuloi samitin pas komenteve agresive nga qeveria e Koresë së Veriut. Por SHBA dhe Koreja e Veriut kanë punuar për të “ringjallur” takimin, dhe më 1 qershor, Trump njoftoi se ai do të mund të mbahej. (TemA)

Lexone

Samiti i Trump-Kim, në ishullin ‘Sentosa’ të resorteve luksoze

Takimi i shumëpritur midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un do të zhvillohet në një hotel në ishullin Sentosa të Singaporit. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë, por shumë detaje nga samiti historik që është planifikuar të mbahet më 12 qershor janë ende të pakonfirmuara. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders konfirmoi në Twitter se samiti do të zhvillohej në hotelin me pesë yje Capella. Por duket se të dy liderët do të qëndrojnë diku tjetër. Trump ka gjasa të qëndrojë në hotelin Shangri-La, ku presidentët amerikanë kanë qëndruar më parë, ndërkohë që Kim ndoshta do të qëndrojë në St Regis Singapore, raporton gazeta Straits Times. Të dy hotelet janë në ishullin kryesor, pranë shiritit të famshëm të pazareve të Orchard Road. Ndërkohë Sentosa është një nga 63 ishuj që përbëjnë Singaporin. Ishulli 500 hektar, ka vetëm një distancë të shkurtër nga ishulli kryesor dhe është shtëpia e vendpushimeve luksoze, marinave ..

Lexone

Politika përzihet me futbollin/ Argjentina anulon miqësoren me Izraelin

Argjentina ka anuluar një ndeshje miqësore me Izraelin, nën presionin politik të kohëve të fundit në Rripin e Gazës. Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, i tha kanalit ESPN se ndeshja është anuluar. “Më në fund bënë gjënë e duhur”, ka thënë ai në një intervistë. Edhe ambasada e Izraelit në Argjentinë njoftoi përmes Tuiterit se ndeshja është anuluar. Mediat raportojnë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka telefonuar presidentit Mauricio Macri në përpjekje për të arritur mirëkuptim për miqësoren që duhej të luhej në Jeruzalem të shtunën, por pa sukses. Lajmi i anulimit të ndeshjes u prit me festime në Gaza, ku të paktën 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë protestave të fundit. Në Ramallah, në Bregun Perëndimor, shoqata palestineze e futbollit me anë të një deklarate falënderoi sulmuesin e Argjentinës, Lionel Messi, dhe kolegët e tij për anulimin e ndeshjes. “Vlerat, morali dhe sporti kanë siguruar fitoren sot dhe një karton i kuq i është ngritur Izra..

Lexone

Lufta tregtare, BE: Taksa SHBA-ve, mbrojmë interesat tona

Komisioneria për Tregtinë në Bashkimi Europian, ka njoftuar vendosjen e masave reciproke ndaj tarifave amerikane duke filluar nga korriku. Cecilia Malmstrom ka njoftuar vendosjen e masave reciproke ndaj tarifave amerikane duke filluar nga korriku. “Mund të marrim masa paraprake që në korrik. Kjo është në fokus të diskutimeve. Ne duam të shohim më parë rezultatet e këtyre masave”, ka thënë Malmstrom për agjencinë e lajmeve “Reuters”. Në bazë të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, BE mund të vendosë tarifa mbrojtëse të përkohshme deri në 200 ditë, nëse nga kontrollet paraprake rezulton se importet e rritura kanë shkaktuar ose kërcënojnë të shkaktojnë dëme serioze ndaj industrive europiane të çelikut dhe aluminit. Komisioni Europian, që mbikëqyr politikat tregtare ndërkombëtare për 28 vendet anëtare, kreu një studim në fund të Marsit për të verifikuar nëse tarifat e paralajmëruara amerikane për të frenuar prodhuesit kinez do të përmbytnin Europën me çelik. 5 qershor 2018 (..

Lexone

STUDIMI: “Pellazgët, para grekëve”

Në kohën kur maqedonasit e sotëm po përpiqen që të krijojnë një histori të cilën ata nuk e kanë, studiuesi Arsim Spahiu sjell botimin “Mbi mitologjinë dhe fenë e maqedonasve të vjetër”. Studimi, sipas autorit, provon se pellazgët, shumë kohë përpara helenëve, kanë pasur epopetë e tyre luftëtare dhe kombëtare, të cilat më pas akejtë i përvetësuan dhe i shndërruan në epopetë kombëtare të Greqisë. “Këto janë hapat e parë të mitografisë shqiptare deri tani. Shumë kohë përpara se të arrinin grekët në Ballkan, janë pellazgët. Pellazgët janë të parët që kanë krijuar mitologjinë pellazgjike”, deklaron Spahiu. Monografia vjen në vazhdën e argumenteve shkencore mbi prejardhjen pellazgo-ilire të shqiptarëve në të gjitha trevat e tyre natyrale. “Sjell fakte, të dhëna shumë të rëndësishme mbi karakterin etnik pellazgjik të mitografisë së njohur deri tani si mitografi greke. E hedh poshtë atë, krejtësisht. Autorët e vjetër grekë dhe autorët më të njohur të sotëm pranojnë se grekët, kur kanë ardh..

Lexone