Home / Tag Archives: akuzohet

Tag Archives: akuzohet

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për gjykimin e Elvis Roshit

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim ndaj ish-kryetarit të Bashkisë Kavajë, Elvis Roshi. Prej më shumë se një muaji, kjo gjykatë nuk kishte vendosur nëse do të pranonte kërkesën për gjykim ndaj ish-kryebashkiakut. Ai akuzohet për falsifikim të dokumenteve, akuzë e cila ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale. Por, nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani. Përveç mungesave të palëve në proces dhe problemet me njoftimin, një tjetër shkak për zvarritjen e këtij procesi paraprak ishte dilema se kush gjykatë ishte kompetente për të gjykuar Roshin, ajo e Kavajës apo Gjykata e Tiranës.

Lexone

Zvarritet gjyqi i Roshit, Gjykata: Ku e shkroi letrën ish-kryebashkiaku?

Prej më shumë se një muaji, gjykata e Tiranës ende nuk ka vendosur nëse do të pranojë kërkesën për gjykim ndaj ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshit. Ai i akuzohet për falsifikim të dokumenteve, akuze e cila ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Roshi kishte shënuar se nuk kishte patur precedentë të mëparshëm penale. Por nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani. Përveç mungesave të palëve në proces dhe problemet me njoftimin, një tjetër shkak për zvarritjen e këtij procesi paraprak, ishte dilema se kush gjykatë ishte kompetente për të gjykuar Roshin, ajo e Kavajës apo gjykata e Tiranës. Për këtë arsye, gjykata i kërkoi prokurorisë që të specifikonte nëse Roshi e kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit në Kavajë, apo në Tiranë. Sipas verifikimeve të prokurorisë rezultoi se Elvis Roshi e kishte plotësuar formularin në Tiranë dhe për rrjedhojë vepra penale e falsifikimit është konsu..

Lexone

Godet me sende të forta kunatën, pranga 47-vjeçarit në Gramsh

Një grua në Gramsh ka mbetur e lënduar, si pasojë e goditjeve të pësuara nga burri i motrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë kësaj të diele, ku nën akuzë është vënë Guri Buzani, 47 vjeç, banues në fshatin Bërsnik, njësia administrative Kodovjat. Buzani akuzohet se për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta kunatën e tij, motrën e gruas, H.L., 51 vjeçe, banuese në fshatin Bërsnik. Shtetasi i lartëpërmendur për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta kunatën e tij (motrën e gruas), shtetasen H.L.,51 vjeçe, banuese në fshatin Bërsnik”, sqaroi policia. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Dhuna në Familje”. 4 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ish-gjyqtari Miri te Krimet e Rënda, avokati kërkon gjykim të shkurtuar

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka nisur seanca paraprake për ish-gjyqtarin e Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri. Avokati i tij ka kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë për të cilën shprehet gjykata që do të shqyrtojë dosjen në themel. Shkëlqim Miri akuzohet për “korrupsion”, pasi iu gjendën në fillim të nëntorit 300 milionë lekë në shtëpi. 29 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Vrau para 20 vjetësh, ekstradohet nga Britania 49-vjeçari nga Fieri

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për vrasje, është ekstraduar nga Anglia drejt vendit tonë. Ai është Shpëtim Bushaj, 49 vjeç, lindur në Fier, i cili pritet të vuajë 20 vite burg. Pasditen e djeshme ai u ekstradua nga Londra, drejt aeroportit të Rinasit, ku iu dorëzua autoriteteve shqiptare. Bushaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në 14 mars 2001, e ka dënuar me 20 vite burg, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Shpëtim Bushaj akuzohet se më 13 mars të vitit 1998, rreth orës 23:00 në qytetin e Patosit, ka vrarë për motive të dobëta me automatik shtetasin G.M. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchesterin/ Mbretëri e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tij në Angli, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. 25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Mashtroi dhjetëra qytetarë, arrestohet pronari i kompanisë farmaceutike në Tiranë

Arrestohet pronari i një kompanie farmaceutike, ish-administratori i një spitali privat ne Tirane, qe ishte ne kërkim për mashtrim. Mësohet se ne pranga është vene shtetasi Lefter Sulkaj. Ai akuzohet se ka mashtruar një numër të lartë personash dhe 4 banka të nivelit të dytë së me paratë që iu merrte do i bënte aksionerë në biznesin e tij. Ndaj tij gjykata kishte vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Lexone

Godet me sende të forta babanë, në pranga adoleshenti

Një i ri është vënë në prangat e policisë së Beratit pas dhunës së ushtruar ndaj të atit. I arrestuari është 17-vjeçari A.P., i cili u prangos këtë të hënë pas denoncimit të bërë nga i ati. Adoleshenti akuzohet se për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka goditur me mjete të forta babanë e tij, S.P., 44 vjeç. Mësohet se i riu ishte natyrë problematike dhe gjatë një debati me të atin, nuk ka kursyer dhunën. Ndaj tij materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit veprën penale, “Dhunë në familje” 15 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Babai përdhunon vajzën 15-vjeçare dhe dy mikeshat e saj: Nëse nuk e bëja do të mallkoheshim me fatkeqësi

Një baba në Spanjë akuzohet se ka përdhunuar vajzën e tij 15 vjeçare dhe dy mikeshat e saj, me pretendimin se e bëri për t’i shpëtuar nga shpirtrat e këqij. Sipas raportimeve, ai i ka përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme viktimat në shtëpinë e tij, që ndodhet afër Barcelonës. Më i rëndë është fakti se gruaja e tij, që e dinte se çfarë ndodhte, e lejoi këtë gjë dhe nuk bëri asnjë denoncim. Javier, emri i përdhunuesit, pretendon se është në ‘Urdhrin e Odinit’, i cili kërkoi që ai të përdhunonte vajzat, ose familjet e tyre do të mallkoheshin me fatkeqësi. Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 45 vjet burg. Gjithashtu, është kërkuar edhe dënimi i bashkëshortes së tij me 9 vite burg, si bashkëpunëtore.(TemA)

Lexone

Akuzat e PD-së ndaj Fatmir Xhafajt, Ardian Visha: Histori donkishoteske!

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, avokati Ardian Visha tha se ministri Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë konflikt interesi lidhur me çështjen për të cilën akuzohet nga Partia Demokratike. Visha theksoi se askush nuk mund të penalizohet për çështje që lidhen me familjarët e tyre, e sidomos kur personi në fjalë është korrekt me detyrën publike që mbart. “S’jam partizan që të merremi me motrat dhe vëllezërit, për faktin se i bëri e njëjta mitër. Nëse subjekti ka dhënë prova në shërbim të publikut, duhet të trajtohen të tillë.” Mes të tjerash, Visha u shpreh se kjo histori me akuza ndaj Xhafajt iu duk si ajo e Don Kishotit. “Politika tek ne shfaqet shpesh herë si kalorësi kundër krimit. Për mua ishte si historia e Don Kishotit. Për mua s’ka asnjë shkelje. Ai ligj është miratuar në kohën kur Xhafaj nuk ishte ministër.”

Lexone

5 vite burg për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve: Afera korruptive dhe abuzim me tendera

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto u shpall fajtor duke u dënuar me 5 vite burg. Ish-drejtori i LSI-së akuzohet se së bashku me Labin, tashmë i penduari i drejtësisë, favorizonin një grup biznesmenësh, të cilët hynin në tendera fiktivë dhe i fitonin ato. Prokuroria e Krimeve të Rënda për të ndërtuar akuzën e tyre bazohen edhe tek një sërë telefonatash të përgjuara, ku njëri prej biznesmenëve thotë se do të merrte vulën në Drejtorinë e Burgjeve. Labi dhe Zoto i fusnin biznesmenët në tenderime pa shpallje me fitues të paracaktuar dhe në një rast ka qenë zëvendësi që i ka çuar drejtorit 20 mijë euro në zyrë për një nga tenderat fiktivë.

Lexone