Home / Tag Archives: aktualisht

Tag Archives: aktualisht

Punimet në rrjet, OST: Do ketë skemë të përkohëshme furnizimi me energji në këto zona

Për shkak të punimeve për realizimin e investimeve që kryen OST sh.a. për fuqizimin e N/st 220 kV Fierzë, Autotransfomatori 220/110 kV në këtë nënstacion duke filluar nga dt.05/06/2018 është aktualisht jashtë pune.Diktuar nga këto kushte OST sh.a. është e detyruar të krijojë skema të përkohëshme furnizimi në rajonin e Veri-Lindje deri në normalizimin e gjendjes.Për të minimizuar në maksimum kohën e ndërperjes së energjisë, në rast difektesh apo avarish të linjave të saj, OST ka organizuar punën dhe ka marrë të gjitha masat teknike dhe organizative për rritjen e gadishmerisë në rajonin në fjalë dhe përballimin e situatës së krijuar.

Lexone

Kthesë historike për euron, rritet me 2.33 lekë brenda një dite

Euro shënoi sot një forcim rekord ndaj lekut, duke u rritur brenda një dite të vetme me 2.33 lekë. Aktualisht një euro këmbehet me gati 127.6 lekë.Kjo e premte solli një kthesë të fortë të zhvillimit të tregut të brendshëm valutor. Ky është forcimi ditor më i madh i euros ndaj lekut që nga viti 2002, kur monedha europiane hyri në qarkullim.Që prej fillimit të vitit, euro ka shënuar rënie të vazhdueshme ndaj lekut, duke u zhvlerësuar me gati 7% brenda një kohe të shkurtër. Por, dy ditë më parë Banka e Shqipërisë vendosi të ndërhyjë në treg, duke blerë euro për të parandaluar rënien e mëtejshme të kësaj monedhe, pasi sipas bankës kjo mund të kishte pasoja negative për ekonominë.Masa e Bankës së Shqipërisë duket se ka dhënë efekte të forta në treg, shkruan Top Channel. Krahasuar me tre ditë më parë euro është forcuar me mbi 3.4 lekë, duke u rikthyer sërish në nivelet e fillimit të muajit maj.Por, çfarë po ndodh në tregun valutor? Burime nga Banka e Shqipërisë i thanë Top Channel s..

Lexone

Të rinj pa fund, Luftëtari i pret afrimet e “rënda” javën e ardhshme

Skuadra gjirokastrite ka dy ditë që ka nisur stërvitjen dhe numri i lojtarëve në dispozicion të stafit teknik është mjaft i lartë.Luftëtari ngjan vërtet si një kantier ndërtimi, ku trajneri Kostiç dhe ndihmësit e tij do të testojnë shumë lojtarë të rinj.Janë mbi 10 lojtarët e rinj që kanë shkuar në Gjirokastër për t’i treguar trajnerit slloven se vlejnë. Por tifozët e Luftëtari duan të dinë se kush do të zëvendësojë yjet e larguar nga ekipi, Bregun dhe Abazajn.Burime të “Vipsport.al” pranë klubit gjirokastrite kanë pohuar se në fillim të javës së ardhshme pritet të bëhen përforcimet me lojtarë nga jashtë, të cilët do të kenë cilësinë e duhur për të mbushur boshllëkun e lënë nga Bregu dhe Abazaj.Te Luftëtari mungojnë aktualisht në stërvitje dhe Rroca dhe Jakovljeviç, për shkak dëmtimesh. Për Rrocën ka shpresa se do të jetë gati për ndeshjen e parë në Europa League.

Lexone

Aksident në minierën e Martaneshit, plagoset një minator

Një minator ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti në punë, në minierën e kromit në Martanesh.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.30 të ditës së sotme, ku në minierën e kromit është aksidentuar një zjarrmëtar miniere.Nga verifikimet paraprake është konstatuar se aksidenti ka ndodhur në minierën e kromit në Batër-Martanesh, Bulqizë.Gjatë punës është aksidentuar në galeri N.L., rreth 53 vjeç, banues në Mat.I dëmtuari aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Burrelit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Ambasadori Lu takim urgjent në zyrën e Xhafajt

Ambasadori amerikan Donald Lu, raportohet se ndodhet aktualisht në një takim me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.Mësohet se takimi po kryhet në zyrën e këtij të fundit në Ministrinë e Brendshme.Në orën 12: 24 automjetet me të cilën lëviz ambasadori Donald Lu, janë parë të parkuara para ministrisë.(TemA)Vijon

Lexone

Mungojnë barnat e rimbursueshme, midis tyre barna që nuk kanë alternativa

Denisa Canameti“Fondi, aktualisht nëpërmjet drejtorive tona rajonale është i angazhuar që të lidhë kontratat. Dhe me përfundimin e procesit, sidomos me importuesit farmaceutikë bëhet e mundur evidentimi i saktë i alternativave me të cilat furnizohet tregu farmaceutik. Këtu dalin edhe nevojat eventuale apo mungesa që mund të jenë. Unë shpresoj shumë që të mbyllet para afatit dhe afati është dy javë”, Eduart Ahmeti, drejtor i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor.Kanë kaluar më shumë se dy javë nga miratimi i listës së barnave të rimbursueshme, e megjithatë vazhdon të ketë mungesa të theksuara ilaçesh. Mungojnë alternativat e para (pra, ato që rimbursohen 100% nga shteti) dhe medikamente të cilat nuk kanë as alternativa.Të kontaktuar nga “Pro Pacientit”, farmacistët e kanë pranuar këtë situatë, si dhe kanë listuar një numër të gjatë medikamentesh mungesë. Ajo çfarë është shqetësuese, thonë farmacistët, është se mungojnë medikamente që nuk kanë alternativa. Kjo do të thotë se ..

Lexone

Lëkundet Vlora, tërmet me magnitudë 3.1

Një tërmet 3.1 ballë ka lëkundur Selenicën e Vlorës në orët e mesditës, lëkundje që janë ndjerë dhe në qytetin bregdetar.Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 dhe thellësi 2 km. Epiqendra ka qenë 9 km në perëndim të Selenicës dhe 11 km në veri të Vlorës. Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO: Spoti i Argjentinës për Botërorin është një perlë, dialog mallëngjyes i Ruxherit me publikun

Tek Argjentina kanë zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale për ta motivuar ekipin kombëtar për t’i shkuar deri në fund Botërorit të Rusisë.Spoti i realizuar para Botërorit është mjaft i veçantë dhe mallëngjyes.Ish-mbrojtësi i njohur i Argjentinës, Oskar Ruxheri, aktualisht trajner, është protagonisti kryesor i spotit para Botërorit për argjentinasit.Në fushë, me një ombrellë në dorë, pasi bie shi, kampioni i botës në vitin 1986, interpreton një dialog plot emocione me publikun në shkallët e stadiumit.I gjithë qëllimi është për të shtyrë Lionel Mesin me shokë për të fituar trofeun e Kupës së Botës. Për të mos u humbur…

Lexone

Martohet trajneri i Lacios, por i vëllai mungon në dasmë…

Këto janë disa nga fotografitë e ceremonisë së dasmës mes Simone Inzaghi dhe Gaia Lucariello në Montalcino, në krahinën e Toskanës të Italisë. E pranishme në dasmë ishte edhe ish-e dashura e trajnerit të Lazio, Alessia Marcuzzi, prezantuese e famshme e emisioneve televizive në Itali, por mungonte vëllai i tij, Filippo Inzaghi. Dy ish-futbollistët, aktualisht trajnerë janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, por “Superpipo” ka qenë i detyruar të mungojë sepse ka qenë në ndeshjen “play off” të Serie B mes Venezia dhe Perugia, ku ka pasur si rival një mik të ngushtë, Alessandro Nesta.1 of 44 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Martohet trajneri i Lazio, por i vëllai mungon në dasmë…

Këto janë disa nga fotografitë e ceremonisë së dasmës mes Simone Inzaghi dhe Gaia Lucariello në Montalcino, në krahinën e Toskanës të Italisë. E pranishme në dasmë ishte edhe ish-e dashura e trajnerit të Lazio, Alessia Marcuzzi, prezantuese e famshme e emisioneve televizive në Itali, por mungonte vëllai i tij, Filippo Inzaghi. Dy ish-futbollistët, aktualisht trajnerë janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, por “Superpipo” ka qenë i detyruar të mungojë sepse ka qenë në ndeshjen “play off” të Serie B mes Venezia dhe Perugia, ku ka pasur si rival një mik të ngushtë, Alessandro Nesta.1 of 44 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone