Home / Tag Archives: aksidentit

Tag Archives: aksidentit

Korçë, makina përplaset me motorin, 2 të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur në orët e mbrëmjes së të premtes pas një aksidenti të ndodhur në rrugën Korçë-Voskopojë. Një makinë është përplasur me një motor dhe për pasojë dy personat që po udhëtonin me motor kanë mbetur të plagosur. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta. 8 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Aksident i rëndë në Gjirokastër, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një viktimë dhe tre të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur Jorgucat. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për trajtimin e plagëve. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (TemA)

Lexone

VIDEO tronditëse në Tiranë, e aksidentuan dhe e lanë në mes të rrugës (pamje të rënda)

Fiks Fare sjell pamjet e aksidentit që ndodhi sot në Bulevardin ‘Gjergj Fishta’. Një makinë ka aksidentuar një këmbësor që fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut. Shoferi i makinës pas përplasjes e ka lënë të shtrirë në rrugë duke u larguar nga vendngjarja. Në pamje duket personi i aksidentuar, të cilit askush nuk i jep ndihmën e parë edhe pse e shohin të dergjet në mes të rrugës.

Lexone

U rrëzua me mbi 300 km në orë, aksident i frikshëm për pilotin e Ducatit (Video)

Aksident i frikshëm i Michele Pirros, gjatë sesionit të dytë të provave të lira në Çmimin e Madh të Italisë. Piloti i Ducatit (si wild card) përfundoi në pistën e Mugellos pas kthesës së parë, duke fluturuar në ajër pasi humbi kontrollin e motorit. Pirro qëndroi rreth 1 minutë në pistë pa ndjenja, më pas u dërgua me ambulancë në spital, por më pas erdhi lajmi i mirë që piloti i Ducatit është përmendur dhe nuk ka rrezik për jetën. Pamjet e aksidentit në fakt janë të frikshme, edhe dëmtimet fizike janë të shumta, por mrekullisht pa pasojë për jetën. Pray for Michele Pirro! #skmotogp #ItalianGP pic.twitter.com/6427ZtJ5n8 — . (@realsplusk10) June 1, 2018 1 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Paloka paralajmëron Gjiknurin: Tik-tak Damian, ke dhe ti dosje për lidhjet me drogën dhe krimin, merr masa

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri i cili e quajti Bashën, regjisorin e Babales. Në një shënnim në facebook Paloka paralamëron Gjiknurin se ka një dosje për të. “Damian Gjiknuri, ke dhe ti dosjet e tua prej muajsh për lidhjet e tua me drogën dhe krimin e organizuar. Gjithçka është e dokumentuar, ta dish se nuk të shpëtojnë dot për shumë gjatë Rama-Marku-Xhafa-Prela. Merr masa mos të vjedhin edhe shtëpinë e tezes ose ndokujt tjetër. Tik-tak tik-tak Damian…”, shkruan Paloka në facebook. Ndërkohë më herët duke iu përgjigjur akuzave të Bashës pas aksidentit të fundit në minierën e Bulqizës, Gjiknuri tha se prej qeverisjes së PD para 5 viteve “shqiptarët po vazhdojmë ta paguajmë sot faturën e “babale partisë” që parcelizuan në mënyrë kriminale çdo vendburim minerar duke u bërë shkak për rritjen e aksidenteve”. (TemA)

Lexone

Plagosen 2 minatorë në Bulqizë

Dy minatorë kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në minierën e Bulqizës. Ngjarja është shënuar rreth mesditës, në nivelin 17 të kësaj miniere. Minatorët, identiteti i të cilëve ende nuk dihet kanë marrë plagë të rënda dhe janë duke u transportuar me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë. Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit të radhës në minierë… 29 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Aksident në Elbasan, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Elbasan. Mësohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Elbasan-Ish-Kombinati Metalurgjik një makinë ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht së bashku me trupin e shoferit. Mjeti ka përfunduar në një servis makinash. Për pasojë, ka humbur jetën në vend drejtuesi i mjetit. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe as identiteti i viktimës. 28 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Fier, automjeti përplas për vdekje 51-vjeçaren (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e sotme në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Sheq i Madh’, ku një automjet ka përplasur për vdekje një grua teksa kalonte rrugën. Burime nga policia bëjnë me dije se viktimë e aksidentit ka mbetur shtetasja Lindita Kola, 51 vjeçe. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, Hysen Shehu, 25 vjeç dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. 22 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Thyen masën e “arrestit shtëpiak” dhe aksidenton rëndë gruan

Foto ilustruese Një grua është aksidentuar një ditë më parë në Shkodër, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Urës së Bunës. Shtetasja me inicialet K.V. është përplasur nga një automjet dhe ka pësuar dëmtime të rënda. Ndërkohë, policia thotë se ka arrestuar në kushtet e flagrancës drejtuesin e mjetit tip Benz, 25-vjeçarin me inicialet A.N. Ky shtetas është larguar nga vendngjarja pasi ka përplasur gruan e moshuar. Ai u kap më vonë nga uniformat blu. Situata rëndohet edhe më shumë për të riun pasi përveç aksidentit që shkaktoi dhe largimit nga vendngjarja, ai ishte nën masën “arrest shtëpie” për një vepër penale. Ai do të përballet tashmë me akuzat “largim nga vendi i aksidentit”, “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” 20 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Aksidentohet modelja e njohur

Kendall Jenner është përfshirë në një aksident automobilistik, gjatë qëndrimit të saj në Kanë për Festivalin e Filmit. Sipas mediave rozë, modelja e famshme ishte duke e ngarë vetë makinën kur u aksidentua. Si pasojë e aksidentit, ajo nuk mori pjesë në “Fashion for Relief”, të organizuar nga Naomi Campbell. Fatmirësisht, Kendall Jenner nuk është lënduar nga aksidenti. Burimi: Kendall Jenner The post Aksidentohet modelja e njohur appeared first on Thashetheme VIP.

Lexone