Home / Tag Archives: aksidenti

Tag Archives: aksidenti

VIDEO/ Momenti i pabesueshëm: I kalon rrota e kamionit mbi kokë, shpëton mrekullisht i riu

Ky është momenti i pabesueshëm kur një djalë arrin t’i mbijetojë një aksidenti të tmerrshëm edhe pse rrota e kamionit kaloi mbi kokën e tij. Siç edhe mund të shihet edhe në pamje motoçiklisti shpëton pasi kishte të vendosur helmetën në kokën e tij. Por edhe pse djali u përfshi në këtë aksident të tmerrshëm, ai u çua menjëherë në këmbë dhe mori me disa dëmtime. Pamjet u kapën të martën në Cainta të Filipineve. (TemA)

Lexone

Zetori del nga rruga, humb jetën 62-vjeçari në Fier

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier. Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:40, në fshatin Levan, në një rrugë dytësore, Levan-Frakull. Mësohet se një person me iniciale Ll.P., 62 vjeç, banues në Levan, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor me tre rrota, ka dalë nga rruga. Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO/ Aksidenti i frikshëm: Makina hedh disa metra në ajër tre të rinjtë

Ky është momenti i tmerrshëm kur tre studentë përplasen nga një makinë teksa ata po kalonin tek vijat e bardha. Në pamjet filmike do të shikoni se si makina hedh në ajër tre adoleshentët. Më pas makina Peugeot 307 u ngjit në trotuar, duke goditur dy nga djemtë për herë të dytë, pasi ata ranë nën rrota pasi fluturon disa metra në ajër. Fatmirësisht ata i shpëtuan vdekjes dhe u dërguan me urgjencë në spital. Aksidenti i frikshëm ndodhi të hënën në mbrëmje në Domodedovo në periferi të Moskës. (TemA)

Lexone

VIDEO: Kamioni 25 tonësh zë poshtë makinën, shpëton mrekullisht shoferi

Një shofer i ri mbijetoi mrekullisht pas një aksidenti kur një kamion 25 tonësh zë poshtë makinën e tij. Në pamjet filmike do të shikoni se si shoferi i dehur i kamionit futet me shpejtësi në kthesë dhe më pas përmbyset mbi makinën e bardhë. 30 vjeçari Voravut po ngiste makinën e tij pasditen e së dielës kur kamioni me 18 rrota humbi kontrollin në një kryqëzim në anën tjetër të rrugës në Bangkok dhe e zuri poshtë atë. (TemA)

Lexone

Aksident në Elbasan, makina del nga rruga dhe përfshihet nga flakët. Shoferi vdes në vend

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në Elbasan. Sipas të dhënave të para mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 02:20, duke zbardhur dita e sotme dhe ka gjetur vdekjen një person, ende i paidentifikuar që ka qenë në timon, raporton “News 24”. Automjeti ka dalë nga rruga në aksin Elbasan-Ish kombinati Metalurgjik dhe është përfshirë nga flakët, për pasojë ka vdekur brenda mjetit shoferi. Dyshimet e para jane se shkak per aksidentin eshte bere shpejtesia tej normave te lejuara, por policia ka nisur hetimet per zbardhjen e plote te ngjarjes.

Lexone

Aksident në Fier, makina del nga rruga

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e pasdites në aksin rrugor Varibob-Fier. Mësohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti dhe nëse ka persona të plagosur. 1 of 3 26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Tiranë, aksidentohet për vdekje oficeri i lartë i gardës

Martin Nika Shefi i Njësisë Operacionale të Gardës së Republikës, Martin Nika ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e të enjtes pranë Kryeministrisë në Tiranë. Viktima thuhet se sapo kishte kryer kontrollin e shërbimit të Gardës ss Republikës. Ai ka qenë në këmbë kur është goditur nga një automjet dhe nuk ka mundur dot t’i mbijetojë plageve të marra. 25 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

VIDEO/ Aksidenti i frikshëm: Shoferi fluturon disa metra në ajër, përfundon në… çatinë e një shtëpie

Ky është momenti tronditës kur një hajdut përplaset me makinën që kishte vjedhur pasi po e ndiqte policia. Në pamjet filmike do të shikoni se si makina rrokulliset dhe shoferi fluturon në ajër nga dritarja e përfundon në çatinë e një shtëpie. Ai pësoi vetëm plagë të lehta dhe u arrestua më pas menjëherë nga policia. Aksidenti i frikshëm ndodhi në Parana të Brazilit. (TemA)

Lexone

VIDEO/ Aksidenti i frikshëm: Kamioni merr përpara makinat

Ky është momenti i tmerrshëm kur një kamion përplas disa makina një rreth rrotullim. Në pamjet filmike do të shikoni se si kamioni ecën me shpejtësi në drejtim të rrethrrotullimit dhe më pas përplaset me disa makina dhe motoçikleta. Aksidenti i frikshëm ndodhi në një kryqëzim në Kamboxhia. (TemA)

Lexone

E zë poshtë vagoni i kromit, plagoset rëndë minatori

Një minator është plagosur rëndë për shkak të një aksidenti në punë në minierën e Martaneshit. 48-vjeçari B. Palamani ishte duke punuar në galeri kur është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë vagoni i kromit, 48-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe pritet të transportohet me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë. 3 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone