Home / Tag Archives: aksident

Tag Archives: aksident

Berat, makina del nga rruga, plagoset 40-vjeçari

Një aksident ndodhi pasdites e sotme në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, ku një mjet tip Benz doli nga rruga. Policia sqaron se mjeti drejtohej nga 55 vjeçari me iniciale H.H, banues në Kuçovë, i cili ka humbur kontrollonin në momentin e ngjarjes.Për pasojë, është dëmtuar pasagjeri shtetasi A.K, 40 vjeç, i cili është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Berat, në gjendje të pa stabilizuar për jetën.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.6 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Çmendet në trafik, shoferi gjen “zgjidhje”… ecën mbrapsht për më shumë se 1.6 km

Një shofer në Ohajo ka bërë një çmenduri që ka habitur të gjithë.I bllokuar në rrugën e stërmbushur me vetura që prisnin në trafik, ai ndërmerr një veprim të frikshëm.Shoferi ka ecur mbrapsht me makinë për më shumë se 1.6 km.Kamerat e rrugës kanë filmuar shoferin i cili largohet nga autostrada e bllokuar në trafik në Canal Winchester, Ohio duke i dhënë makinës mbrapsht..Për fat të mirë nuk raportohet për ndonjë aksident, pasi shoferët tjerë kur e shihnin gjestin e tij i lëshonin rrugën. (TemA)

Lexone

Kamioni bie në humnerë nga 100 m lartësi në HEC-in e Moglicës

Në aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në HEC-in e Moglicës, në Devoll të Korçës. Mësohet se një kamion që po kalonte në kantierin ku bëhen punimet për hidrocentralin ka rënë nga 100 metra lartësi në një humnerë.Rruga mbi këtë hidrocentral është shumë e rrezikshme dhe terreni është rënduar së fundmi për shkak të reshjeve.Kamioni që ka rënë në vendin e quajtur “Maliq” i përket firmës që kryen punimet në HEC, ndërsa ka raportime të pakonfirmuara se drejtuesi i mjetit ka shmangu fatkeqësinë duke u hedhur përpara se të përfundonte mes shkëmbinjve.Nuk dihet nëse ka pasur të tjerë persona brenda mjetit, ndaj informacione të tjera priten nga policia në vijim.Diga e Moglicës e cila ka nisur të ndërtohet rreth një vit më parë do të jetë 320 metra e gjatë, 150 metra e lartë dhe 460 metra e gjerë.30 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Aksident në Fier, makina del nga rruga

Një aksident automobilistik ka ndodhur në orët e pasdites në aksin rrugor Varibob-Fier.Mësohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti dhe nëse ka persona të plagosur.1 of 326 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTOT: Porsche dhe Ferrari përplasen kokë më kokë, dëme mbi 260 mijë euro

Dy super-veturave një Ferrari 458 Italia dhe një Porsche 718 Cayman GTS u përfshinë në një aksident të frikshëm.Drejtuesi 26-vjeçar i Porsche mësohet se ka pësuar lëndime të lehta, por shoferi i Ferrari-t nuk ishte në vendngjarje dhe policia ka bërë thirrje që të jepen informata për ta gjetur atë dhe ndonjë pasagjer të mundshëm.Porsche i kuq me vlerë 90 mijë euro u përmbys dhe i humbi të dyja disqet në aksidentNdërkaq Ferrari me vlerë 170 mijë euro pësoi dëme të shumta në pjesën e përparme nga ana e pasagjerit.Përplasja, që shkaktoi një dëm prej mbi 260 mijë eurosh, ndodhi rreth orës 7 e 50 të mbrëmjes së kaluar në South Yorkshire të Anglisë. (TemA)

Lexone

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas një burrë dhe një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Transballkanike” në Vlorë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.Mësohet se një automjet tip “Benz” ka përplasur një burrë dhe një fëmijë.Të plagosurit janë dërguar në spital, nga ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.18 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

FOTO LAJM: Aksident në qendër të Tiranës, përplaset kalimtarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.Nga raportimet që vijnë nga vendi i ngjarjes mësohet se një vajzë rreth 25 vjeçe është përlasur nga një makinë tek kryqëzimi i “Rrugës së Durrësit”.Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe gjëndja shëndetësore e vajzës.Në vend ngjarje ndodhen forca policie. (TemA)

Lexone

FOTO LAJM: Aksident në Qafë Thanë, përmbyset makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur mediton e sotme në Qafë Thanë.Nga raportimit që vijnë nga vend ngjarja mësohet se një automjet ka humbur drejtimin dhe ka përfunduar i kthyer përmbys në anë të rrugës.Fatmirësisht nuk ka viktima por vetën disa persona të lënduar lehtë.Fotot e më poshtme vijnë nga vendi i ngjarjes. (TemA)

Lexone