Home / Tag Archives: agjencia

Tag Archives: agjencia

Mbytet skafi në Egje: 9 viktima, 6 prej tyre fëmijë

Nëntë emigrantë, mes të cilëve 6 fëmijë, kanë humbur jetën pas mbytjes së motoskafit me të cilin udhëtonin në ujërat turke, në lindje të Egjeut. Lajmin e bën të ditur agjencia turke e lajmeve, Anadolu. Sipas të dhënave të para, mjeti ka pësuar një avari në ngushticën Demre, në Gjirin e Antalias, një zonë shumë e frekuentuar nga turistët. Pesë persona janë shpëtuar, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur. Viktimat janë dy burra, një grua dhe gjashtë fëmijë. Sipas agjencisë tjetër turke, Dogan, emigrantët po përpiqeshin të mbërrinin në Europë. Vendi i parë i arritshëm që është pjesë e BE-së është ishulli grek Kastellorizo,që gjendet përballë qytezës turke Kas. Kombësia dhe identiteti i viktimave nuk janë bërë ende të ditura.

Lexone

OSHEE: Shqipëria ka çmimin e energjisë ndër më të lirë në rajon, EUROSTAT nuk e ka llogaritur saktë

Agjencia e europiane e statistikave, EUROSTAT publikoi një ditë më parë çmimet mesatare të energjisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2017, ku referoi se Shqipëria ka nivelin më të lartë të çmimit pas Mali t të Zi në Rajon, por Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) arsyeton se përllogaritja nuk është e saktë. Eurostat llogarit çmimin e energjisë elektrike ne vendet e rajonit, si me poshtë: Mali i Zi 10 E/100Kwh Shqipëria 8.6 E/100 Kwh Bosnja 8.4 E/100 Kwh (me te dhënat e vitit 2016) Maqedonia 8.1 E/100 Kwh Serbia 7 E/100 Kwh Kosova 6.5 E/100 Kwh Por sipas OSHEE të dhënat e publikuara nga Eurostat nuk janë të sakta. “Çmimi i energjisë për Shqipërinë është 1140 lek/ 100Kwh ose 11.4 lek/kwh. Ky është çmimi mesatar e shitjes së energjisë ku përfshihen familjaret (Householder) me 9.5 lek / 100Kwh (55% te energjisë së shitur) dhe jo familjaret (non-householder) me çmim që varion sipas nivelit të tensionit nga 9.5 lek – 14 lek/kwh. Në këto kushte çmimi mesatar i sh..

Lexone

OSHEE: Shqipëria ka çmimin e energjisë ndër më të lirët në rajon, EUROSTAT nuk e ka llogaritur saktë

Agjencia e europiane e statistikave, EUROSTAT publikoi një ditë më parë çmimet mesatare të energjisë për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2017, ku referoi se Shqipëria ka nivelin më të lartë të çmimit pas Mali t të Zi në Rajon, por Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) arsyeton se përllogaritja nuk është e saktë. Eurostat llogarit çmimin e energjisë elektrike ne vendet e rajonit, si me poshtë: Mali i Zi 10 E/100Kwh Shqipëria 8.6 E/100 Kwh Bosnja 8.4 E/100 Kwh (me te dhënat e vitit 2016) Maqedonia 8.1 E/100 Kwh Serbia 7 E/100 Kwh Kosova 6.5 E/100 Kwh Por sipas OSHEE të dhënat e publikuara nga Eurostat nuk janë të sakta. “Çmimi i energjisë për Shqipërinë është 1140 lek/ 100Kwh ose 11.4 lek/kwh. Ky është çmimi mesatar e shitjes së energjisë ku përfshihen familjaret (Householder) me 9.5 lek / 100Kwh (55% te energjisë së shitur) dhe jo familjaret (non-householder) me çmim që varion sipas nivelit të tensionit nga 9.5 lek – 14 lek/kwh. Në këto kushte çmimi mesatar i sh..

Lexone

Je mbipeshë? Studiuesit kanë një tjetër lajm të keq

Ata që janë mbipeshë kanë më shumë rrezik të nisin cigaren. Zakonisht rreziku shtohet te gratë kur i kalojnë 80 cm perimetër të belit, ndërsa për meshkujt, kjo shifër qëndron në 94. Sipas studimit të kryer nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimet mbi Kancerin dhe të publikuar në “British Medical Journal”, kush bashkëjeton me kilet e tepërta mund të bëhet edhe duhanpirës. Përfundimi është arritur nga analizimi i të dhënave të 430 mijë personave. Studiuesit kanë gjetur një lidhje mes indeksit të masës trupore, përqindjes së yndyrës në trup dhe perimetrit të belit me prirjen për të pirë cigare. Sipas tyre, lidhja mes dhjamit dhe ekspozimit ndaj duhanit mund të ketë bazë biologjike njësoj si të gjitha sjelljet e varësisë, që e shtyjnë atë që ha shumë të kërkojë qetësinë te nikotina.

Lexone

Dokumenti sekret i Brukselit: Jo hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë

Agjencia maqedonase e lajmeve, Makfax, ka publikuar një dokument të Brukselit, në të cilën jepet opsioni i mos çeljes së negociatave për Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Në fakt bëhet fjalë për një draft që qarkullon nëpër qarqet e BE-së, ku vendi ynë nuk ka shumë shpresë për të marrë dritën jeshile në qershor. Makfax thotë se pas këtij dokumenti negativ nuk qëndrojnë të gjitha shtetet, por ato që janë disi skeptik për çeljen e negociatave për të dy vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë muajin e ardhshëm. Sërish sipas këtij drafti, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar cilësohen si me progres të vogël, çka sipas tyre negociatat duhet të çelen pranverën e 2019. Një argument tjetër i tyre është që Bashkimi Europian duhet të bëhet më i fortë, e pastaj më i madh. 26 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Kërpudha helmuese shkakton 11 të vdekur në Iran

Mbi 800 njerëz janë helmuar pasi kanë ngrënë kërpudha të egra toksike në perëndim të Iranit. Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha se, për pasojë, 11 veta kanë humbur jetën, raporton agjencia iraniane e lajmeve Tasnim. Mbi 200 persona janë shtruar në spital, shtoi zyrtari, duke vënë në dukje se nuk ka trajtim efektiv për këtë lloj helmimi. Sipas agjencisë Tasnim, kërpudhat në fjalë rriten të egra në rajonet malore të pjesës perëndimore të Iranit dhe duken shumë të ngjashme me ato të ushqyeshmet. 21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lexone

Policia i sekuestron ish-kryeministrit 72 çanta me bizhuteri

Policia maljaziane sekuestroi sot 72 çanta me bizhuteri të çmuara dhe para, si dhe 284 çanta dore luksoze, që mendohet se i përkasin ish-kryeministrit Najib Razak, njoftoi sot agjencia zyrtare shtetërore “Bernama”. Najib, i cili humbi papritur zgjedhjet javën e kaluar, është akuzuar për përvetësimin e miliona dollarëve nga fondi shtetëror për zhvillim 1MDB. “Ky aksion është shtrirë edhe në godinat luksoze të lidhura me hetimet që po kryhen për 1MDB-në dhe policia do të punojë për të përcaktuar vlerën e këtyre të mirave materiale”, deklaroi, Amar Singh drejtori i Departamentit të Hetimit të Krimit Tregtar, sipas “Bernama”, rapoton ata. “Çantat e dorës janë të markave luksoze si ‘Hermes’ dhe ‘Louis Vuitton’ si dhe në një prej rezidencave të Najib është gjetur një kasafortë prej hekuri ku ende po punohet për ta hapur”, tha Singh. Ai shtoi gjithashtu se është duke u hetuar gjithësej në gjashtë prona si pjesë e hetimit të 1MDB-së. Nga ana tjetër Najib ka mohuar të gjitha akuzat për kor..

Lexone

VIDEO: Rusia zbulon “dronin nënujor”, i aftë të nxjerrë “jashtë loje” sistemin anti-raketor të NATO-s

Rusia po zhvillon një “dron nënujor” që mund të mbajë një bërthamë nukleare dy megatonesh. Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, arma e Putinit është projektuar për të shkatërruar “bazat e marinës armike” dhe do të jetë në gjendje të udhëtojë deri në 130 km/h. Gjithsesi Agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS thotë se presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për një “dron nënujor” në fjalimin e tij në mars, në të cilin ai u mburr edhe me një sërë armësh të reja bërthamore “të paprekshme ndaj përgjimit të armikut”. Në mars, Putin njoftoi se Rusia ka testuar një sërë armësh të reja bërthamore “të paprekshme ndaj përgjimit të armikut” në një fjalim ku ai vlerësoi shkencëtarët pas arsenalit si ‘heronjtë e kohës sonë’. Gjatë fjalës së tij, Putin tha se krijimi i armëve të reja ka “nxjerrë jashtë loje” mbrojtjen e raketave të udhëhequr nga NATO. (TemA)

Lexone

Rinisin tensionet, Korea e Veriut i kthehet Jugut dhe e quan të paaftë

Koreja e Veriut thotë se nuk do të rifillojë bisedimet me Jugun derisa çështjet midis dy vendeve të zgjidhen. Kryenegociatori i cilesoi autoritetet e Korese se Jugut të paaftë dhe të pakuptimtë. Pyongyang është i zemëruar me ushtrimet e vazhdueshme ushtarake të SHBA-Koresë së Jugut. Bisedimet e planifikuara midis presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un gjithashtu janë hedhur në dyshim. Koreja e Jugut ka ofruar të veprojë si një urë në mes të dy palëve. Por kjo tani duket më pak e mundshme pas deklaratës së Koresë së Veriut. Kryenegociatori Ri Son-gwon u kthye në gjuhën e zemëruar që veriu e ka përdorur më parë, në komentet e raportuara nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Të martën, Koreja e Veriut u tërhoq nga një takim me Korenë e Jugut të planifikuar për të nesërmen për shkak të zemërimit për fillimin e stërvitjeve ushtarake të përbashkëta ushtarake të SHBA-së Jugut. Më pas lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se mund të dilte nga samiti me SH..

Lexone

UET: Fushata kundër universitetit për luftë tregtare, padi për shpifjet, dëmshpërblimet do t’i çojmë për bamirësi

Universiteti Europian i Tiranës, pjesë e EEI Sh.p.k. – Iniciativa Europiane për Edukim hedh poshtë me neveri, si pjesë të një lufte tregtare lajme nga të ashtuquajtura portale mediatike, inskenime, tekste denigruese edhe të gënjeshtërta njëkohësisht. Këto lajme nuk kanë asnjë bazë reale dhe janë tërësisht jashtë etikës së institucioneve private. Ato nuk janë gjë tjetër vetëm elemente të një fushate denigruese të nxitur nga elementët e konkurrencës për interesa tregtarë si dhe nga portale që kanë një natyrë shantazhuese mbi biznesin dhe institucionet e pavarura në Shqipëri. UET dhe shoqëria që e ka në pronësi, respektojnë të gjitha standardet e miradministrimit, sipas legjislacionit në fuqi në të gjitha aspektet dhe kanë marrëdhënie shumë korrekte me të tretët në funksione të detyrimeve fiskale etj. UET dhe shoqëria që e ka atë në pronësi u janë nënshtruar standardeve më të larta ndërkombëtare në auditim financiar, pas akreditimit akademik “shumë mirë” nga agjencia angleze e akrediti..

Lexone