Sport

Zbulohet paga e Aubameyangut te Arsenali

Loading...

Pierre Emerick Aubameyang është shumë pranë kalimit te Arsenali. Mungon vetëm firma pasi akordi me Borussian e Dortmundit është arritur për shumën e 55,4 milionë paund të cilat do të përfundojnë në arkat e verdhezinjëve që kanë pranuar më në fund ofertën e topçinjëve të Londrës për sulmuesin nga Gaboni.

Arsene Wenger këtë herë vendosi të shpenzojë për të blerë një futbollist të cilin e dëshironte me çdo kusht në skuadrën e tij. Aubameyang do të firmosë me Arsenalin një kontratë për 3 vite e gjysmë ndërsa do të përfitojë 180 mijë paund në javë.

Bomberi afrikan bëhet kështu blerja më e shtrenjtë në historinë e Arsenalit ndërsa nga topçinjtë pritet të largohet sulmuesi tjetër Oliver Giroud i cili kërkohet nga Chelsea. Dortmundi ndërkohë pritet ta zëvendësojë Aubameyang me Batshuayi të cilin do ta huazojë nga Blutë e Londrës.

Loading...
Loading...

ME TE LEXUAR

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Zbulohet paga e Aubameyangut te Arsenali Zbulohet paga e Aubameyangut te ArsenaliRating: 5.0
To Top