Home / Sport / Veseli kërcënon Spanjën dhe Italinë
Veseli kërcënon Spanjën dhe Italinë

Veseli kërcënon Spanjën dhe Italinë

Veseli kërcënon Spanjën dhe Italinë
Veseli kërcënon Spanjën dhe Italinë

Frederic Veseli, mbrojtësi i Shqipërisë, nuk i trembet dy kundërshtarëve të radhës, Spanjës dhe Italisë

Mbrojtësi i Empolit, Frederic Veseli u ka bërë me dije Spanjës dhe Italisë se do të kërkojnë maksimumin në përballjen ndaj tyre, me 6 dhe 9 tetor, në kuadër të Botërorir ‘Rusia 2018’.

“Ne do të provojmë të fitojmë, është e vështirë por ne do të japim  maksimumin. Nuk shkojmë me idenë se do të humbasim. Të dy ndeshjet janë të bukura, nuk ka ndryshim nëse është Spanja apo Italia, duhet të bëjmë më të mirën tonë. Jam shumë optimist. Nuk dua të mendoj për humbjen. Më vjen inat kur thonë Spanja dhe Italia më të fortë se ne. Ditën e ndeshjes do të vërtetohet”, ka deklaruar Veseli.

Në duelin e parë në Loro Boriçi, Kombëtarja u mposht 2-0 nga Spanja, pa i krijuar asnjëherë vështirësi serioze iberikëve, por këtë herë mbrojtësi beson se skuadra do të paraqitet ndryshe.

“Kemi shanset tona. Kemi kualitet në skuadër. Ndaj Spanjës golat erdhën për shkak të disa gabimeve tona. më shumë presion ka Spanja se sa ne. Sigurisht që do te jemi një skuadër ndryshe kemi një trajner të ri. Ai na kërkon disa gjëra ndryshe nga De Biasi”, tha ai.

Veseli nuk është aktivizuar në dy sfidat e fundit ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë, Por, tani pritet të luajë pas mungesës së të pezulluarve Mërgim Mavraj e Burim Kukeli. 24-vjeçari nuk ngutet dhe ia lë zgjedhjen trajnerit.

“Trajneri vendos . Nuk do të thotë gjë se kush luan më shumë në Itali do të jetë në fushë ndaj Italisë. Unë jam gati për Kombëtaren, se kush luan është detyra e trajnerit, ai vendos. Nëse ka nevojë për mua në rregull, nëse jo, nuk ka problem pasi jam në dispozicion të skuadrës.”, ka përfunduar ai.

Loading...
Me shume ... shqiperia, shqiptarja,shqiperia qe duam,shqiponja,shqip tv,shqip shqip,shqiperia ime,shqiperia dhe bashkimi europian,shqiptaret per shqiptaret,shqiperia ne be,shqip anglisht,shqip gaming,shqip tv hd,shqip tv apk,shqip turqisht,shqip iptv,shqip gjermanisht,shqip greqisht,shqip al,shqip arabisht,shqip anglisht niveli i pare mesimi 5,shqip anglisht niveli i pare,shqip anglisht niveli i dyte,shqip anglisht niveli i dyte mesimi 1,shqip app,shqip anglisht per fillestar,shqip anglisht niveli 1 mesimi 2,shqiperi e mjera shqypni,shqipe a jashari,shqipe a bazi,shqipe.

Nese te pelqen lajmi atehere shperndaje